Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Historia e Lejlës dhe Maxhnunit për dashurinë, nga perlat e Rumit

June 29, 2025
in Dashuri, Slider, Të përzgjedhurat
Historia e Lejlës dhe Maxhnunit për dashurinë, nga perlat e Rumit
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Ka rrëfime që nuk i përkasin vetëm një kohe, një kulture apo një gjuhe, ato jetojnë si metafora universale të ndjenjave më të thella njerëzore. Një i tillë është rrëfimi i përjetshëm për Lejlën dhe Maxhnunin, që në variantin e përçuar nga Elif Shafak, përmes penës së saj të ngrohtë dhe reflektive, na vjen në një episod të thukët: takimi i Lejlës me perandorin Harun Er-Rashid.
Ky fragment nuk është thjesht një episod kurioz për një grua që tronditi mendjen e një poeti, është një dritare që na fton të shohim përtej syrit të zakonshëm. Është një kritikë e heshtur ndaj gjykimit sipërfaqësor, një ftesë për të kuptuar se dashuria nuk është një reagim ndaj formës, por një akt i thellë shpirti, që kërkon sy të tjerë, sytë e atij që dashuron.
Përmes këtij tregimi, ngrihet një pyetje themelore, që kapërcen kufijtë e një romance. A mund të kuptohet dashuria, pa qenë i dashuruar? Në këtë pikë, rrëfimi kthehet në urti sufiste, ku ndjenja është udhë, misteri është udhërrëfyes, dhe dashuria, e pashpjegueshme në thelb, bëhet vetë shpjegimi i gjithçkaje.
Ky pasazh i Elif Shafak, i frymëzuar nga thesaret e mençurisë së Rumit, na thërret të thellohemi jo vetëm në kuptimin e dashurisë si ndjenjë, por edhe si mënyrë e të parit, si formë e njohjes së botës dhe të tjetrit. Ai na mëson se bukuria e vërtetë nuk është në atë që shihet, por në mënyrën si shihet. Dhe ndoshta, vetëm zemra që e ka njohur dashurinë mund të shohë në të vërtetë.
***
Kjo është një histori për Lejlën dhe Harun Er-Rashidin, perandorin e famshëm.
Kur dëgjoi se një poet me emrin Kajsi ishte dashuruar marrëzisht me Lejlën dhe kishte humbur mendjen prej saj, aq sa i kishin vënë nofkën Maxhnuni, i çmenduri, perandori u bë jashtëzakonisht kureshtar për gruan që kishte shkaktuar një dhembje të tillë.
“Kjo Lejla duhet të jetë një krijesë e jashtëzakonshme. Një grua shumë më superiore se të gjitha gratë e tjera. Ndoshta është një magjistare, e pakrahasueshme për nga bukuria dhe hiret.”, mendoi ai.
I ngazëllyer, i intriguar dhe plot kërshëri, ai përdori çdo mënyrë për të gjetur një mundësi që ta shihte Lejlën me sytë e vet.
Më në fund, një ditë, Lejlën e sollën në pallatin e perandorit. Kur ajo hoqi vellon, perandori u zhgënjye. Jo se Lejla ishte e shëmtuar, e sakat apo plakë. Por ajo nuk ishte as jashtëzakonisht tërheqëse. Ishte një qenie njerëzore me nevoja të zakonshme dhe me disa të meta, një grua e thjeshtë, si mijëra të tjera.
Perandori nuk e fshehu dot zhgënjimin.
“Ti qenke ajo për të cilën Maxhnuni ka humbur mendjen? Si ka mundësi? Ti dukesh kaq e zakonshme. Çfarë ka të veçantë tek ti?”
Lejla buzëqeshi.
“Po, unë jam Lejla dhe ti nuk je Maxhnuni,” u përgjigj ajo. “Duhet të më shohësh me sytë e Maxhnunit. Përndryshe, nuk do ta kuptosh kurrë këtë mister që quhet dashuri.”
A ekziston ndonjë mënyrë për ta kuptuar ç’është dashuria, pa qenë më parë i dashuruar?
Dashuria nuk mund të shpjegohet. Ajo vetëm mund të përjetohet.
Dashuria nuk mund të shpjegohet, dhe megjithatë ajo shpjegon gjithçka.
Burimi: “Dyzet Rregullat e Dashurisë” – Elif Shafak
Përgatiti: Albert Vataj
Tags: Albert Vataj
Previous Post

Histori nga një testament i dashurisë që nuk pushoi kurrë së shpresuari, një përshpëritje kujtese për fëmijët e braktisur të fatit

Next Post

29 qershor 1920, një mbrëmje përjetësimi, studentët shqiptarë në Vjenë nderojnë Aleksandër Moisiun

Next Post
29 qershor 1920, një mbrëmje përjetësimi, studentët shqiptarë në Vjenë nderojnë Aleksandër Moisiun

29 qershor 1920, një mbrëmje përjetësimi, studentët shqiptarë në Vjenë nderojnë Aleksandër Moisiun

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

Oriana Fallaci: “Të jesh grua”, një mësim i hidhur dhe i bukur nga “Letër për një fëmijë të palindur”

June 30, 2025
Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

Një vit nga ikja e Agim Doçit, nga shndrrimi në jehonë i zërit që kumboi gjëmimshëm në ndërgjegjen tonë kolektive

June 29, 2025
Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

Atlasi Farnese, kur qielli bëhet barrë e art… dhe simbolizon njeriun që mbart mbi supe fatin dhe njohurinë e universit

June 29, 2025
La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

La Sagrada Família, tempulli i madhështisë së adhurimit të Zotit, lutja që shtrihet nga toka drejt qiellit

June 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj