“Shoqëritë e dështuara e matin shumicën jo me dritën e mendjes, por me hijen e saj. Për çdo mendje që ngjitet drejt majës, ka një mijë që zvarriten në terr. Për çdo fjalë të vetëdijshme, ka një mijë që derdhen si ujëra të ndotura, duke përmbytur arsyen. Shumica gjithmonë ka qenë e marrë, dhe marrëzia e shumicës gjithmonë ka sunduar.
Nëse ballinat e bisedave mbushen me gjëra të kota, dhe vendin e nderit e zënë njerëz të lehtë, atëherë nuk ke më as dyshime: je në një shoqëri të dështuar.
Vështro realitetin: miliona kërcejnë mbi ritme bosh, përsërisin vargje që nuk thonë asgjë, dhe ai që i shkroi bëhet i famshëm, i dashur, i padiskutueshëm. Ndërsa ata që shkruajnë libra që zgjojnë ndërgjegjen, mbeten të panjohur, të peshësuar nga askush. Sepse shumica nuk e do të vërtetën, ajo kërkon mpirje, zbavitje, harresë.
Një dorë që të deh me helmin e harresës, apo një gojë që të bën të qeshësh me marrëzira, do të pritet gjithmonë më mirë se ai që të zgjon dhe të ther me fjalën e drejtë.
Kjo është tragjedia e demokracisë në tokën e injorancës, atje, fati i të gjithëve vuloset nga duart e shumicës së paditur. Dhe ajo shumicë nuk fal… ajo zgjedh gjithmonë veten, edhe kur kjo vete e zhyt në humbje.”
Përgatiti: Albert Vataj