Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

William-Adolphe Bouguereau, kjo cytje ngasëse estetike e traditës akademike franceze, piktori i dritës përshkuese

August 19, 2025
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
William-Adolphe Bouguereau, kjo cytje ngasëse estetike e traditës akademike franceze, piktori i dritës përshkuese
50
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Pak artistë të periudhës moderne kanë përjetuar kontraste kaq të theksuara mes fatit kritik dhe atij komercial, gjatë dhe pas jetës së tyre, sa William-Adolphe Bouguereau. Në kohën e vet, ky piktor neoklasik ishte ndër emrat më të respektuar të botës perëndimore: i nderuar me çmime zyrtare, i përkëdhelur nga borgjezia që blinte art, i dashur si mësues dhe i suksesshëm në treg si pak kush tjetër. Tablotë e tij fetare e mitologjike, aktet klasike dhe skenat natyraliste të jetës fshatare prodhoheshin me ritëm të jashtëzakonshëm për një publik të pangopur. Vetë ai shprehej: “çdo minut i imi kushton 100 franga”.

Megjithatë, pas vdekjes së tij, reputacioni pësoi rënie të fortë. Me rënien e pikturës akademike nga piedestali i kritikës, Bouguereau u gjykua shpesh si një tregtar i sistemit: një prodhues i pamjeve të përsosura por të ftohta, të dizajnuara për të kënaqur shijet mesatare. Një vlerësim i tillë, retrospektivisht, duket i padrejtë. Si vizatues, ai kishte një talent të rrallë dhe një aftësi të jashtëzakonshme në figuracion. Në thelb, shijet e tij ishin më tradicionale dhe qasja ndaj karrierës më pragmatike e më e përqendruar në përfitim sesa ajo e kolegëve avangardë.

Bouguereau u bë i njohur gjithashtu për përplasjet me impresionistët dhe grupet e tjera novatore të shekullit XIX. Ai i përçmonte për mungesën e saktësisë teknike, ndërsa ata e shihnin si simbol të artit të ngurtë e të stërpunuar. Vetë artisti deklaronte: “Sa për impresionistët, pointilistët, e të tjerë, nuk mund të diskutoj për ta. Nuk shoh siç shohin ata, apo siç pretendojnë se shohin.” Kritiku natyralist Louis de Fourcaud shtonte: “Në vëzhgimin e natyrës, Bouguereau është gjithmonë viktimë e dëshirës së tij për ta përmirësuar atë.”

Së bashku me figura si Alexandre Cabanel dhe Jean-Louis-Ernest Meissonier, Bouguereau përfaqësonte brezin e fundit të piktorëve neoklasikë aktivë gjatë viteve 1850–1890. Edhe pse sot kujtesa kolektive shpesh lidhet me triumfin e impresionizmit, në kohën e vet këta artistë gëzonin më shumë sukses dhe jehonë publike, me Bouguereau që veçohej për mjeshtërinë e aktit klasik.

Përtej reputacionit të tij si figurë “reaksionare”, ai mbetet i paharruar si mësues. Në Académie Julian, Bouguereau u bë mbrojtës i zellshëm i trajnimit të studenteve femra, duke u dhënë atyre një hapësirë të pazakontë për kohën. Një nga nxënësit e tij, piktori amerikan Edmund Wuerpel, e kujtonte: “Gjithmonë i butë, gjithmonë i drejtë, kurrë nuk thoshte gjëra që nuk i mendonte me të vërtetë […] ishte kënaqësi dhe privilegj ta dëgjoje.”

Materiali burimor për këtë pikturë është Kënga XXX nga sekuenca “Inferno” e Komedisë Hyjnore (1308-20) të poetit mesjetar Dante Alighieri. Në këtë pjesë, poeti Dante dhe udhërrëfyesi i tij Virgjili zbresin në rrethin e tetë të ferrit, ku takohen me shpirtrat e torturuar të “falsifikuesve” (falsifikuesve dhe mashtruesve). Bouguereau ka të ngjarë të jetë frymëzuar nga vargjet e mëposhtme nga poema: “Ndërsa pashë dy hije të zbehta dhe të zhveshura, / Të cilat, duke kafshuar, vraponin në mënyrën që vrapon një derr i egër, kur del nga stalla.” Në plan të parë, Capocchio i zemëruar – një mik nga ditët e shkollës së Dantes, i cili u dogj në turrën e druve si alkimist – sulmohet nga Gianni Schicchi, një tjetër bashkëkohës i Dantes, i cili kishte imituar një të vdekur për të vjedhur trashëgiminë e tij. Një demon qëndron pezull në sfond, ndërsa shpirtra të tjerë të mallkuar përpëliten në peizazhin e zjarrtë.
Bouguereau e paraqiti këtë vepër atipike makabre në Sallonin e vitit 1850, në një kohë kur ai sapo po e vendoste veten si piktor Akademik. Vepra mori vlerësime të konsiderueshme nga kritikët, përfshirë edhe nga shkrimtari Théophile Gautier, i cili vuri në dukje vëmendjen e Bouguereau ndaj muskulaturës dhe dramës narrative. Përmes studimeve të tij në École des Beaux-Arts, Bouguereau ishte ndeshur me veprat e piktorëve të mëdhenj neoklasikë dhe kishte përvetësuar një modë bashkëkohore për subjektet e errëta nga letërsia mesjetare. Në këtë pikë të hershme të karrierës së tij, ai ishte gjithashtu i shqetësuar për të shfaqur aftësitë e tij teknike, duke kapur poza nudo të tendosura në mënyrë të pazakontë.

William-Adolphe Bouguereau gjaset me ken francezi më i madh i piktorës akademike të shekullit të 19. Nuk ka asnjë mëdyshje se ai ishte më i miri në teknikën e tij. Jetoi me tablonë, në çdo penelatë ai kridhet me një pasion të parrëfyer përjetimi. Askush, më parë e më pas nuk e fotografoi me delikatesën e puhiztë të penelit gufin e ndjenjave që e shtërzenin së brendshmi. Aftësitë e tij e projektimit nëpërmjet ngjyrave, dritëhijes, linjave, ishin të pabesueshme, drithëruese. Afria me trupat në formën e tyre më të pafajshme, lakuriqsinë, ishte tharmi i një lënde që të ngas, të tërheq në lojën dalldisëse të përjetimit. Kurmi erdhi nëpërmjet tij, me të njëjtin solemnitet si prej vetë krijuesit. Drita lëshohet mbi purtekun e linjave që harlisen në tablo, siç lëshohet gjithëkohja e jetësores që këto gjallni trupore lanë dorzanë në penelatat e këtij kujdestari sqim. Ngjyrat përmbahen, por jo loja që të fton, në  punët e Bouguereau. Aftësia e tij për të kumtuar trajtën njerëzore të shëmbëllimit është e patëdytë.

Gjithçka në botën e tij cytëse dhe penelatëse është idilike. Magjeps në çdo tablo me reflektimin si në një pikë vese të subjektit. Hutimi i një vashe të prushur prej pasioneve kridhet para ëndjes si një përfytyrim i qëndisur ngeshëm nga përsosmëria. Çdo vështrim që buron prej këtyre tablove është kaq i ngulmët e kaq i kthjellët, siç munden të jenë vetëm rrezet mëngjesore të dritës që lëshohen mbi prarimin e heshtun të një zgjimi.

Krejtçfarë orvatet të dëshmojë këtë galeri të begatë të Bouguereau është mahnitëse, edhe për ata që rendin pas melodisë që lëshojnë telat e tendosur të sentimenteve të tyre ka një etyd përshkues.

Si askush tjtetër ai u desh të bëntë ballë një hakërrie të patreguar. Ishte I keqkupturi I kohës së tij, I keqtrajtuar dhe I fyer. Por nuk u ndal ai “djal I keq” së sodituri veten teksa qëndron në këmbë në direkun e anijes që përpëlitet mes dallgëve që nuk mjaftohen ta gllabërojnë. Si një albatros ai rendi përkundër stuhisë.

E tashmja jonë pluskon shumë larg epokës viktoriane. Kjo nuk duhet t’I ngaste aq zemëratë ndaj një shtresimi të patjetërsueshëm në historinë e artit, vetëm se ne kemi rendur. Ashtu siç ne kandemi para pikturave të Rembrandt dhe Rubens anipse nëpër të ka çasje për të shkarë prej tabanit të skenave biblike dhe mitologjike, ne gjithqysh jemi këndejpari për të shijuar artin viktorian. Ndërsa e tashmja jonë rritet gjithnjë e më cinik dhe më e prirur për të trajtuar gjëndjet boshe të trazimit nëpërmjet shëmtisë, nuk ka pse ta trajtojë si puthje me djallin nevojën e njerit në gjithkohjen e vet për tu përqafur me sentimentalizmin.

Nuk u kursyen ta ndërsenin qiellin e tij të kthjellët mrrylje shigjetime rrufeshë. Gjithqysh ai asht aty ku admiruesit andem me e kërshërit. Erdhi siraja me e kqyr jashtë virrmave dhe përbaltjes, ndërzimeve të helmatisuna e fytyrave të vrerosuna. Shumë galeri dhe muzeume, te e vona rrëmuan nëpër bodrume, e çburgosen prej pluhnit të harrësës dhe e nderën për sytë e publikut, duke korigjuar një gamin të së shkumes, duke e zdryp prej ngrehalulcjes tiraninë e anatemimit.

Rikthimi I lavdisë së artit viktorian është një qasje e dakordësisë që piktura tradicionale ka bërë mbi këtë themel shijesh estetike. Pra është një afri me impulsin e ndjenjave, e cila kërkon të struket pas formave dhe mjeteve të ndryshme shprehëse.

Konsumi po shfaq tendenca, të cilat dëshmojnë në një farë mënyre shterrimin e ideve inovative të trajtimit dhe teknikave. Masivizimi I artit si lëndë e bashkëjetesës estetike ka shfaqur nevojën e njeriut bashkëkohor për të besuar në përjashtimin e lëndës ideo-konceptuale. Realizmi dhe impresionizmi, shtesime të tejkaluara e gjejnë veten sot të rrethuar nga një interesim dhe ledhati kërshëritëse.

William-Adolphe Bouguereau (30 nëntor 1825 – 19 gusht 1905), piktor francez i traditës akademike. Në galerinë e tij krijuese ai përfshi temën mitologjike mitologjike. Ajo çka e veçon Bouguereau është interpretimi modern i subjekteve klasike, me dominim të theksuar te trupi i femrës, hiret dhe kohët psikologjike të saj si vajzë, si dashnore, si grua, si nënë, si hyjëlindëse. Gjatë jetës së tij ka përftuar një popullaritet të konsiderueshëm në Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Në fillim të shekullit të njëzetë, Bouguereau dhe arti i tij u shikua vëngër, kjo për shkak të ndryshesave që mëkonte shija estetike në art. Në vitet 1980, një ringjallje e interesit në pikturë çoi në një rizbulimin e Bouguereau dhe punës së tij. Gjatë gjithë rrjedhës së jetës së tij, Bouguereau mësohet të ketë lënë një testamen krijues të përbërë nga 822 piktura. Për fat të keq një pjesë e këtij visari tç çmuar është ende i kyçur në mungimin e vendodhjes.

Tags: Albert VatajWilliam Adolphe Bouguereau
Previous Post

“La Pietà” e Ippolito Scalza, një himn hyjnor i dhimbjes dhe një altat i zëshmërisë së gurit

Next Post

Faik Konica me Sekretarin amerikan të Shtetit Frank Kellogg, historia e një fotografie, por edhe e një kapitulli dinjitoz diplomatik

Next Post
Faik Konica me Sekretarin amerikan të Shtetit Frank Kellogg, historia e një fotografie, por edhe e një kapitulli dinjitoz diplomatik

Faik Konica me Sekretarin amerikan të Shtetit Frank Kellogg, historia e një fotografie, por edhe e një kapitulli dinjitoz diplomatik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Pieter_Bruegel_de_Oude_-_De_bruiloft_dans_Detroit-1024x777

“Murtaja e Vallëzimit” në Strasburgun e vitit 1518, një kapitull i errët mes historisë dhe mitit

September 15, 2025
Derinkuyu në Kapadokia, qyteti nëntokësor që sfidon imagjinatën dhe e bën historinë të marrë frymë në thellësitë e tokës

Derinkuyu në Kapadokia, qyteti nëntokësor që sfidon imagjinatën dhe e bën historinë të marrë frymë në thellësitë e tokës

September 14, 2025
Evi, Circa magjistare që magjeps Odiset e poezisë me zërin dhe shpirtin magjepsës, në ishullit EuroStar FM 94.4 MHz

Evi, Circa magjistare që magjeps Odiset e poezisë me zërin dhe shpirtin magjepsës, në ishullit EuroStar FM 94.4 MHz

September 14, 2025
Prof. Wilfried Fiedler, albanologu gjerman që e blatoi jetën në shërbim të gjuhës shqipe Albert Vataj

Prof. Wilfried Fiedler, misionari i albanologjisë dhe ndërtuesi i urave mes kulturave

September 14, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj