Nga Albert Vataj
Nuk mund të imagjinohej, edhe pse ai e bëri të mundur. Shkoi më larg se shkenca ka mundur të arrijë. Vizioni i tij kapërce limitet. Njerëzimi do t’i kishte shumë gjëra, shumë kohë më parë, të mundura, falë kësaj mëndje gjeniale, ambicies së një kapaciteti të pakonkurrueshëm. Energjia elektrike pa tela, e cila sot as qw mund tw
Në kërkimin e tij të palodhur për transmetimin pa tela të energjisë elektrike, Nikola Tesla kishte një bindje revolucionare, sekreti nuk qëndronte vetëm te fuqia e sinjaleve, por te lartësia. Ai pohonte se mënyra më efektive për të transmetuar elektricitet nëpër Tokë dhe atmosferë ishte nga lartësi të mëdha, aty ku ajri më i hollë do të lejonte që energjia të rridhte me më shumë lehtësi.
Në vitin 1899, i mbështetur nga patronë të pasur, Tesla ngriti një laborator të izoluar në malet e Colorado Springs, ku ndërtoi atë që do të bëhej shpikja e tij më e fuqishme: Transmetuesin Përforcues.
Kjo nuk ishte thjesht një spirale e zakonshme e Teslës. Ishte një sistem kolosal me tre spirale, me një diametër afro 16 metra, i aftë të prodhonte miliona volt. Pajisja mund të çlironte vetëtima artificiale deri në 40 metra, duke e bërë atë shkarkimin elektrik më të fuqishëm të krijuar ndonjëherë nga njeriu në atë epokë.
Qëllimet e Teslës shkonin përtej spektaklit; ai po eksperimentonte me një model revolucionar për shpërndarjen globale të energjisë. Transmetuesi Përforcues shërbeu si prototip i vizionit të tij për një rrjet energjie pa tela në mbarë botën. Ky koncept mori formë më vonë në projektin ambicioz të Kullës Ëardenclyffe, ngritur në Long Island më 1901. Tesla e parashikonte këtë kullë si mjet për të ofruar elektricitet falas dhe komunikim pa tela për gjithë planetin pa tela, pa karburante, pa kufij.
Në shkurt të vitit 1901, në një artikull të revistës Collier’s Weekly me titullin “Duke folur me planetët”, Tesla përshkroi “sistemin e tij të transmetimit të energjisë dhe telegrafisë pa përdorimin e telave” si:
(duke përdorur) vetë Tokën si medium për të përcjellë rrymat, duke hequr dorë nga telat dhe të gjithë përçuesit e tjerë artificialë … një makinë e cila, për ta shpjeguar funksionimin e saj në gjuhë të thjeshtë, i ngjante një pompe në veprim, duke thithur elektricitet nga Toka dhe duke e rikthyer atë në të njëjtën me një ritëm të jashtëzakonshëm, duke krijuar kështu valëzim apo shqetësime që, duke u përhapur nëpër Tokë si nëpër një tel, mund të zbuloheshin në distanca të mëdha nga qarqe pritëse të rregulluara me kujdes. Në këtë mënyrë, arrita të transmetoj në distancë jo vetëm efekte të dobëta për qëllime sinjalizimi, por edhe sasi të konsiderueshme energjie, dhe zbulimet e mëvonshme më bindën se do të arrij përfundimisht të përcjell energji pa tela, për qëllime industriale, me efikasitet të lartë dhe në çdo distancë, sado e madhe qoftë ajo.
Megjithëse Tesla demonstroi transmetimin pa tela të energjisë në Colorado Springs, duke ndriçuar llamba elektrike të vendosura jashtë ndërtesës ku kishte spiralen e tij eksperimentale të madhe, ai nuk i testoi shkencërisht teoritë e tij. Ai besonte se kishte arritur rezonancën e Tokës, e cila, sipas teorisë së tij, do të funksiononte në çdo distancë.
Megjithatë, aspiratat shpesh përplasen me realitetin e ashpër. Pavarësisht potencialit të inovacioneve të tij, mbështetja financiare u venit, sidomos pasi Tesla zgjeroi misionin e Kullës Wardenclyffe nga telekomunikimet tek shpërndarja e energjisë falas, një ide që i shqetësoi investitorët, veçanërisht gjigantë industrialë si J.P. Morgan.
Deri në vitin 1915, me fondet plotësisht të shteruara, projekti Wardenclyffe mbeti i braktisur dhe prona u shit.
Sot, Transmetuesi Përforcues i Teslës konsiderohet si një nga shpikjet më vizionare të menduara ndonjëherë, një pajisje që nuk synonte vetëm të transformonte përdorimin tonë të elektricitetit, por edhe të riformulonte lidhjen e njerëzimit me energjinë vetë.