Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët

July 15, 2025
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët
19
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Në një kohë kur statujat e mëdha kërkojnë të kujtojnë lavdinë e burrave të luftës, në një cep qyteti qëndron e heshtur një grua prej bronzi, e kërrusur nën barrën e sendeve shtëpiake, ndërsa mban fëmijët për dore. Një vepër që nuk kërkon pushtet, por drejtësi, një heshtje që zëshëm i flet të sotmes indiferente, ndërgjegjes së kohës që e mban këtë peshë. Artisti me këtë sublimitet komunikimi, nuk shpall fitore, por i bën homazh një përkushtimi që mbetet zakonisht i padukshëm. Në këtë reflektim, qasem t’i jap zë kësaj vepre dhe peshës që ajo mbart,  jo vetëm fizikisht, por moralisht dhe në aspektin shoqëror.

Vepra është realizuar nga artisti spanjoll Isaac Cordal, i njohur për ndërhyrjet e tij të thella në hapësira urbane, ku përmes instalacioneve të vogla rrëfen dramën e jetës moderne. Kjo skulpturë, që ka qarkulluar gjerësisht në rrjete sociale pa autorësi të saktë, është një ndër ato kujtesa vizuale që nuk harrohen lehtë. Gruaja e bronztë nuk qëndron në triumf, por e kërrusur, e rënduar, e heshtur, dhe megjithatë e pathyer.

Ngarkesa e saj nuk është simbolike, është reale. Janë fshesa, lavatriçe, enë, bidona, lodra, valixhe, kova, që mbulojnë kurrizin e saj të përkulur. Ato janë metafora e punës së pambarimtë, që përbën themelin e jetës familjare, dhe të vetë ekzistencës shoqërore. Kjo nuk është thjesht barrë shtëpiake, është barrë strukturore. Një peshë që s’ka pushim, që s’ka orar, që shpesh nuk njeh falënderim.

Ajo nuk rrëzohet. Mbështet fëmijët që kapen pas saj. Tregon një qëndresë që nuk buron nga forca fizike, por nga forca morale e dashurisë, nga shpirti i saj i paepur, nga misioni i vetmohimit. Ky është mesazhi që Cordal na jep pa folur, se dashuria e gruas është një formë rezistence. Se puna e saj nuk është thjesht shërbim, por akt krijimi të vazhdueshëm. Ajo mban mbi vete gjithçka dhe sërish, gjen hapësirë për t’u përkulur mbi një fëmijë, për ta ledhatuar, për të dhënë siguri.

Grupi kulturor lokal Asociación Cultural Octubre de Torrelavega realizoi këtë skulpturë të quajtur “Dashuria e një Nëne” si pjesë të një instalacioni më të madh artistik me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së barazisë gjinore.

“Kjo nuk është thjesht një statujë, por një kujtesë e fuqishme se themelet e shoqërisë sonë janë ndërtuar mbi shpatullat dhe duart e palodhura të grave që mbajnë familjen dhe rrisin jetën.”

Është e vërtetë. Kjo vepër nuk ka për qëllim të dekorojë sheshet, por të godasë ndërgjegjen tonë kolektive. Të na bëjë të ndalojmë dhe të shohim,  jo thjesht artin, por realitetin që ai përfaqëson. Në një botë që vrapon pas suksesit të dukshëm, kjo statujë na kujton suksesin që nuk ka podium, por që mban gjithçka mbi supe.

Nëse ndalemi për një çast dhe pyesim veten “Kush e mban botën?”, përgjigjja nuk vjen nga zyrat, as nga parlamentet, as nga podiumet e lavdisë. Vjen nga kjo figurë qëndrestare gruaje, që e përkulur, por jo e dorëzuar, vazhdon të ecë. Vepra e Cordal është një homazh i vonuar për nënat, gratë, motrat, për heroinat e heshtura të jetës sonë të përditshme.

Sepse vetëm kur të mësojmë ta shohim këtë peshë, do të jemi të denjë të flasim për barazi, për drejtësi, për nderim të vërtetë.

© Albert Vataj

 

Tags: Albert Vataj
Previous Post

Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror të njohur si Mona Lisa

Next Post

“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

Next Post
“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

Kur aroma vendos përpara ndjenjës, çfarë na thotë era e djersës për dashurinë?

July 15, 2025
“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

“Mëshira”-t pikëlluese të vdekjes së Jezusit, në tablotë e paraprijësit të barokut italian, Annibale Carracci

July 15, 2025
Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët

Pesha e padukshme, gruaja që mban botën mbi supe, kumt për një skulpturë që flet më shumë se fjalët

July 15, 2025
Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror të njohur si Mona Lisa

Lisa del Giocondo, fisnikja që koha e ktheu në misterin më magjepsës të artit botëror të njohur si Mona Lisa

July 15, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj