Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Josep Ramoneda, “Fundi i pasionit politik”, kohë e të ndenjurit mënjanë ose reduktimi i kapacitetit qytetar për të ndikuar mbi pushtetin

September 12, 2025
in Forum, Të përzgjedhurat
Josep Ramoneda, “Fundi i pasionit politik”, kohë e të ndenjurit mënjanë ose reduktimi i kapacitetit qytetar për të ndikuar mbi pushtetin
53
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Pa armik, që do të përligjte kohezionin e shoqërisë rreth pushtetit, pa alibi të arsyes shtetërore, a janë bërë qytetarët më kërkues ndaj atyre që i qeverisin? A ka sjellë depolitizimi i politikës më shumë paqëtim të shoqërisë? Përgjigja e parë i lidh me njëra-tjetrën këto dy pyetje: depolitizimi i kufizon mundësitë e qytetarëve për t’i bërë të efektshme kërkesat e tyre.

Ose, me fjalë të tjera, mungesa e përtëritjes së kanaleve të pjesëmarrjes politike, duke filluar nga partitë, e dobëson aftësinë e qytetarëve për të reaguar. Mobilizimet e zemëratës morale, me të cilën herë-herë, qytetarët i përgjigjen politikës, nga Ermua në Bruksel, nga Parisi në Londër, treten për mungesë të hullive të vazhdimësisë. Kush e transformon politikisht një lëvizje?

Në botën e ethshme mediatike, një tren zhduket brenda disa orësh nga kalimi i një treni tjetër: Një tragjedi e re zhyt në harresë tragjedinë e djeshme, një skandal i ri, e nxjerr nga skena skandalin tjetër, një luftë mbulon një tjetër që ende nuk ka përfunduar, por që tashmë nuk përbën lajm. Fiton ai politikan që ngulmon më shumë, ngase gjithçka ikën dhe vështirë ta mbash një problem në skenë. Me një ritëm të tillë, politika bëhet e largët, qytetari nuk ndihet i angazhuar. Sistemi i veprimit politik në bazë të sondazheve të opinionit qytetar nëpërmjet anketave, në vend që ta bëjë më aktive pjesëmarrjen, e neutralizon atë. Mënyra e të vepruarit e atyre që qeverisin behet e çoroditur, sepse nuk ka rëndësi për ta, nëse janë kontadiktor, përderisa këtë u këshillon ndjesia e anketave. Politika hyn në rrugën diskreditimit.

I referohemi autoritetit të Tokëvilit [Tocqueville] për të kujtuar se demokracia është e mërzitshme, se kur nuk ndodh asgjë, do të thotë se punët shkojnë mirë. Nga shekulli i pasionit politik, pushteti ka mësuar që t’ua ketë frikën qytetarëve. Pushtetari duket se është i predispozuar të zbresë nga piedestali, ta flijojë rolin e vet në histori për t’u njohur thjesht si specialist në administrimin shtetëror, në mënyrë që qytetarët të mos bezdisen. Hakmarrja e qytetarëve është ajo e ndenjes mënjanë, e heqjes nga pushteti në mënyrë ciklike nëpërmjet votës dhe e zbavitjes nga aferat e korrupsionit me ndihmën e gazetarëve, këtyre agjentëve të dyfishtë. Spektakli që ofron politika nuk është dhe aq tërheqës për të plotësuar kërkesat e shoqërisë së spektaklit, sado të mundohen mediat. Qytetarët e kthejnë kokën nga ana tjetër. A është kjo parajsa ku administrimi i sendeve e ka zëvendësuar përfundimisht politikën?

Libri “Fundi i pasionit politik” i Josep Ramoneda shtron një prej dilemave më të mprehta të demokracisë bashkëkohore, çfarë ndodh me qytetarin dhe politikën kur shuhet pasioni politik? Autori vëren se depolitizimi nuk është domosdoshmërisht paqe, por shpeshherë një shterpim i kanaleve të pjesëmarrjes dhe një reduktim i kapacitetit qytetar për të ndikuar mbi pushtetin. Në vend të angazhimit të qëndrueshëm, shfaqen shpërthime të zemërimit moral, që tretet me të njëjtën shpejtësi me të cilën mediat e zëvendësojnë një ngjarje me tjetrën.

Ramoneda na udhëheq drejt një kuptimi kritik të kësaj kohe të “të ndenjurit mënjanë”, kohë e spektaklit politik, e sondazheve që neutralizojnë pjesëmarrjen dhe e një pushteti që, i mbërthyer në anketa, zbret nga piedestali për t’u fshehur pas administrimit teknik. Në këtë panoramë, qytetari duket se hakmerret me indiferencë, duke e kthyer politikën në një cikël të lodhshëm zgjedhjesh dhe skandalesh. Pyetja që mbetet pezull është thelbësore: a është ky fundi i politikës si hapësirë pasioni dhe beteje idesh, apo thjesht një formë tjetër e qetësimit demokratik?

Përgatiti: Albert Vataj

Previous Post

Ida Tarbell, gruaja idealite, gazetarja investigative që rrëzoi perandorinë e Standard Oil të John D. Rockefeller

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Josep Ramoneda, “Fundi i pasionit politik”, kohë e të ndenjurit mënjanë ose reduktimi i kapacitetit qytetar për të ndikuar mbi pushtetin

Josep Ramoneda, “Fundi i pasionit politik”, kohë e të ndenjurit mënjanë ose reduktimi i kapacitetit qytetar për të ndikuar mbi pushtetin

September 12, 2025
Ida Tarbell, gruaja idealite, gazetarja investigative që rrëzoi perandorinë e Standard Oil të John D. Rockefeller_Albert Vataj

Ida Tarbell, gruaja idealite, gazetarja investigative që rrëzoi perandorinë e Standard Oil të John D. Rockefeller

September 10, 2025
Catherine Hogarth gruaja e madhe e Dickens-it të madh, që sfidoi me dinjitet sulmet aspak dinjitoze të shkrimtarit_Albert Vataj

Catherine Hogarth gruaja e madhe e Dickens-it të madh, që sfidoi me dinjitet sulmet aspak dinjitoze të shkrimtarit

September 10, 2025
Cila-ishte-Clara-Clemens,-vajza-e-Mark-Twain-it,-trashëgimtarja-e-një-thesari-_Albert-Vataj

Cila ishte Clara Clemens, vajza e Mark Twain-it, trashëgimtarja e një thesari

September 10, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj