Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Rustemi dhe Brisilda, ata që janë shembulli më kuptimplotë se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë

August 20, 2025
in Impresione
Rustemi dhe Brisilda, ata që janë shembulli më kuptimplotë se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë
19
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest


Nga Albert Vataj

Shërbimi stomatologjik ka gjetur një shtrirje në trajtën e një ekspansioni, si çdo mundësi tjetër që u garanton qytetarëve një prani për të përmbushur nevojat e tyre të kujdesit të shëndetit oral. Janë kaq shumë klinika, po i referohem Tiranës, që janë gati të të ofrojnë një shërbim ekselent, ndoshta jo tamam si në reklamat, me të cilat bombardojnë dhe magjepsin pacientët, të cilët në një nxitim për të kuruar estetikën orale, kanë pafund mundësi të zgjedhin, por po kaq të zhgënjehen. Me pritshmëritë e reklamave dhe favoret në çmime, entuziazmi i tyre është i destinuar të rrëzohet që në shkallët hyrëse. Këto të linçuar të Hipokratit i ofrohet nevojës për shërbim si mundësi për përfitime financiare dhe pacienti, pothuajse si kudo në shërbimin tonë shëndetësor është viktimë e këtij sistemi zhvatës.
Përtej reklamave, ambienteve të llamburitura, një sistemi gardian të procedurës, ushtrisë së uniformave, dhe padurimit të pacientit për shërbim dhe përkujdes, qëndron gjithnjë hendek i thellë i mangësive që rreket ta mbushë retorika e justifikimev dhe buzëqeshjet e stampura në fytyrat e atyre që më shumë së artin e shërbimit kanë sofistikuar virtuozitetin e mashtrimit.
Në këto kushte, qytetarët të lodhur, nga nevoja për shërbimin e dëshiruar dhe të persekutuar nga pamundësia financiare, trokasin nga një derë në tjetrën për të gjetur çfarë ata duan, çfarë atyre u nevojitet, kur, sa dhe si.
Nisur nga përvoja ime personale, pa dashur të bëj reklamë, thjeshtë të shpreh opinionin dhe mirënjohjen time, për një kujdes stomatologjik, trokisni në Rea&Roen Dental (+355 68 5319 988) Pallatet Besa – R, Rruga: “Don Bosko”, Tiranë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rustem Hoxha (@klinikedentare_rea_roen_dental)


Nuk është thjeshtë një klinikë dentare, por mundësia për të gjetur dy të rinj të pasionuar, të përkushtuar dhe me talent. Ato janë Dr. Rustem Hoxha dhe Dr. Brisilda Tosku.
Ata nuk janë vetëm kolegë, por shembulli më kuptimplot se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë, të dashur, të përkushtuar, korrekt, të papërtuar dhe skrupuloz në çdo detaj e procedurë.
Nga ajo derë hynë dhe dalin çdo ditë pacientë, që vijnë nga ana e anës, të cilëve nuk ofrohet vetëm një shërbim profesional, por edhe trajtimi i ngrohtë njerëzor.
Mjafton që pas shumë hezitimeve dhe përvojave të hidhura që keni koleksionuar nga të njohur dhe miq, ju të vendosni të rikuperoni shëndetin dental, dhe… ata të dy, si Rustemi ashtu dhe Brisilda janë gati të të ofrojnë një profilaksi të saktë të gjendjes orale, në të cilën ju ndodheni dhe ata… po ata do t’u ofrojnë propozimet e nevojshme dhe të domosdoshme, duke ju sugjeruar edhe rrugët më të leverdishme në aspektin financiar.
Sepse ata e trajtojnë pacientin si një të sëmurë që kërkon prej tyre më shumë se përkujdes dhe shërim, mirëkuptim dhe konsiderim të barrës së detyrimit, por edhe rezervimin e një përvoje që do të jetë për ta besim dhe arsye për ta vlerësuar.

Rustemi përpiqet gjithnjë për më të mirën dhe këtë e bën me mish e me shpirt, duke e parë pacientin, jo si një mundësi për t’u pasuruar, por si një shans që u jepet atyre për të patur dhëmbë të shëndetshme dhe një gojë estetikisht të bukur. Një sipërmarrës që e njeh mundësinë e njerëzve, më mirë se vetë ata i njohin dhe e pranojnë disponibilitetin e tyre. Ai gjithnjë u propozon zgjidhje më ekonomike dhe ka durimin dhe profesionalizmin të të bind, se jo, nuk ke pse shpenzon më shumë para, kur është kjo zgjidhje, ekziston kjo alternativë. Dhe kjo të bën të ndihesh i trajtuar me dinjitet dhe humanizëm, përkundër brishtësisë dhe hezimit për të qenë realist për nevojën dhe mundësitë, pa u ndjerë i lënduar apo inferior.
Për të folur për Brisilden, vajzën nga Klosi, mjeke me talent dhe me një të ardhme të shkëlqyer në fushën e stomatologjisë. E cila, profesionin që ka zgjedhur e ka futur në udhën e përmbushjes, si aspiratë dhe ambicie. Ajo beson në këtë ëndërr, e cila ka kauar përmes vështirësive dhe trimufuar ngadhënjimeve për të trokitur një ditë në një derë besimi dhe bujarie, që do t’i bëhej qëllimeve të saj ndoshta një urë ose një urdhëresë për t’i blatuar profesionit shpirtin e përkushtimit.
Ajo gjeti mundësi dhe mbështetje te klinika e Rustemit për tu ushtruar dhe pasuruar me përvoja dhe rritur në sfida. E ardhur nga përvoja të mëhershme, ajo gjeti çfarë ju ofruar si një mundësi dhe shpërblim, që sot të jetë gjymtyrët e një trupi shërbimi si mision.
Çdokush që hyn në atë klinikë, ata e bëjnë pjesë të preokupimit dhe përkujdesit të tyre. Çdo shqetësim dhe problem, paqartësi dhe eventualitet, konsultat dhe propozimet, janë angazhime me kohë të plotë për ta, brenda dhe jashtë orarit të punës. Çdo dhëmb dhe nerv, çdo trajtim dhe përkujdes kalon përmes përkujdes maksimal të tyre dhe përjetimit të çdo eksperience në një sadisfaksion. Çdo ndërhyrje dhe procedurë, ata përpiqen ta bëjnë duke u kujdesur që të mos ndjeni asnjë dhimbej dhe lëndim, duke mos nxituar dhe neglizhuar asnjë hap drejt përmbushjes me riforozitet të shërbimit.
Në armatën e stomatologëve dhe shërbimit stomatologjik shqiptar, Rustemi dhe Brisilda, e vlerësojnë dhe e trajtojë pacientin si veten, sepse ata nuk harron se nga kanë ardhur, se me sa mund dhe sakrifica kanë mbërritur deri këtu, sikurse e dinë mjaft mirë të bëjë si të tjerët, të ndjekin rrugën e shkurtër përmes zgjidhjes radikale.
Ata të dy, udhëhiqen nga parimi se dhëmbi yt është më e mira prej të gjitha zgjidhjeve dhe gjithnjë priren të ezaurojnë deri në limite trajtimin e dhëmbëve, për të shkuar më tej, të zgjidhjet alternative, tek impiantet, urat e protezat, etj. etj.. Mënyra se si ata e përfaqësojnë stomatologun, se si e dëshmojnë përgjegjësinë tyre profesionale është se si ata udhëhiqen nga porosia e Betimit të Hipokratit.
Se kush janë ato, ndoshta nuk jam unë personi i duhur, por i udhëhequr nga parimi se mirënjohja është shpërblimi më i lartë që i ofrohet një përkujdesi me mish e me shpirt, një njerëzoreje që bëhet pjesë e shqetësimeve tuaja dhe zgjidhje. Më shumë se këto që unë shkrova për ta, garant është cilësia e shërbimit që ata ofrojnë, thjeshtësia, mirësia dhe sinqeriteti, cilësia mbi të cilat ato bëjnë të mundur që shërbimi i tyre të jetë mision .

Tags: Albert VatajDr. Brisilda ToskuDr. Rustem HoxhaRea&Roen Dental
Previous Post

Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Rustemi dhe Brisilda, ata që janë shembulli më kuptimplotë se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë

Rustemi dhe Brisilda, ata që janë shembulli më kuptimplotë se ne meritojmë të na shërbejnë njerëz të tillë

August 20, 2025
Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

August 18, 2025
Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

August 16, 2025
“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

August 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj