Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

Historia e një profesori shqiptar nga Kalabria, ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës shqipe

June 23, 2025
in Slider, Të përzgjedhurat, Traditë
Historia e një profesori shqiptar nga Kalabria, ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës shqipe

Vasha arbëreshe me veshjet e tyre karakteristike gjatë një manifestimi festiv në rrugët e Parisit, me rastin e inaugurimit të Sheshit "Scanderbeg", më 6-7 maj 1980. I pranishëm ishte edhe stërnipi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. Gjatë këtij eventi u kënduan këngë shqiptare dhe u kërcyen valle të traditës sonë, të ruajtura me fanatizëm brez pas brezi nga arbëreshët.

0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj 
Kjo përvojë jetësore e kakohshme është sa e bukur aq dhe emocionuese. Në të mishërohet shpirti i paepur shqiptar, qëndresa dhe ndjeshmëria epike që shqiptarët i kanë bërë armikut më të pamëshirshëm: asimilimit, tjetërsimit, shkombtarizimit.
Aty nga fundi i viteve gjashtëdhjetë të shekullit XX, një profesor nga Kalabria, Luigi Giuri, jetonte në Paris, ku jepte kurse të gjuhës dhe letërsisë italiane. Ai ishte një ndër ata arbëreshë që, megjithë shekujt e largimit nga atdheu mëmë, kishte ruajtur me fanatizëm e me dashuri të rrallë ndjenjën shqiptare dhe gjuhën e të parëve.
Fëmijët e tij flisnin shumë mirë shqip, italisht, anglisht dhe frëngjisht – një pasuri e vyer gjuhësore. Por një mbrëmje, kur u kthye nga universiteti, i dëgjoi bijtë e tij teksa bisedonin në frëngjisht me njëri-tjetrin. Heshti për një çast. Pastaj mblodhi familjen dhe duke treguar derën e shtëpisë, tha me një ton që nuk linte vend për asnjë keqkuptim:
“Kjo derë mbyllet jo vetëm për të mos hyrë qentë dhe furtunat, por edhe për të mos dalë prej këtej ajo çka na përket vetëm neve. Nën këtë çati do të flitet vetëm gjuha jonë shqipe. Kurrë mos harroni se jemi shqiptarë.”
Ky akt, i thjeshtë në dukje, është një betejë e vogël personale që bëhet pjesë e një lufte të madhe shpirtërore: ajo për të mos u harruar, për të mos u bërë hije në historinë e vet.
Dhe do të pyesnit me të drejtë: si kanë mundur arbëreshët ta mbajnë shqiptarinë të gjallë për pesë shekuj? Si ka mundësi që në kushte shpeshherë të pafavorshme, të rrethuar nga kultura më të mëdha dhe më të pranishme, ata kanë ruajtur gjuhën, zakonet, kostumet, vallet dhe këngët e të parëve?
Patjetër që kjo është një nga mënyrat: mbyllja e derës që ruan brenda shpirtin e një populli, një gjuhë që nuk ka kërkuar kurrë pushtim, por vetëm kujtesë. Dhe është pikërisht kujtesa ajo që po e humbasim me shpejtësi.
Sot, shqiptarët janë më të lirë se kurrë, më të përhapur se kurrë, por ndoshta edhe më të larguar nga vetvetja se asnjëherë më parë. Shqipja, Shqipëria, historia dhe identiteti i saj nuk i dhanë më shumë arbëreshëve, por ata dëshmuan se e deshën më shumë atë. Nuk kërkuan shpërblim për dashurinë e tyre, ua mjaftoi përkatësia dhe krenaria e heshtur.
Ajo që bëri profesori kalabrez ishte, për nga përmasa, ndoshta e vogël – por për nga kuptimi, një testament i pasionit. Ai e deshi shqiptarin në shpirt, ndërsa shumë prej nesh e duam vetëm në flamur, vetëm në brohoritje. Ai e bëri vepër dashurinë për kombin – këta sot e bëjnë plaçkë për tregjet e propagandës dhe tollovisë. Ndryshe, si mund të kuptohet kjo situatë alarmante në të cilën ndodhet integriteti i identitetit tonë?
Shpesh, humbja nuk ndodh me zhurmë, por me heshtje. E gjuha, kur hesht, nuk mbetet më gjuhë, por bëhet relike, bëhet stoli muzeu.
(Në foto: Vasha arbëreshe me veshjet e tyre karakteristike gjatë një manifestimi festiv në rrugët e Parisit, me rastin e inaugurimit të Sheshit “Scanderbeg”, më 6-7 maj 1980. I pranishëm ishte edhe stërnipi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjatë këtij eventi u kënduan këngë shqiptare dhe u kërcyen valle të traditës sonë, të ruajtura me fanatizëm brez pas brezi nga arbëreshët.)
Tags: Albert Vataj
Previous Post

Memorandumi i Greçës, akti themelues i programit kombëtar shqiptar që ndezi shkëndinë e parë të mëvetësisë

Next Post

Të lindësh dhe rritesh i lidhur. Kur dashuria vishej me fasha dhe foshnja kyçej në frikën dhe pasigurinë e shpërgenjve

Next Post
Të lindësh dhe rritesh i lidhur. Kur dashuria vishej me fasha dhe foshnja kyçej në frikën dhe pasigurinë e shpërgenjve

Të lindësh dhe rritesh i lidhur. Kur dashuria vishej me fasha dhe foshnja kyçej në frikën dhe pasigurinë e shpërgenjve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
William-Adolphe Bouguereau, kjo cytje ngasëse estetike e traditës akademike franceze, piktori i dritës përshkuese

William-Adolphe Bouguereau, kjo cytje ngasëse estetike e traditës akademike franceze, piktori i dritës përshkuese

June 23, 2025
“La Pietà” e Ippolito Scalza, një himn hyjnor i dhimbjes dhe një altat i zëshmërisë së gurit

“La Pietà” e Ippolito Scalza, një himn hyjnor i dhimbjes dhe një altat i zëshmërisë së gurit

June 23, 2025
Besim Levonja, zëri i skenës që ende buçet në kujtesë

Besim Levonja, zëri i skenës që ende buçet në kujtesë

June 23, 2025
Leonardo da Vinci, rikthehet pas pesë shekujsh si një frymëzues i fashioni-t

Leonardo da Vinci, rikthehet pas pesë shekujsh si një frymëzues i fashioni-t

June 23, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj