Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Leonardo da Vinci, rikthehet pas pesë shekujsh si një frymëzues i fashioni-t

June 23, 2025
in A e dini se?, Slider, Të përzgjedhurat
Leonardo da Vinci, rikthehet pas pesë shekujsh si një frymëzues i fashioni-t
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Albert Vataj 
Askush nuk do ta besonte se një ditë do të mund të shihte nën llamburitjet verbuese të pasarelave të modës së shekullit XXI, një aksesor elegant dhe shumë i hirshëm, që vjen nga mesjeta, nga njëri prej kolosëve të Rilindjes së Artë, nga i madhi Leonardo da Vinçi.
E quajmë mitin i themelit të artit dhe të crossover-it në modë, në qoftë se ju pëlqen: në librin e saj të ri, “Jeta dhe sekretet e veshjeve”, akademikja, Shahida Bari, tregon se Leonardo da Vinci nuk ishte vetëm një piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe shkrimtar, por edhe një pionier në fushën e dizajnit të aksesorëve.
Shahida Bari veçon një imazh nga “Codex Atlanticus” i Leonardos, që përshkruan në një prej vizatimeve të tij një qese lëkure. “Qesja, në shumë mënyra, është e ngjashme me një kuletë të shekullit të XX”, tregon ajo për CNN .
“Ka fiksuese prej bronzi në majë, është bërë prej lëkure kafshe ngjyrë kafe, dhe ka një kapëse të madhe. Është si një kuletë klasike që mund të kishte mami im”, thotë akademikja. Në të vërtetë, vizioni i Leonardos ka qenë aq i qëndrueshëm saqë në vitin 2012 marka italiane Gherardini shkoi aq larg sa të prodhonte një çantë duke i’u referuar dizajnit të mjeshtrit të madh të Rilindjes së Artë.
Sigurisht, shumë artistë bashkëkohorë kanë ndjekur hapat e Leonardos, ashtu siç bënë edhe studjues dhe personalitete krijuese të fushave të tjera, ku Leonardo dha ide novatore dhe ngjizi alfabetin e komunikimit shkencor, artistik dhe estetik. Në vitin 2017, Jeff Koons bashkëpunoi me Louis Vuitton për prodhimin e një serie çantash të frymëzuara nga stilet e artit historik (duke përfshirë edhe vetë Mona Lizëna të Leonardos). Për të vijuar më tej, në 2013, Damien Hirst u bashkua me Prada për të prodhuar çanta të vogla Plexiglas, dekoruar me dizajne të insekteve.
Artisti i radhës që hyri në këtë ngasje është Sterling Ruby, i cili kohët e fundit zbuloi linjën e tij të re të modës në Firence – duke përfshirë pajisje të tilla si ‘një kuletë drejtkëndëshe të prodhuar tërësisht nga metalet e argjendta”. Ja se çfarë bën një artist i madh si Leonardo, josh gjigandët e modës dhe fashionit, duke bëra që të ridimensionojnë figurën e këtij mjeshtri të madh.
Tags: Albert VatajLeonardo da Vinci
Previous Post

Jorgjie Truja, zëri i magjishëm i skenës operistike, që erdhi si një testament i gjallë i ndjeshmërisë shqiptare

Next Post

Besim Levonja, zëri i skenës që ende buçet në kujtesë

Next Post
Besim Levonja, zëri i skenës që ende buçet në kujtesë

Besim Levonja, zëri i skenës që ende buçet në kujtesë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
William-Adolphe Bouguereau, kjo cytje ngasëse estetike e traditës akademike franceze, piktori i dritës përshkuese

William-Adolphe Bouguereau, kjo cytje ngasëse estetike e traditës akademike franceze, piktori i dritës përshkuese

June 23, 2025
“La Pietà” e Ippolito Scalza, një himn hyjnor i dhimbjes dhe një altat i zëshmërisë së gurit

“La Pietà” e Ippolito Scalza, një himn hyjnor i dhimbjes dhe një altat i zëshmërisë së gurit

June 23, 2025
Besim Levonja, zëri i skenës që ende buçet në kujtesë

Besim Levonja, zëri i skenës që ende buçet në kujtesë

June 23, 2025
Leonardo da Vinci, rikthehet pas pesë shekujsh si një frymëzues i fashioni-t

Leonardo da Vinci, rikthehet pas pesë shekujsh si një frymëzues i fashioni-t

June 23, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj