Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

May 29, 2025
in Eros, Slider, Të përzgjedhurat
Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron
79
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ka gjëra që nuk thuhen me fjalë, por trupi i flet gjithmonë, edhe kur goja hesht. Dhe në këtë heshtje që lëshon sinjale të padukshme për syrin e paditur, fshihet shpesh e vërteta më e thellë e ndjenjave mashkullore. Sepse ndërsa fjalët mund të jenë të stisura, lëvizjet, gjestet, shikimet dhe mikromimikën e trupit nuk mund t’i komandojë mendja me të njëjtën lehtësi. Ato e tradhtojnë njeriun,dhe për fatin tuaj të mirë, e zbulojnë dashurinë.

Ja pra, dekodimi i sinjaleve që dëshmojnë se si ai mashkull ju dashuron, pa e thënë. Një përkthim i heshtjes në dëshirë, i pavetëdijes në tërheqje, dhe i trupit në dëshmi. Mos kërkoni fjalët e tij,lexoni trupin e tij. Sepse aty, më qartë se kudo, shkruhen ndjenjat që ndoshta as ai vetë nuk i ka pranuar ende.

Përderisa lehtë mund t’i kontrollojmë fjalët që dalin nga goja, rëndë mund t’i kontrollojmë të gjitha lëvizjet e trupit tonë. Kurse trupi asnjëherë nuk hesht, çdo herë lëshon ndonjë informacion të rëndësishëm. Ja disa këshilla se si një mashkull shpreh interesim për femrën dhe sa ai është i dashuruar me ju. Nga ato do të mësoni shumë për ndjenjat e tij dhe synimet ndaj jush.

  1. Ju rregullon flokët ose ju ledhaton në duar

Përkthim: Po ju bën test, dëshiron të provojë se a i pëlqeni? Nëse derisa ua prek flokët ose dorën ju ia ktheni me një buzëqeshje, ai në këtë rast e di se ka leje që t’ ju ofrohet edhe më tepër. Nëse ndjen reaksion negativ, ai do të dijë të tërhiqet.

  1. Prek hundën e tij

Përkthim: Sigurisht se po gënjen. Nëse prek hundën ose veshin e tij derisa ju përgjigjet në ndonjë pyetje ose ju tregon ndonjë ngjarje, sigurisht se nuk e tregon të gjithë të vërtetën. Keni kujdes! Ekspertët shpjegojnë se kur ai tenton të gënjejë, fillon të “ngacmohet” dhe në kokën e tij arrin më shumë gjak, kurse kjo shkakton ndjenjën e kruarjes.

  1. Prek nyjen e dorës

Përkthim: Ndjehet i pasigurt. Juve ndoshta ju duket se ai po rregullon orën e dorës, por kjo lëvizje është shenjë se ai nuk ndjehet i sigurt. Me këtë mbyllje të duarve, ai sikur bën një mbrojtje sepse ndjehet “i rrezikuar”. Nëse jeni në takim, jepni buzëqeshje më shoqërore dhe ndryshojeni atmosferën.

  1. Beli i tij është i drejtuar nga ju.

Përkthim: I pëlqeni. Njerëzit drejtojnë belin e tyre kah ato të cilat i besojnë dhe që i tërheqin. Nëse vëreni se edhe në momentet kur flet me mikun nga ana tjetër, beli i tij është kthyer nga ju, kjo është shenjë e sigurt se për të nuk jeni vetëm një person i thjeshtë.

  1. Qëndron me shuplakat mbi qafë i mbështetur në karrige

Përkthim: Tregon superioritet. Ky nuk është sinjal pozitiv, sepse ai mendon se ka vlerë më shumë se ju dhe as nuk tenton që ta fshehë atë. Nëse vëreni një shenjë të tillë që në takimin e parë, keni kujdes se si do të veproni më tutje. Dëshira e tij për dominim mund të jetë problem konstant.

  1. I “lag” buzët

Përkthim: Ju dëshiron. Ekspertët thonë se kur dikush i “lag” buzët, në fakt tregon se para tij/saj ka diçka që e dëshiron. Ai nuk do të dojë t’u lëshojë nga duart, kurse nga ju varet se a do t’i përgjigjeni me entuziazëm të njëjtë.

  1. Lëkundet përpara – mbrapa

Përkthim: Është në pritje, dmth pret nga ju një sinjal për të kuptuar që të vazhdojë ose të ndalet. Nëse dëshironi që të vazhdojë, jepni përgjigje duke buzëqeshur. Megjithatë, keni kujdes se shumë njerëz fillojnë të luhaten pasi të kenë pirë 2-3 gota alkool.

  1. Prek flokët

Përkthim: Dëshiron të mbetet më tërheqës për ju OSE është nervoz. Nëse prek flokët derisa kthen kokën kah ju dhe ju buzëqesh, atëherë kjo është shenjë që ai dëshiron më bukur sa që është e mundur që t’ ju pëlqejë. Por, nëse prek flokët derisa ju ofroheni për bisedë ose ai drejtohet kah ju, atëherë kjo është shenjë se nuk ka vetëbesim dhe ndjehet keq nga pamja e tij.

  1. Prek faqen e tij

Përkthim: Ju dëgjon me vëmendje dhe/ose po planifikon veprimin e tij të ardhshëm. Nëse prek faqen derisa ju i flisni, kjo është shenjë se është i koncentruar në fjalët tuaja. Por, në disa raste prekja e faqes është sinjal se ai po planifikon veprimin e tij të ardhshëm, i cili me siguri do të jetë prekje fizike. Ekspertët thonë se prekemi në mënyrë të butë kur duam ta prekim atë që është para nesh, por ndjejmë se nuk mund ta bëjmë atë.

  1. Qëndron me këmbë të hapura

Përkthim: Ju dëshiron tej mase. Këmbët e hapura janë sinjal i pavetëdijshëm i meshkujve se ndjejnë tërheqje seksuale kah personi që është para tyre, pra nga femra që kanë përballë.

  1. Qëndron ulur dhe gishtërinjtë e këmbëve të tij janë të kthyer njëri mbi tjetrin.

Përkthim: Është shumë i pasigurt në veprimet e tij. Zakonisht në këtë pozicion mund të shihni një djalë me një dozë të caktuar turpi.

  1. Shikon majtas – djathtas kur ju përgjigjet

Përkthim: Gënjen, trillon fakte. Njerëzit zakonisht e ndryshojnë shikimin majtas kur trillojnë fakte, kurse djathtas kur mundohen të kujtohen për diçka. Nëse ai shfaq shenja të nervozizmit dhe e drejton vështrimin majtas, atëherë kini dyshim në fjalët e tij. Ndoshta gënjen vetë që t’ju impresionojë.

    1. E shtrinë dorën nga ju

Përkthim: Kërkon leje që t’ju afrohet edhe më shumë. Nëse derisa bisedoni vëreni se ai shtrinë dorën, në mënyrë suptile jepni sinjal se nuk ju pengon apo bezdis që të ofrohet më shumë. Për shembull, për shkurt prekeni edhe ju për dore.

Tags: Albert VatajDashuriaNdjenjaPerjetimiSeksi
Previous Post

John F. Kennedy: Injoranca e një votuesi në një demokraci dëmton sigurinë e të gjithëve

Next Post

A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

Next Post
A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

May 30, 2025
Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

May 30, 2025
A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

May 29, 2025
Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

May 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj