Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Marjeta Ljarja, ajo që aktrimin nuk kishte vetëm si mjeshtëri e virtuozitetit, por si një akt i lartë dhurimi

September 7, 2025
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Marjeta Ljarja, ajo që aktrimin nuk kishte vetëm si mjeshtëri e virtuozitetit, por si një akt i lartë dhurimi_Albert Vataj

Marjeta Ljarja, ajo që aktrimin nuk kishte vetëm si mjeshtëri e virtuozitetit, por si një akt i lartë dhurimi_Albert Vataj

4
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Marjeta Ljarja (Marjeta Ilo) është një aktore e mirënjohur shqiptare, e lindur në Pogradec më 3 shtator 1955. Ajo e nisi rrugëtimin artistik në teatrin e qytetit të saj të lindjes, ku spikati për ndjeshmërinë dhe forcën interpretative. Më pas, u bë pjesë e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke dhuruar një galeri rolesh të paharrueshme në skenë dhe kinematografi, që e kanë bërë një figurë të dashur dhe të respektuar në kulturën shqiptare.
Ajo është kujtesë, frymë, një shenjë e pashlyeshme në horizontin e artit shqiptar. Nga brigjet e liqenit të Pogradecit tek dritat e skenës kombëtare, nga borërat e Martaneshit tek rrethimi i kujtesës ku u ngjiz një nga interpretimet më madhështore të kinemasë sonë, ajo hodhi hap pas hapi një rrugë që u bë vetë histori.
“Donika” e filmit “Në pyjet me dëborë ka jetë” nuk ishte thjesht një rol i parë, por hyrja solemne e një shpirti të ndritur në oborrin e kinemasë. Ishte përqafimi i fatit, lartësimi i një dritëzimi të brishtë, ku Marjeta solli fisnikërinë e gruas shqiptare, butësinë e shpirtit të saj dhe ndjeshmërinë e një romance të ngjizur mbi borën e Martaneshit. Pikërisht aty, ku kinemaja u bë edhe altar i një dashurie që do të shndërrohej në përjetim: Marjeta dhe Rikard Ljarja. Ai sharmant e shpirtfisnik shkodran, ajo vajza e ëmbël e liqenit të Pogradecit. Hapat e tyre në film u matën me rrahjet e zemrës, për t’u bërë më pas udhëtim i përbashkët në jetë dhe në art.
Vitet kanë kaluar, kujtimet janë shndërruar në kujë dhe mall. Rikardi, që do të mbushte 80 vjet më 1 prill 2023, iku para kohe, duke mbetur i skalitur në memorien e artit tonë, në dhimbjen dhe mungesën e Marjetës. Por ai ende rron në buzëqeshjen e saj, në shikimin që pasqyron fisnikëri, në çdo kujtim ku ai mbetet i gjallë si rikthim i një përjetësie të paepur.
Në një episod të paharruar, gjatë një darke me kursantë kinemaje, aktori Ndrek Prela, që në film kishte rolin e gjyshit, iu drejtua me humor: “Ti duhet t’i martosh nipat!” Dhe, si në një parathënie të fatit, kështu ndodhi. Rikardi qeshi, Marjeta uli kokën e u skuq, dhe jeta nisi të shkruante kapitullin e saj të madh.
Marjeta Ljarja nuk u tret në kohë. Ajo vazhdoi të lartësonte artin me rolet e saj, duke e bërë çdo personazh një bekim shpirtëror. Nga “Vajza me kordele të kuqe” (1979), “Fillim i vështirë” (1987), e deri tek kulmi i karrierës me Margaritën e filmit Rrethi i kujtesës (1987), ajo mishëroi fuqinë e brendshme të njeriut që sfidon tragjedinë, duke e shndërruar dhimbjen në art të pavdekshëm. Në teatër ajo shkëlqeu në “Cuca e maleve”, “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”, “Rikardi III”, “Dy zotërinjtë nga Verona”, duke provuar se arti i saj nuk njeh kufij mes skenës dhe ekranit.
Jeta e saj është një rrëfim pasioni, një testament përkushtimi. Për veprën e saj artistike ajo është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”, me çmime të shumta në festivalet kombëtare dhe me mirënjohjen e publikut që e deshi dhe e duartrokiti. Pogradeci i dha “Qytetare Nderi”, por kombi i ka dhënë një vend në Panteonin e artit skenik shqiptar.
Por përtej skenës, Marjeta ishte edhe zëri i fëmijëve, përmes emisioneve që drejtoi mbi një dekadë në televizion, dhe një zë udhëheqës në kulturë, si drejtoreshë arti në Ministrinë e Kulturës. Ajo provoi edhe emigrimin, edhe kthimin, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga rrënjët, nga vendi që i dha frymë dhe nga arti që e bëri të pavdekshme.
Në çdo rol, Marjeta Ljarja nuk thjesht interpretoi, por jetoi. Ajo u bë vetë shpirti i personazheve, duke falur përmes tyre dhimbje, dashuri, sakrifica e shpresë. Ky është sekreti që e ngjiti lart yllin e saj: një aktrim që nuk ishte vetëm mjeshtëri, por akt dhurimi, ku vetë jeta u përzie me artin.
Edhe sot, kur kinematografia shqiptare endet mes krizave dhe harresës, zëri i saj është një dëshmi e gjallë se arti është kultura e kombit, është vetë bukuria e jetës së njeriut. Dhe Marjeta, ashtu si dikur në “topin e borës”, ende rrokulliset e bardhë në kujtesën tonë, duke kumtuar se e bukura nuk shuhet, se arti nuk vdes, për sa kohë që mbartet nga shpirtra që e kanë jetuar me mish e me shpirt.
Sot, emri i Marjeta Ljarjes qëndron i gdhendur në Panteonin e artit shqiptar, jo vetëm për çmimet, titujt dhe nderimet, por për atë që është më e rëndësishme: për dashurinë e publikut dhe për gjurmën shpirtërore që ajo la. Në një kohë kur arti ynë endet mes harresës dhe sfidës, figura e saj qëndron si një dëshmi e fortë se arti është pasqyrë e jetës, është vetë kultura e kombit.
Dhe ashtu si në vitin 1978, kur “topi i borës” nisi rrokullimën e tij të bardhë, edhe sot, pas dekadash, ai ende lëviz në kujtesën tonë. Sepse Marjeta Ljarja është vetë ajo borë që s’u shkrinë kurrë: e bardhë, e pastër, e përjetshme.

Tags: ajo që aktrimin nuk kishte vetëm si mjeshtëri e virtuozitetitAlbert VatajMarjeta Ljarjapor si një akt i lartë dhurimi
Previous Post

Albert Vërria, zootekniku që ëndrra e aktorit e shndërroi në një nga gurëthemelet e tempullit të artit skenik shqiptar

Next Post

Salvator Mundi, testamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit, mbretit të barokut

Next Post
Salvator Mundi, testamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit, mbretit të barokut_Albert Vataj

Salvator Mundi, testamenti i fundit i madhështisë krijuese të Berninit, mbretit të barokut

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Paradoksi i qytetërimit teknologjik, varësia absolute nga diçka që nuk kuptohet, një formulë e sigurt për katastrofë

Paradoksi i qytetërimit teknologjik, varësia absolute nga diçka që nuk kuptohet, një formulë e sigurt për katastrofë

March 16, 2026
Paulo Coelho, ai që ka pikasur një dritëshkurtësi moderne, që na ka dënuar me vetmi në mes të turmës

Paulo Coelho, ai që ka pikasur një dritëshkurtësi moderne, që na ka dënuar me vetmi në mes të turmës

March 16, 2026
Alarmi i Umberto Galimberti: Dashuria, një emocion që digjet dhe fiket si një shkëndijë e çastit

Alarmi i Umberto Galimberti: Dashuria, një emocion që digjet dhe fiket si një shkëndijë e çastit

March 16, 2026
Narcizi i modernitetit, një përkatësie identitare e burgosur në imazhin e vet

Narcizi i modernitetit, një përkatësie identitare e burgosur në imazhin e vet

March 16, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj