Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Libra

“Konti i Monte Kristos” i Alexandre Dumas dhe historia e vërtetë e legjendës Pierre Picaud, dhe ajo e pretenduar

July 26, 2025
in Libra, Slider, Të përzgjedhurat
“Konti i Monte Kristos” i Alexandre Dumas dhe historia e vërtetë e legjendës Pierre Picaud, dhe ajo e pretenduar
32
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ka vepra që lindin nga një shkëndijë reale dhe marrin trajtë legjendare në artin e rrëfimit. Një e tillë është “Konti i Monte Kristos” i Alexandre Dumas, roman i botuar më 1844, që ka magjepsur lexues e shikues për më shumë se një shekull e gjysmë. Përtej faqeve të tij epike dhe personazhit të paharrueshëm Edmond Dantès, që hakmerret pas një padrejtësie të tmerrshme, ekziston një tjetër histori – ajo e Pierre Picaud, një këpucar francez nga fillimi i shekullit XIX. Rrëfimi i tij, pjesërisht i dokumentuar dhe pjesërisht i përshkuar nga legjenda, ka ushqyer imagjinatën e Dumasit dhe është shndërruar në bazën mbi të cilën u ngrit një monument i letërsisë botërore. Ky ballafaqim mes fakteve dhe trillimit, mes dokumentit dhe mitit, na e bën edhe më të gjallë pyetjen: sa e vërtetë është historia e Kontit të Monte Kristos?

The prisoner Abbe Faria enters the cell of the young navigator Edmond Dantes in the prison of the island of Monte Cristo. Illustration of the novel ‘The Count of Monte Cristo” by Alexandre Dumas. Chromolithography, 1902.

Paraprakisht e ndjej obliguese të them se nga kërkimet e siguruar argumentohet se historia e vërtetë e “Kontit të Monte Kristos”, e sjellë në shqip nga Fatmir Shqarri të një posti të Andrea Santori… është pjesërisht e vërtetë dhe pjesërisht legjendë. Pra një kombinim faktesh dhe mitesh që kanë qarkulluar prej shekujsh.

Sipas publikimit të së vërtetës së pretenduar thuhet se: 

“Konti i Monte Kristos ishte një person i vërtetë. Emri i tij nuk ishte Edmond Dantes, por Pierre Picaud. Historia e tij e frymëzoi  Dumas.

Picaud ishte një këpucar, që arriti të fejohej me një grua të pasur, Marguerite Vigoroux. Kjo ngjalli zilinë e tre miqve: Solari, Chaubart dhe Mathieu Loupian. Ky i fundit, në veçanti, ishte i fiksuar pas lidhjes së Marguerite për shkak të prikës së saj.

Ishte viti 1807, kulmi i mbretërimit të Napoleonit. Të tre e akuzuan Picaud, si spiun të anglezëve.

Një mik i katërt, Allut, ishte në dijeni të komplotit, por heshti. Picaud u arrestua gjatë fejesës së tij dhe u burgos në fortesën Fenestrelle, pa i thënë arsyet.

Gjatë burgosjes së tij, Picaud hapi një galeri në qelinë e tij, duke mbërritur jo në dalje, por në qelinë e një prifti italian, At Torri. Prifti i tregoi për një thesar të fshehur në Milano.

Prifti vdiq, Napoleoni ra dhe Picaud u lirua. Ai shkoi në Milano dhe e gjeti thesarin.

Jashtëzakonisht i pasur, ai mori identitetin e rremë të Joseph Lucher dhe u kthye në Paris. I maskuar si prift, ai arriti ta detyronte Allutin të rrëfehej, por jo para se t’i jepte një diamant.

Loupian ishte martuar me Marguerite dhe kishte hapur një restorant. Picaud arriti të gjente një punë në restorant.

Viktima e parë: Chaubart. Gjatë një shëtitjeje në Pont des Arts, Picaud e goditi me thikë Chaubartin dhe i ngjiti një shënim në trupin e tij. “Numri Një!”

Hakmarrja e tij ndaj Loupian ishte më e egër. Së pari, ai e martoi vajzën e tij me një kriminel që hiqej si fisnik. Vajza vdiq nga tradhtia. Pastaj ai e çon të birin në rrugë të gabuar, duke e dërguar atë, në shoqëri të keqe. Më në fund, ai i vë flakën restorantit të Loupianit. Si Loupiani ashtu edhe Marguerite vdesin të çmëndur. Më në fund, ai arrin ta helmojë Solarin.

Por, ndryshe nga historia e Dymasit , jo gjithçka shkon mirë. Allut e rrëmben atë, sepse dëshiron pasurinë e tij. Picaud reziston, por plagoset për vdekje. Policia e gjen dhe, para se të vdesë, Picaud tregon historinë.

Dumas mësoi për të, dhe duke u bazuar në këtë histori, krijoi kryeveprën e tij, të cilën, shumë prej nesh e kanë lexuar dhe një pjesë, ndoshta më e madhja, kanë parë disa realizime në kinema apo seriale te shumtë televizive …

Siç dihet Aleksandër Dumas (1802–1870) ka shkruar romanin “Konti i Monte Kristos” (1844), një prej veprave të tij më të famshme, ku personazhi Edmond Dantès përjeton një histori të thellë hakmarrjeje dhe shpengimi. Shumë burime tregojnë se Dumas është frymëzuar nga disa histori reale dhe legjenda të ndryshme për personat që u burgosën padrejtësisht dhe më pas kërkuan hakmarrje. Një nga këto histori është ajo e Pierre Picaud, një këpucar francez nga shekulli i XIX, që thuhet se është burgosur padrejtësisht dhe ka kërkuar hakmarrje ndaj shokëve që e tradhtuan.

Konti i Monte Kristos është një roman i frymëzuar nga ngjarje reale dhe legjenda, ndër të cilat historia e Pierre Picaud ka një rol të rëndësishëm. Historia e Pierre Picaud është një rrëfim popullor që ka elemente të vërteta, por edhe shumë përshtatje, ekzagjerime dhe fabula. Aleksandër Dumas përdori këto elemente për të krijuar një vepër artistike me përmasa epike që ka prekur shumë breza lexuesish dhe shikuesish.

Burime dhe referenca për Pierre Picaud dhe frymëzimin e Kontit të Monte Kristos rreken të qartësojnë të vërtetën, por pa e çliruar atë nga trilli dhe legjenda.

Kryeson këtë sagë, Jacques Peuchet, Lettres d’un exilé (fillimi i shekullit XIX).

Në këtë koleksion letërkëmbimesh dhe rrëfimesh të personave të dënuar padrejtësisht, Peuchet përshkruan rastin e një këpucari francez, Pierre Picaud, i cili u arrestua pa prova për spiunazh në vitin 1807.

“Picaud, një burrë i zakonshëm, i dënuar nga zilia dhe intrigat e miqve të tij, u burgos në Fenestrelle. Gjatë izolimit, ai mësoi për një thesar të fshehur që më vonë e gjeti dhe përdori për të hakmarrë kundër armiqve të tij.”

Vijon kjo grishje me Alain Decaux, “The Real Monte Cristo” (1980).

Decaux analizon historinë e Picaud dhe mënyrën se si Dumas e ka përdorur atë si bazë për romanin e tij. Ai nënvizon se Dumas ka dramatizuar historinë duke shtuar elementë romantikë dhe aventurë, por bërthama është reale: “Historia e Pierre Picaud përmban shumë nga ato që do të bëhen tema kryesore të Kontit të Monte Kristos: tradhtia, burgimi i padrejtë, thesar i fshehur dhe hakmarrja e detajuar kundër atyre që e dënuan.”

“Dumas, i njohur për aftësinë e tij për të thurur drama epike, mori këtë ngjarje dhe e përpunoi në një roman që pasqyron betejën për drejtësi në një botë të padrejtë.”

“ The True Story of an Adventurer” (1951) e François Bonnot, Monte Cristo, është tjetër referim me këtë substancë.

Bonnot paraqet një rrëfim më kronologjik të jetës së Picaud-it dhe ngjarjeve që lidhen me burgimin e tij dhe hakmarrjen: “Pierre Picaud ishte një këpucëçar nga Franca jugore, i pashpresë për shkak të tradhtisë së miqve, por i vendosur për të përdorur fatin e tij në mënyrë të jashtëzakonshme.”

“Hakmarrja e tij ishte e ftohtë, e planifikuar me kujdes dhe përfshinte manipulimin e jetës personale të tradhtarëve, duke e bërë atë të ngjashëm me figurën tragjike të Edmond Dantès.”

Ndalesë te ky personazh ka bërë edhe André Maurois, me “Dumas: The Life of a Playëright” (1957).

Biografia e Mauroisit hedh dritë mbi mënyrën sesi Dumas merr frymëzim nga realiteti dhe e përpunon atë: “Dumas ishte një mjeshtër i shkrimit që përdorte histori të vërteta për të ndërtuar tregime të gjalla dhe të fuqishme. Rasti i Pierre Picaud ishte një prej tyre, ku historia e një njeriu të dënuar padrejtësisht dhe kthimi i tij triumfal u shndërrua në një kryevepër.”

Ndërsa Encyclopaedia Britannica, një ndër më prestigjiozet e shumë referimeve për të dritësuar të vërtetën, shkruan: “Konti i Monte Kristos është frymëzuar nga disa ngjarje reale dhe histori njerëzish që kanë përjetuar burgim të padrejtë dhe hakmarrje, duke përfshirë legjendën e Pierre Picaud.”

Artikuj në faqet e historisë franceze përmendin Fenestrelle si një burg i njohur për të dënuarit politikë dhe tradhtarët e supozuar gjatë periudhës napoleoniane.

Gjithsesi “Kontit të Monte Kristos” i Alexandre Dumas është një legjendar i letërsisë dhe një nga romanet më të jashtëzakonshëm të shkrimtarit, dhe historia e Pierre Picaud askush nuk e përjashton si personazhin, historia e të cilit duke hyrë në legjendë ka mundur të mbërrijë te ëndja e shkrimtarit të madh, i cili e ktheu atë në një monument.

Në fund të këtij udhëtimi mes faqes së dokumentit historik dhe faqes së romanit, mbetet e pamohueshme se “Konti i Monte Kristos” i Alexandre Dumas është më shumë se një histori hakmarrjeje: është dëshmi e fuqisë së letërsisë për të kthyer një dramë njerëzore në legjendë. Pierre Picaud, me të gjitha hijet dhe dritat e rrëfimit të tij, qëndron si figura e errët që projektoi një mit. Dumas, me mjeshtërinë e tij, e përpunoi këtë mit duke i dhënë një fytyrë të paharrueshme, një emër që kalon shekujt dhe një aventurë që përtej së vërtetës dhe së trilluarës mbetet një thesar i pashlyeshëm në kujtesën e letërsisë botërore. Në këtë bashkim të reales me të trilluarën qëndron edhe bukuria e saj e pashuar.

 

Kuriozitete

“Konti i Monte Kristos”, Roman me pjesë që pushtoi Parisin. “Le Comte de Monte‑Cristo” nuk doli fillimisht si libër i plotë. Ai u botua kapitull pas kapitulli në gazetën pariziane Journal des Débats (1844–1846).
Çdo kapitull linte pezull lexuesit dhe krijoi një ethe leximi në Paris. Dumas madje mori letra nga lexuesit që i luteshin të mos e vriste Edmond Dantès-in apo të mos e kthente në tiran. Njëjtë si serialet televiziove sot.

Ishulli ekziston vërtet.
Monte Cristo është një ishull real në arkipelagun toskan, Itali.
Në kohën e Dumas-it ishte i pabanuar dhe i mbështjellë me mister. Sot është park natyror dhe i vizitueshëm vetëm me leje të veçantë. Shumë vizitorë e lidhin ende me thesarët e romanit.

Burgu ekziston vërtet
Fortesa famëkeqe Château d’If, pranë Marsejës, ishte një burg i vërtetë ku mbaheshin të burgosur politikë.
Sot është muze. Në një nga qelitë e tij turistët shohin shënimin “Qelia e Edmond Dantès”, edhe pse është një vendosje simbolike.

Romani ishte bashkëautorësi: Dyshja krijuese ishe Dumas & Maquet
Shpesh harrohet se Dumas bashkëpunoi ngushtësisht me Auguste Maquet, një historian që hulumtonte ngjarje reale. Maquet i solli Dumas-it idenë fillestare nga arkivat dhe të dy bashkë e kthenin në roman. Por fama mbeti pothuajse krejtësisht e Dumas-it.

Një roman me tematika universale
Dumas, i biri i një gjenerali me prejardhje kreole, kishte ndjerë në lëkurë padrejtësinë shoqërore dhe racore.
Shumë studiues thonë se Monte Kristoja është një reflektim i fshehtë mbi padrejtësinë dhe fuqinë për t’u ringjallur pas dënimeve të pamerituara.

Legjenda e thesareve mesjetare
Ideja e një thesari të fshehur është një motiv i vjetër mesjetar. Në Mesdhe, tregimet e piratëve dhe të templarëve janë bashkuar në një mozaik legjendash që Dumas e përdori mjeshtërisht.

Gjithashtu, “Konti i Monte Kristos” ka patur mbi 40 adaptime në ekran, nga filmat e hershëm të viteve 1900 deri te versionet moderne: filmi i vitit 1934 me Robert Donat, filmi i 2002 me Jim Caviezel.

Për të shkuar te serialet televizive franceze dhe madje edhe një anime japoneze (Gankutsuou: The Count of Monte Cristo, 2004) që e zhvendos historinë në një univers futurist.

Interesatn është fakti se Dumas nuk përmendi kurrë Picaud-in me emër.
Megjithëse studimet (Decaux, Bonnot) provojnë se rrëfimi i Picaud-it gjendet në arkivat që Dumas përdori, ai nuk e deklaroi kurrë zyrtarisht këtë lidhje. Kjo mungesë shpjegimi vetëm sa shton aurën misterioze të romanit.

Në shumë gjuhë, përfshirë frëngjishten dhe anglishten, “Hakmarrja e Monte Kristos” është kthyer në metaforë për një hakmarrje të menduar gjatë dhe të përmbushur me finesë.

Edhe pse u shkrua mbi 180 vjet më parë, romani vazhdon të ribotohet, të përkthehet dhe të rishfaqet në media të reja.
Nga librat audio, te versionet grafike e deri te adaptimet e reja kinematografike, Konti i Monte Kristos mbetet një aventurë e pavdekshme.

 

Previous Post

Beteja e Cascina-s, kur arti u kthye në arenë rivaliteti mes titanëve të Rilindjes, Leonardo da Vinçi dhe Mikelanxhelo Buonaroti

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Konti i Monte Kristos” i Alexandre Dumas dhe historia e vërtetë e legjendës Pierre Picaud, dhe ajo e pretenduar

“Konti i Monte Kristos” i Alexandre Dumas dhe historia e vërtetë e legjendës Pierre Picaud, dhe ajo e pretenduar

July 26, 2025
Beteja e Cascina-s, kur arti u kthye në arenë rivaliteti mes titanëve të Rilindjes, Leonardo da Vinçi dhe Mikelanxhelo Buonaroti

Beteja e Cascina-s, kur arti u kthye në arenë rivaliteti mes titanëve të Rilindjes, Leonardo da Vinçi dhe Mikelanxhelo Buonaroti

July 26, 2025
Rembrandt, adhurimet vështrojnë thellësinë e ngjyrës që ravijëzon shprehinë prej drite të shpirtit

Rembrandt, adhurimet vështrojnë thellësinë e ngjyrës që ravijëzon shprehinë prej drite të shpirtit

July 25, 2025
Shën Kristina e Bolsenas, një shenjtore që e tejkalon kohën duke jetuar në art, në rite, në legjenda

Shën Kristina e Bolsenas, një shenjtore që e tejkalon kohën duke jetuar në art, në rite, në legjenda

July 24, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj