Albert Vataj
Asht prenim, njatje ku andrrave lind dëshirimi me përjetu në çdo çast gazmimin, me ken t’mëkuem me tamlin e legjendës, e t’kumtuem prej mrekullimit qi pahet me galdimin e t’bukurës, t’amlit miklim qi m’kall, e t’zjermtit shikim qi m’ndrin.
Pahem n’kyt fluturim qielli, qi pikon i kuqëluem mbi Shkodër, e kremtoj festiven e këtij çasti, tue thirr me za shpirti, tan andjet qi m’prujn te pragu i pritjeve t’përmallshme, tue m’përkund n’prehnin e kujtimeve, e tue më mbush me praninë e njatij mungimi që zemrën ma nguc me drithërima.
Kthej kah larg m’çon shpengimi, e vi te ty Shkodër, te kjo mramje e nusënume hirshëm, e vi me t’pa e me u mbushun me ty.