Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Plumbi që përshkoi plumbin, dëshmia e një shiu zjarri në Betejën e Çanakalas (24 prill – 8 gusht 1915)

August 13, 2025
in Kuriozitete, Slider, Të përzgjedhurat
Plumbi që përshkoi plumbin, dëshmia e një shiu zjarri në Betejën e Çanakalas (24 prill – 8 gusht 1915)

Plumbat e përplasur, të gjetur pas Betejës së Gallipolit (1915–1916), mbeten sot një relike e heshtur,

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ka ngjarje dhe dëshmi të luftës që, përveç se mbartin një ngarkesë të thellë historike, ngjallin edhe habi të veçantë. Një prej tyre është ajo që njihet si “plumbi që përshkoi plumbin” — një raritet i jashtëzakonshëm, simbol i furisë së një përleshjeje ku qielli dhe toka u bënë një me zjarrin.

Kohë më parë, kjo kureshti më kishte befasuar, por sot ajo bëhet më e prekshme falë një postimi të profesorit dhe historianit Jahja Drançolli. Rasti i dy plumbave që goditën njëri-tjetrin në fluturim, duke u shkrirë në një, është një nga ato dëshmi të rralla që na sjellin më afër atmosferës së Betejës së Çanakalas — një nga përballjet më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore.

Kjo betejë, e zhvilluar nga 24 prilli deri më 8 gusht 1915, numëroi mes viktimave të saj edhe rreth 24 mijë shqiptarë. Përballë njëri-tjetrit u gjendën dy forca të pabarabarta, si në numër ashtu edhe në armatim: nga njëra anë Aleanca e Antantës — Anglia, Franca, Australia, Zelanda e Re e të tjerë; nga ana tjetër Divizioni i XIX i ushtrisë osmane, i përbërë kryesisht nga shqiptarë të Rumelisë dhe nga trupa të ardhura nga Turqia, nën komandën e shqiptarit Mustafa Qemal Ataturk.

Luftimet në brigjet e Gallipolit u shndërruan në një katastrofë të papërshkrueshme, ku çdo metër tokë fitohej me gjak dhe humbej sërish nën breshërinë e plumbave e predhave. Në këtë ferr çeliku e baruti ndodhi dhe rasti i dy plumbave të gjetur pas betejës, të përplasur në ajër me një shpejtësi të tillë, sa njëri përshkoi tjetrin. Një përqafim i ftohtë metalesh, i mbetur si relike e një kohe kur vdekja përhapej me shpejtësinë e erës.

Ky raritet i rrallë ndodhi në përplasjen e ushtrive të mëdha të Perandorisë Osmane dhe Britanisë së Madhe — dikur aleatë gjatë Krizës Lindore, tashmë armiq të betuar. Në krah të trupave osmane luftuan edhe shumë shqiptarë vullnetarë, të cilët, për një çast, duket sikur harruan porosinë e Haxhi Zekës, udhëheqësit të Kuvendit të “Lidhjes së Pejës – Besa Besë”, sipas së cilës shqiptarët duhej të kërkonin aleancë me një fuqi të madhe si Anglia.

Plumbat e përplasur, të gjetur pas Betejës së Gallipolit (1915–1916), mbeten sot një relike e heshtur, por edhe një dëshmi e zëshme e ashpërsisë së një beteje ku qielli binte plumba dhe toka i gëlltiste trupat. Një kujtesë e ftohtë se në luftë, edhe rastësia mund të marrë formën e një simboli tragjik.

Tags: 24 prill8 gusht 1915Albert VatajBeteja e Çanakalasmbeten sot një relike e heshturPlumbat e përplasurtë gjetur pas Betejës së Gallipolit (1915–1916)
Previous Post

Filli i Arianës, shënon udhërrëfyesin, drejtimin e qartë, orientimin që të nxjerr nga ngërçi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Plumbi që përshkoi plumbin, dëshmia e një shiu zjarri në Betejën e Çanakalas (24 prill – 8 gusht 1915)

Plumbi që përshkoi plumbin, dëshmia e një shiu zjarri në Betejën e Çanakalas (24 prill – 8 gusht 1915)

August 13, 2025
Filli i Arianës, shënon udhërrëfyesin, drejtimin e qartë, orientimin që të nxjerr nga ngërçi

Filli i Arianës, shënon udhërrëfyesin, drejtimin e qartë, orientimin që të nxjerr nga ngërçi

August 13, 2025
Ja se si ndëshkoheshin gratë për tradhti bashkëshortore, dëshmia në fotografinë e Stéphane Passet

Ja se si ndëshkoheshin gratë për tradhti bashkëshortore, dëshmia në fotografinë e Stéphane Passet

August 13, 2025
Historia e një dashurie të madhe të piratit fisnik të Lord Bajronit, në pikturën e Eugène Delacroix

Historia e një dashurie të madhe të piratit fisnik të Lord Bajronit, në pikturën e Eugène Delacroix

August 13, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj