Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Legjenda dhe e vërteta e profetit hebre Sabatai Zevi, një histori e çuditshme që lidhet me shqiptarët

May 26, 2025
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Legjenda dhe e vërteta e profetit hebre Sabatai Zevi, një histori e çuditshme që lidhet me shqiptarët

Sabbatai Zevi (1626–76), i përshkruar në një ilustrim nga një enciklopedi ruse e fillimit të shekullit të 20-të mbi hebrenjtë, konsiderohej nga disa hebrenj në kohën e tij si mesia, deri në konvertimin e tij të detyruar në Islam në shekullin e 17-të. (Wikimedia Commons/nëpërmjet JTA)

54
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sabatai Zevi, është një figurë të rrallë dhe të harruar të historisë fetare dhe kulturore, e cila rivjen në një qasje për të shpërfaqur njohjen dhe qartësuar pamjen e këtij personazhi të jashtëzakonshëm, këtij profeti hebre i shekullit XVII, i vetëshpallur si Mesia, i cili ka lënë gjurmë të thella në historinë e komuniteteve hebraike dhe në territoret shqiptare, veçanërisht në qytetet e Beratit dhe Ulqinit. Ndër ata hulumtues dhe ngulmues të dritshmërisë së të panjohurës, që e ka paraprirë nxjerrjen e kësaj figure nga harrimi është Moikom Zeqo, por jo vetëm ai, përmes kërkimeve të thelluara, ballafaqimit të fakteve dhe shqyrtimit të hopotezave, na ofrohet një pamje e kthellët dhe pasqyrë e detajuar mbi jetën, veprën dhe ndikimin e Zevit, si në Shqipëri, ashtu edhe në Malin e Zi, duke hedhur dritë mbi një kapitull të panjohur të historisë sonë kombëtare dhe ndikimin e kësaj figure në rolit që patën shqiptarët në shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përkatësimin identitar që vendosëm ne si shqiptarë përmes bashkëjetesës fetare në botkuptimin religjioz.

Sabatai Zevi është një figurë në një rrëmujë zakonesh, sekretesh dhe besimesh tradicionale që i përkasin një identiteti rajonal që i ka rrënjët në misticizëm, tolerancë dhe ndërthurje fetare.
I konsideruar nga shumë hebrenj si një shënim historik, Sabatai Zevi është megjithatë “një simbol për disa malazezë dhe shqiptarë i identitetit të tyre të dallueshëm, si dhe një urë ndërfetare dhe ndërkulturore me Perëndimin dhe Judaizmin”, sipas Eliezer Papo, një studiues i historisë hebraike të Ballkanit në Universitetin Ben-Gurion të Negevit në Izrael.

Ndoshta pak veta e dinë që një nga figurat më të habitshme të kulturës hebraike, Sabatai Zevi, ka pasur një lidhje të veçantë me shqiptarët. Ky profet hebre, i lindur në Izmir të Turqisë në vitin 1626, u vetëshpall Mesia dhe themeloi një lëvizje mesianike që tronditi botën hebraike të asaj kohe.
Në moshë të re, Zevi tregoi prirje të mëdha intelektuale dhe u bë pjesë e elitës rabinike. Ai kishte një talent të jashtëzakonshëm muzikor dhe një zë melodioz, me të cilin tërhiqte njerëzit dhe u fliste për Zotin. Duke u bazuar në librat profetikë të Biblës, veçanërisht në “Librin e Danielit” dhe “Librin e Isaias”, ai shpalli se Zoti e kishte caktuar atë si Mesinë e vërtetë.
Megjithatë, në vitin 1666, përballë presionit të autoriteteve osmane, Zevi u detyrua të konvertohej në Islam, një akt që tronditi ndjekësit e tij. Pas konvertimit, ai u internua në qytetin e Ulqinit, ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij. Tradita popullore shqiptare mban mend se ai kaloi 10 vitet e fundit të jetës në Kullën e Balshajve, ku njihej me emrin Mehmet Efendia. Në Ulqin, ai mbylli sytë dhe varri i tij, në formën e një tyrbeje, ruhet ende në oborrin e një shtëpie myslimane.
Gjurmët e Zevit në Ulqin janë të dukshme edhe në dy altaret hebraike në Kullën e Balshajve, pranë të cilëve mendohet se ai i lutej fshehurazi Zotit të tij. Sipas studiuesit ulqinak Rushdi Ushaku, është e sigurt që Zevi ka vdekur në Ulqin. Ekziston ende një kult dhe disa legjenda për të në këtë qytet.
Një tjetër dëshmi e pranisë së Zevit në Shqipëri është një letër e shkruar prej tij në qytetin e Beratit. Kjo letër, e ruajtur në Muzeun e Tel Avivit, tregon se Zevi ka jetuar edhe në Berat, ku dihet që në shekullin e XVII ka pasur disa sekte dhe fe të ndryshme, si dhe mjaft tregtarë hebrenj. Fakti që Zevi ka shkruar letra nga Berati tregon se ka shumë mundësi që ai të ketë organizuar sektin e tij heretik në këtë qytet.
Midis Beratit dhe Ulqinit, në një territor krejtësisht shqiptar, Zevi, si një profet i dënuar dhe i dëbuar, ka zhvilluar një veprimtari intelektuale heretike. Ka shumë mundësi që shqiptarët ta kenë përkrahur sektin e tij. Në një libër të lexuar në Dumbarton Oaks të Washington D.C., është gjetur një jetëshkrim i hollësishëm i Zevit dhe lëvizjes së tij në tri qytete shqiptare ku ka pasur familje hebrenj: në Vlorë, në Berat dhe në Ulqin. Hebrenj ka pasur edhe në Durrës.
Në shekullin e XVII, Frang Bardhi zbulon disa rite të çuditshme në Zadrimë të bërjes së disa bukëve magjike të shkruara me formula që lidhen me një sekt gnostik hebraik të njohur me emrin e bazilideve. Po kështu, një mozaik i shekullit të V nga Mespaliku i Vlorës ka emrin aparkeas, që është korruptimi i hyjnisë Abrakas të sektit gnostik hebraik të bazilideve.
Kështu, tradita hebraike gnostike dhe heretike del e vijueshme dhe me gjurmë të habitshme në Shqipëri. Kjo shpjegon pse profeti Zevi ka gjetur një mjedis të përshtatshëm dhe ka shumë mundësi që internimi i tij të ketë qenë një modus vivendi i jetës dhe veprimtarisë së tij.
Arkeologu Myzafer Korkuti ka propozuar një tezë të re për vendvdekjen dhe varrin e Zevit, duke menduar se ai mund të ketë vdekur në fshatin e Fterrës në bregdetin e Jonit. Ai niset nga disa toponime që mbijetojnë në Fterrë, si një kodër që quhet Galile, që të kujton toponimin biblik, ose emra personash si: Rahile, Kofin, Rotua etj. Megjithatë, kjo tezë mbetet e diskutueshme dhe kërkon kërkime të mëtejshme arkeologjike.
Zevi dhe Shqipëria janë të lidhura ngushtë në këtë histori të çuditshme dhe të paharruar. Është në nderin e Zevit që ka vdekur midis shqiptarëve. Është në nderin e shqiptarëve që kanë jetuar me një mendimtar të guximshëm, kokëshkretë dhe të pafrikshem si Zevi, i cili është i ngjashem me homologë të tjerë të mëdhenj si Jan Husi, Savonarola, Bruno etj.

Gjithashtu theksohet se në historinë hebraike, Sabatai Zevi, një dijetar i teksteve hebraike, sjellja e çrregullt e të cilit përputhet me simptomat e një çrregullimi bipolar të personalitetit, ishte një figurë e rëndësishme. Në kohën e konvertimit të tij në vitin 1666, ai kishte krijuar një numër të madh ndjekësish në të gjithë Evropën. Kjo ndau komunitetet e vendosura si ajo në Amsterdam, duke ndarë rabinët dhe familjet në një luftë të nxehtë për të ardhmen e judaizmit. Disa ia atribuojnë trazirave shpirtërore mbi “sabbateanët” zhvillimin e lëvizjes së zjarrtë mistike hasidike në shekullin e 18-të.

Pavarësisht teorisë së arkeologut Korkuti, Eliezer Papo, një studiues i historisë hebraike të Ballkanit në Universitetin Ben-Gurion të Negevit në Izrael, argumenton se, Sabatai Zevi vdiq në vitin 1676 në Ulqin, ku ishte dëbuar nga sundimtarët e Perandorisë Osmane për shkak se vazhdoi të praktikonte disa elementë të judaizmit pas konvertimit të tij të detyruar. Ky identitet ndërfetar në dekadat e fundit është bërë gjithnjë e më tërheqës për myslimanët liberalë në rajon, sipas Papos.

Në vitin 2015, Papo kryesoi një konferencë ndërkombëtare rreth Sabatai Zevi në Ulqin. (Ishte hera e parë në historinë moderne të qytetit që ai priti një konferencë mbi judaizmin, megjithëse qyteti i afërt i Budvës çdo vit pret konferencën Mahar të komuniteteve hebraike të Ballkanit të Kongresit Euro-Aziatik Hebraik.)

Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i sektit bektashi, e quan Sabatai Zevi-n një “dervish”, një fjalë në persi për një mysliman thellësisht shpirtëror (dhe në disa raste të rralla hebre) i cili ia kushton jetën në mënyrë asketike shërbimit ndaj Allahut.

“Ai është një dervish për hebrenjtë dhe është një dervish për myslimanët, dhe një urë për fetë tona simotra që të takohen”, është shprehur asokohe Baba Mondi.

Elemente të traditës dhe besimit bektashi mund të kenë luajtur një rol në shpëtimin e qindra hebrenjve gjatë Holokaustit në Shqipëri dhe Mal të Zi, një rast i rrallë i kundërshtimit popullor ndaj pushtimit nazist.

 

Tags: Albert VatajSabatai Zevi
Previous Post

Frank Caprio, italiani empatik që hyri në histori si gjyqtari që e shndërroi drejtësinë në akt mëshire

Next Post

Niccolo Paganini, ky “demon” që hyjnizoi muzikën, ky Promethe që mbajti gjallë zjarrin e shpirtit

Next Post
Niccolo Paganini, ky “demon” që hyjnizoi muzikën, ky Promethe që mbajti gjallë zjarrin e shpirtit

Niccolo Paganini, ky "demon" që hyjnizoi muzikën, ky Promethe që mbajti gjallë zjarrin e shpirtit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

Albert Vataj: Ta puth buzën që kafshon

May 27, 2025
Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

Enigma e At Carlos Crespi që tronditi botën dhe zhdukja misteriozi e një thesari që dëshmonte një qytetërim të zhvilluar paramodern

May 27, 2025
Marilyn Monroe dhe Arthur Miller, dy ikona të kohës në një çast ku eleganca dhe pesha shpirtërore ndanin të njëjtin ajër

Marilyn Monroe dhe Arthur Miller, dy ikona të kohës në një çast ku eleganca dhe pesha shpirtërore ndanin të njëjtin ajër

May 27, 2025
Yuval Noah Harari, një hebre kundër hebrenjve: “Vuajtja nuk i jep askujt të drejtën të sillet padrejtësisht”

Yuval Noah Harari, një hebre kundër hebrenjve: “Vuajtja nuk i jep askujt të drejtën të sillet padrejtësisht”

May 27, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj