Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

Fjala si akt komunikimi, gjithëpoaq ajo është përfaqësimi, thellësisht dhe thelbësisht i qënies sonë

September 26, 2025
in Filozofi, Slider, Të përzgjedhurat
Fjala si akt komunikimi, gjithëpoaq ajo është përfaqësimi, thellësisht dhe thelbësisht i qënies sonë
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Pushteti i fjalës sipas Martin Heidegger, shkëputur nga esse e filozofit “Fjala”

Në esenë e tij të thellë dhe meditative “Fjala”, Martin Heidegger na fton të rishikojmë marrëdhënien tonë me gjuhën, jo si mjet komunikimi, por si themel i vetë qenies. Për Heideggerin, fjala nuk është thjesht tingull apo shenjë, por një akt ontologjik që përndizet si dorëzani e materializimit të gjësendeve. Ajo nuk emërton, por ndriçon; nuk përshkruan, por ndërkall praninë e të pranishmes në mënyrën më të thellë të mundshme.

Në këtë kontekst, fjala e lashtë Logos nuk është vetëm rrëfim, por edhe kusht i shfaqjes së qenies. Logos-i, si kallëzim, i jep mundësi thelbit të jetë i dukshëm, duke e vendosur atë në një marrëdhënie të ndërsjelltë me gjësendin. Fjala dhe qenia, poezia dhe mendimi, nuk janë të ndara, por të bashkëlidhura në një kallëzim të përbashkët që beson në misterin e fjalës si mënyra më e denjë për të kuptuar botën.

Kjo hyrje nuk është thjesht një reflektim filozofik, por një ftesë për të dëgjuar më thellë, jo vetëm me veshët, por me mendjen dhe shpirtin. Sepse, siç thotë Heideggeri, vetëm duke dëgjuar poezinë, ne mund të bëhemi më të kredhur në mendim dhe më të afërt me të vërtetën që fjala përpiqet të na zbulojë.

Martin Heidegger shkruan:

“Pushteti i fjalës përndizet si dorëzani e materializimit të gjësendeve. Fjala nis të ndriçojë si ai koleksion, i cili për herë të parë ndërkall të pranishmin në praninë e tij.

Fjala tepër e lashtë për një kuptimësim të pushtetit të fjalës, për ligjërimin, quhet Logos: rrëfim, i cili, duke kallzuar, i jep thelbit të shfaqet në kushtin e tij kjo është.

Gjithashtu fjala Logos si fjalë për rrëfimin është njëkohësisht fjala për qenien, d.m.th., për praninë e të pranishmes. Rrëfimi dhe qenia, fjala dhe gjësendi me njëfarë strehe, mezi të rrokshme në mendje dhe në një mënyrë të paimagjinueshme i përkasin ndërsjelltësisht njëri-tjetrit.

Çdo ligjërim thelbësor ndërdëgjohet në këtë përkatësi të ndërsjelltë të rrëfim/kallzimit dhe qenies, të fjalës dhe gjësendit. Të dyja, poezia dhe mendimi, janë i njëjti kallëzim, sepse ato i besojnë misterit të fjalës si më të denjat e kuptimësimit të vet dhe në këtë mënyrë janë gjithmonë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Me qëllim që në mënyrë proporcionale të thellohemi në këtë denjësi për kuptimin, sikundër i flet ky mendim poezisë dhe t’i shkosh në fund këtij mendimi, le t’ia kalojmë harresës qysh këtë moment gjithçka që kemi folur. Ne dëgjojmë poezinë. Ne tani bëhemi edhe më të kredhur në mendime, në masën e asaj mundësie që, duke e dëgjuar, ne e kemi më të lehtë dëgjimin tonë, sa më thjeshtë që kjo poezi këndon në akordin e këngës së tij.”

Në mendimin e Heideggerit, fjala nuk është thjesht një instrument për të shprehur, por një strehë ku qenia vetë merr formë dhe kuptim. Ajo nuk ndodh rastësisht, por ndriçon si një akt themelor i pranisë, duke e bërë të dukshme atë që përndryshe do të mbetej e fshehur. Logos-i, si kallëzim dhe rrëfim, është urë mes mendimit dhe poezisë, mes gjësendit dhe kuptimit, mes njeriut dhe botës.”

Në këtë dritë, pushteti i fjalës nuk qëndron në forcën e saj për të bindur, por në aftësinë e saj për të zbuluar. Të dëgjosh fjalën do të thotë të dëgjosh vetë qenien, të hysh në një marrëdhënie të thellë me misterin e ekzistencës. Dhe kur fjala këndohet në akordin e këngës së saj, ajo nuk është më vetëm gjuhë, ajo është jetë, është prani, është kuptim.

Le ta ruajmë këtë pushtet me përulësi, sepse fjala, kur është e vërtetë, nuk flet vetëm për botën, ajo flet për ne, na përfaqëson gjithëpoaq qënien tonë thellësisht dhe thelbësisht të shprehur përmes kodikës së atij komunikimi që na çon në atë demonstrim të kësaj shpërfaqje të vetes, si në një sublimitet krijimi që gjen te prania dhe pranimi bashkëfrymimin jetësor.

“E para ishte fjala”… dhe e fundit në fundin e asaj që kërkojmë të shprehim përmes ligjësisë së ndijimit është heshtja, e cila e ledhaton fjalën në një prehër mendimi, ku ajo zë e gërmëzon, bëlbëzon e kumton përmes tingullit harmoninë e atij muzikaliteti që e mbush qenien me të gjitha trajtat e dëshmimit, këndimin si ligjërim.

Tags: Alber VatajFjalaMartin Heidegger
Previous Post

E gjithë dija e botës së një shekulli në një foto nga konferenca e 5-të “Solvay” dhe Zoti, Bruksel 24 -29 tetor 1927

Next Post

Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin, ai që e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi

Next Post
Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin, ai që e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi

Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin, ai që e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin, ai që e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi

Thomas Eliot, poeti që farkëtoi brezin, ai që e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi

September 26, 2025
Fjala si akt komunikimi, gjithëpoaq ajo është përfaqësimi, thellësisht dhe thelbësisht i qënies sonë

Fjala si akt komunikimi, gjithëpoaq ajo është përfaqësimi, thellësisht dhe thelbësisht i qënies sonë

September 26, 2025
një foto nga konferenca e 5-të "Solvay" dhe Zoti, Bruksel 24 -29 tetor 1927 -Albert Vataj

E gjithë dija e botës së një shekulli në një foto nga konferenca e 5-të “Solvay” dhe Zoti, Bruksel 24 -29 tetor 1927

September 25, 2025
Mahatma Gandhi na këshilloi: “Mos lejoni që zemra juaj të largohet nga ata që duan ta dëgjojnë atë se si rreh”

Mahatma Gandhi na këshilloi: “Mos lejoni që zemra juaj të largohet nga ata që duan ta dëgjojnë atë se si rreh”

September 24, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj