Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Salvator Mundi, testamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit, mbretit të barokut

September 7, 2025
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
Salvator Mundi, testamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit, mbretit të barokut_Albert Vataj

Salvator Mundi, testamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit, mbretit të barokut_Albert Vataj

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kur përmendet Gian Lorenzo Bernini, mendja të shkon menjëherë tek kolonat madhështore të Shën Pjetrit, tek shfryrja mistike e “Ekstazës së Shën Terezës” apo tek gjallëria e çuditshme e bustit të Costanza Bonarelli. Vepra të tilla përfaqësojnë kulmin e barokut dhe e ngjisin Berninin në panteonin e mjeshtërve të përjetshëm. Megjithatë, mes këtyre kryeveprave, ka një skulpturë që flet ndryshe: më intime, më e brishtë dhe më e ngarkuar shpirtërisht. Ajo është Salvator Mundi, busti i Krishtit që mjeshtri krijoi në vitet e fundit të jetës, si një lloj testamenti i heshtur i besimit dhe i artit të tij.
Në vitin 1680, kur koha e jetës së tij po shkonte drejt mbylljes, Bernini, gjeniu i skulpturës baroke, krijoi këtë bust të jashtëzakonshëm të Krishtit – Shpëtimtarit të Botës. Figura e Krishtit me dorën e hapur, një gjest bekimi dhe mbrojtjeje, është një shfaqje e fuqisë shpirtërore dhe e mjeshtërisë së lartë artistike që Bernini mbajti deri në moshën 81-vjeçare, vetëm një vit para se të mbyllte sytë.
Ky bust, i gdhendur fillimisht për devocion dhe ruajtur në Romë, për një kohë të gjatë u mbajt si origjinali i padiskutueshëm. Por historia e tij u ndërlikua kur një kopje e shkëlqyer, sot e vendosur në Katedralen e Sées, në Normandi, nisi të ngatërrojë gjurmët e autorësisë. Kjo vepër, e cila konsiderohet pa dyshim si më e mira nga dy kopjet që i atribuohen mjeshtrit, u bë burim debatesh të gjata mes historianëve të artit.

Salvator Mundi, testamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit, mbretit të barokut_Albert Vataj
Salvator Mundi, testamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit, mbretit të barokut_Albert Vataj

Pasardhës i kësaj historie është Pierre Cureau de la Chambre, mik i afërt i Berninit, adhurues i madh i artit të tij dhe Abat i Saint-Barthélemy, kishës së Pallatit Mbretëror të Parisit. Pas vdekjes së mjeshtrit, ai porositi një kopje të bustit nga një autor i panjohur, ndoshta vetë nga punishtja e Berninit. Kjo vepër u mbajt për vite të tëra me xhelozi e devocion nga Cureau, duke i lënë studiuesit e artit në një mjegull hamendjesh mbi identitetin e origjinalit.
Salvator Mundi i Berninit, i ruajtur mes origjinalit dhe kopjeve, mbetet një testament i fundit i madhështisë krijuese të artistit. Ai nuk është vetëm një bust i Krishtit, por një dorë e gdhendur prej mermeri që shtrihet për të bekuar, për të mbrojtur dhe për të kujtuar se arti, edhe kur lind në moshën e pleqërisë, ka fuqinë të mbajë gjallë shpirtin e pavdekshëm të njeriut.

Tags: Albert Vatajmbretit të barokutSalvator Munditestamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit
Previous Post

Marjeta Ljarja, ajo që aktrimin nuk kishte vetëm si mjeshtëri e virtuozitetit, por si një akt i lartë dhurimi

Next Post

Kur gjigandët e mendimit parizien, u mblodhën për t’i blatuar shpirtin e lirisë një drame të Picasso-s

Next Post
Kur gjigandët e mendimit parizien, u mblodhën për t'i blatuar shpirtin e lirisë një drame të Picasso-s_Albert Vataj

Kur gjigandët e mendimit parizien, u mblodhën për t'i blatuar shpirtin e lirisë një drame të Picasso-s

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Anila Aliu, e talentuara që fiton me shpirtin e një kombi të vogël në skenat e mëdha të botës

Anila Aliu, e talentuara që fiton me shpirtin e një kombi të vogël në skenat e mëdha të botës

October 23, 2025
Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

October 22, 2025
Mendimi i Arthur Schopenhauer për gratë, përballë qëndrimit oponent të Fichte, Kant, Nietzsche, etj

Mendimi i Arthur Schopenhauer për gratë, përballë qëndrimit oponent të Fichte, Kant, Nietzsche, etj

October 22, 2025
Evelyn McHale, kjo ikonë të bukurisë tragjike, aty ku lamtumira dhe estetika përplasen në një qetësi të ftohtë dhe të përkryer

Evelyn McHale, kjo ikonë të bukurisë tragjike, aty ku lamtumira dhe estetika përplasen në një qetësi të ftohtë dhe të përkryer

October 22, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj