Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Shkodra e andjeve të adhurimit, që ndryshon duke u bërë më e bukur

August 11, 2025
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Shkodra e andjeve të adhurimit, që ndryshon duke u bërë më e bukur
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj
Ke ndryshuar, Shkodër e dashur… aq sa mos të të njoh, e prapë, kur të shoh, e di se ti je ajo e përjetshmja, ajo që më ka ushqyer me qumështin e parë dhe më ka mësuar të shoh botën me dritën tënde. Je bërë më e bukur se kurrë, një bukuri që nuk ka vetëm fytyrë, por ka frymë, ka tingull, ka aromë… një bukuri që të përvëlon me mall, si flaka e një vatre që nuk shuhet kurrë.

Qendra e qytetit të Shkodrës-Foto Terenc Pepa

Në dritë e në hije, ti lëshon frymë këngësh, tinguj kujtese e muzikë ahengjesh që përziejnë kohët. E gëzon me të madhe, Shkodër, hijeshinë më të bukur që të ka rënë, hirin më të ndritshëm që të ka stolisur si një nuse për dasmën e madhe. Në rrugët e tua gjëmojnë hapa kujtimesh dhe shpirti i qytetit shfleton këngë akshihanesh, kreshnikësh e poetësh që kanë pirë ujë nga burimet e tua.

Kisha Katedrale në Shkodër_Foto_Terenc Pepa

Ti e di se dashuria është andja jote më e madhe. E ndez në sytë e atyre që të shohin e mrekullohen, e ndez në zemrat që marrin frymë prej hijeshisë sate. Më të bukurën prej këngëve të tua këndoje me zë të fortë, e le ta dëgjojë e gjithë bota bylbylshmen tingull të dashurisë që ti e ke ditur ta duash fort, jo me fjalë të vakëta, por me flijim e madhështi, me gjak e me lot, me gëzim e me hare.
Në prehërin tënd vijmë e ikim, si fëmija nga gjiri i nënës, të mbushur me gëzim e me mall. E ti mbetesh qumështi më jetdhënës, ai i gjirit të një flijimi që ka pikur prej legjendash e është ngjizur në shpirtin e hireve të pashterrshme.

Kalaja legjendare e Rozafatit

Në ty, Shkodër, pikojnë yje. Në dritën e tyre endërrimtari sheh rrugë, sheh shpresë, sheh veten duke u kthyer prapë. E ti, gjithmonë aty, me kështjellat e tua krenare, me Bunën, Drinin e Liqenin që të ledhatojnë, me malin që të mbron e me qiellin që të merr në përqafim, si fëmijën e mallshëm nëna. Je e njëjtë e ndryshe, e përjetshme, e re, si këngë që s’ka mbarim, veç vargje të shkruara nga zemra dhe koha, që vijnë me fluturime e mall, e ikin me dhimbjen në shpirt e lotin në sy.
Sepse çdo ikje është një kthim shpinet, një ndarje, ajo ndjesi plogështie që të gropos brenda thellë, e zbrazëtia që të përpin.

rruga “Kol Idromeno” ose Shëtitorja_Foto Terenc Pepa

E megjithëse sa herë që kthehem e gjej Shkodrën të ndryshuar, më të bukur, më duhet ta pranoj me zemër të thyer se e gjej me më pak të njohur, me kujtime që struken brenda, nga frika se mos i nxjerr e i lë nëpër vendet ku i mora, atëherë kur, duke jetuar shkujdesjen, endnim andje që shkuan për të mos ardhur më, veç si vegime.
Ndrysho, Shkodër, bëhu më e bukur se je, bëhu për t’u dashur me gjithë zemër, por ndërsa ti ndryshon, kujtimet vetëm në zemrën teme mund të jenë të sigurta, që kur të kthehem t’i gjej aty, e të largohem pa mundur t’ia lë ndryshimit tënd barrën e ruajtjes së tyre.

Foto: Terenc Pepa

Tags: Albert VatajFotoShkodraTerenc Pepa
Previous Post

Kjo është tragjedia e demokracisë në tokën e injorancës, atje, fati i të gjithëve vuloset nga duart e shumicës së paditur

Next Post

Homeri shqiptar Atë Gjergj Fishta dhe dëshmia filmike e një epoke

Next Post

Homeri shqiptar Atë Gjergj Fishta dhe dëshmia filmike e një epoke

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një festival, një vlerë dhe një mirënjohje për muzikën e vërtetë dhe Shkodrën që i rikthehet lavdisë së korifejve

Një festival, një vlerë dhe një mirënjohje për muzikën e vërtetë dhe Shkodrën që i rikthehet lavdisë së korifejve

August 12, 2025
Kur zogjtë shkojnë te kolonia e milingonave për t’u kuruar, misteri i krijimit

Kur zogjtë shkojnë te kolonia e milingonave për t’u kuruar, misteri i krijimit

August 11, 2025
Hermann Hesse: Lotët janë shkrirja e akullit të shpirtit… dhe atyre që qajnë, engjëjt i qëndrojnë pranë

Hermann Hesse: Lotët janë shkrirja e akullit të shpirtit… dhe atyre që qajnë, engjëjt i qëndrojnë pranë

August 11, 2025
Ezra Pound, patriarku i fjalës dhe i mendimit të lirë

Ezra Pound, patriarku i fjalës dhe i mendimit të lirë

August 11, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj