Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Fjodor Dostoyevsky na tregon dramën e jetës në një skenë pa spektatorë

August 22, 2025
in Autorë, Slider, Të përzgjedhurat
Fjodor Dostoyevsky na tregon dramën e jetës në një skenë pa spektatorë
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

PO kjo është edhe pse secili në mënyrën e vet rreket ta “shpëtojë” veten nga një ndëshkim kaq i pamëshirshëm i ligjësisë së jetës…
“Por më thuaj, a mund të durojë një person kaq shumë dhimbje pa bërtitur? “Pa u shkatërruar? A mund të mbajë njeriu në zemrën e tij kaq shumë vetmi, kaq shumë frikë dhe të qëndrojë akoma sikur asgjë nuk ka ndodhur? A nuk është e çuditshme se si mund të buzëqeshim ndërkohë që digjemi brenda? Si mund ta përshëndesim njëri-tjetrin ndërkohë që jemi duke vdekur ngadalë?
Shiko përreth teje… të gjithë mbajnë maska, të gjithë fshehin pas syve të tyre një histori që nuk guxonin ta tregonin, një plagë që nuk mund ta dëgjonin. Miku im, ne nuk jetojmë; ne i luajmë rolet tona shkëlqyeshëm deri në fund, dhe kur bie perdja, askush nuk i dëgjon duartrokitjet… askush nuk e mban mend. ”
Ky përkufizim i jashtëzakonshëm është si një pasqyrë e shpirtit njerëzor të çarë mes skenës dhe prapaskenës. Ai është Dostoyevskian në thelb, sepse e zhvesh njeriun nga çdo iluzion, duke e vendosur përballë një të vërtete të patjetërsueshme. Njeriu nuk është vetëm qenie që jeton, por aktor luan dramën e tij tragjik-komike dhe e përjeton në çdo ind dhe nerv, në çdo gulç dhe ofsham. Dhimbja, vetmia, frika, këto nuk shuhen, por maskohen, derisa shfaqja e jetës të mbarojë.
Këtu qëndron madhështia e këtij vizioni. Në një botë ku të gjithë luajnë rolet e tyre, buzëqeshja është një petk i stolisur, përshëndetja një replikë, kurse heshtja, tragjedia e vërtetë. Dhe ironia më therëse është se, ndryshe nga teatri ku të paktën pret duartrokitje, në dramën e jetës nuk ka as spektatorë të kujdesshëm, as memorie që të përkujtojë vuajtjen tonë, dhimbjen tënde apo t’i lagen faqet nga lotët e tu.
Ky përkufizim është një homazh i errët ndaj aftësisë së njeriut për të duruar të padurueshmen, për të fshehur zjarrin nën hirit e buzëqeshjes, për të bërë nga dhimbja një rol të shndritshëm, ndonëse pa publik. Një manifest për tragjedinë e fshehur që secili bart dhe që, megjithëse nuk e ndan dot, e bën të duket si pjesë e një skenografie të përbashkët.
Një Dostoyevsk i thënë me fjalët e ditës, por me të njëjtën peshë të përjetshme: drama e njeriut nuk është ajo që shfaq, por ajo që nuk guxon të tregojë kurrë, ajo që duke u’a fshehur të tjerëve, besojmë se nuk i’a bëjmë të pranishme as vetes.
Albert Vataj See less

Tags: Albert VatajFjodor Dostoyevsky
Previous Post

“Lajmërimi” i Andrea Vici-t, një reliev barok mes traditës dhe risisë, thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes

Next Post

“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

Next Post
“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Energjia elektrike transmetuar përmes ajrit, falas për të gjithë, ëndrra e vrarë e Nikola Teslës

Energjia elektrike transmetuar përmes ajrit, falas për të gjithë, ëndrra e vrarë e Nikola Teslës

August 22, 2025
“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

“Flirti” dhe fërgëllimat e një çasti, plazmuar me fuqinë e përjetimin përmes penelatave

August 22, 2025
Fjodor Dostoyevsky na tregon dramën e jetës në një skenë pa spektatorë

Fjodor Dostoyevsky na tregon dramën e jetës në një skenë pa spektatorë

August 22, 2025
“Lajmërimi” i Andrea Vici-t, një reliev barok mes traditës dhe risisë, thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes

“Lajmërimi” i Andrea Vici-t, një reliev barok mes traditës dhe risisë, thirrja e dritshme e artit që sjell hyjnoren e biblikes

August 22, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj