Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Vatikani dhe tetë Papët me origjinë shqiptare që shërbyen në Selinë e Shenjtë?

May 23, 2025
in Figura të ndrituna, Të përzgjedhurat
Vatikani dhe tetë Papët me origjinë shqiptare që shërbyen në Selinë e Shenjtë?
2.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Një ndër faqet më të ndritura dhe më pak të njohura të historisë sonë shpirtërore dhe kulturore ndërlidhet me kontributin që viset shqiptare kanë dhënë në kryesinë më të lartë të Kishës Katolike. Sipas enciklopedisë italiane dhe veprës monumentale “Illyricum Sacrum” të dijetarit Daniele Farlati, plot tetë Papë që drejtuan Selinë e Shenjtë kanë pasur prejardhje nga trojet tona. Ky fakt, i mbështetur në burime të besueshme dhe i anashkaluar shpesh nga historiografia jonë kombëtare, dëshmon jo vetëm për rrënjët e thella të krishtërimit në këto vise, por edhe për rolin që shqiptarët kanë luajtur në udhëheqjen dhe përhapjen e fesë katolike në Evropë. Në këtë pasqyrim përmbledhës do të ndalemi tek këta figura të ndritura – Shën Eleuteri, Shën Urbani I, Shën Kai, Shën Pali IV, Papa Gjoni IV, Papa Sisti V dhe Papa Klementi XI – duke sjellë për lexuesin një kujtesë të çmuar mbi trashëgiminë e tyre dhe lidhjen e saj me identitetin tonë historik.

Shen Eleutherius, (Pope Saint Eleutherius 175-189)

Lindi 100 vjet pas Krishtit në qytetin e Nikopol, një vendbanim i njohur në Epir. Ishte arsimuar në Romë nën Papa Shën Aciteti, ku mori urdhër të shenjtë. Në 177 pas Krishtit, Shën Eleutherius u emërua Papë dhe mori fronin e Shenjtë në Shën Pjetër. Bazuar në të dhënat ekzistuese, me mirëkuptimin e Lucas, i cili ishte mbret i Anglisë, Shën Eleutherius dërgoi misionarët për të predikuar krishtërimin si besim në kombet e qytetëruara evropiane dhe qe mbeti mbizotërues edhe në ditët tona. Ai është qartë një paraardhës i ilirëve shqiptare, lindur dhe rritur në Epir ku sundoi Pirro si mbret ne 277 p.e.s. Ishte shenjtëruar nga kisha. Një portret i tij është punuar me mjeshtëri nga piktori i madh Mikelanxhelo dhe sot gjendet në katedralen e San Pietros ne Vatikan, një vepër e jashtëzakonshme në llojin e vet.

Papë Shën Urbani I Popë, Saint Urban I

Vërtetohet se ka origjinë Ilirie. Datëlindja e panjohur. Vdiq më 23 Maj të vitit 230. Është shpallur martir. Mban fronin papnor në vitet 222-230. Vdekja e tij është fiksuar më 25 maj. Renditet i tetëmbëdhjeti në listën e papëve.

Shën Caius (Kaji), Pope Saint Caius (283-296)

Mjaft historian pranojnë se ai ishte i afërt i perandorit Dioklecian. Ndoshta kjo mbetet edhe si arsye pse ai u bë Pape. Perandori zbuti persekutimet ndaj të krishterëve. Vdiq më 22 prill 296. U varros në kishën e Shën Kalistit. Shtëpia ku jetoi ai u kthye në kishë. Me 1631, eshtrat e tij u vendosën poshtë një lteri të madh. Ne vitin 1880 në këtë vend u vendos Ministria e Luftës së Italisë, eshtrat u vendosën në një kapele ne Barberini. Vdekja e tij është me 22 Prill.

Gjoni IV, Pope John IV (640-642 )

Vërtetohet se ishte ilir prej Dalmacie, djali i Skolastikut Venantius. Ishte prift në Romë, kur më 24 dhjetor 640 u bë Papë. Dënoi me ashpërsi monotelitizmin në një Këshill që mbajti në Romë. Bëri shumë për bashkatdhetarët e tij, skllevër të sllavëve dhe avarëve, që kishin pushtuar vendin, duke ua blerë lirinë me para. Ndërtoi një kishë me emrin e shenjtorit ilir Venantius. Në këtë kishë edhe sot gjendet portreti i tij. Vdiq me 12 Tetor 642, duke pasur kështu një pontifikat të shkurtër. U varros në katedralen e Shën Pjetrit.

Papa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 Qershor 1476 – 18 Gusht 1559)

Mban fronin papnor në vitet 1555-1559. Renditet i dyqind e njezet e pesti në listën e papëve. Gjatë kohës së tij, më 1555 botohet në gjuhën shqipe “Meshari” prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim një fshat arbëresh të Kalabrisë (në Katanzaro) që mban emrin Karafa.

Papa Sisti V (Peretti), Pope Sixtus V (13 Dhjetor 1521 – 27 Gusht 1590)

U ngjit në fron 1585. Papati i tij zgjati deri më 1590. Renditet i 229-ti në listën e papëve. Familja Pereti emigroi në Itali nga Krusheva (Gryka e Kotorrit).

Gjon Francesk Albani ose Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721)

Ishte papë nga 23 nentor 1700 deri në vdekjen e tij në vitin 1721. Klementi XI ishte një mbrojtës i arteve dhe të shkencës. Ai ishte gjithashtu nje bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit,ishte i interesuar për arkeologjinë. Ai ishte me origjinë shqiptare.

Klementi XII, Pope Clement XII (1730-1740)

Lorenzo Corsini, ose Klementi XII është me origjinë shqiptare nga nëna. Në damarët e tij rridhte gjaku i Kastriotëve. Korsinët ishin ndër familjet më fisnike të Italisë. Lorenci bëri karrierë si ambasador i Papës, sekretar i Thesarit etj. Emri i tij përmendet si kandidat për fronin papnor në shumë asamble kardinalësh. Me në fund u zgjodh, kur ishte 71 vjec. Është i pari Papë, që vendoset në Quirinale. Roli tij në zhvillimin e arsimit në Shqipëri është i krahasueshëm me të Klementit XI. Ai u angazhua shumë në veprimtaritë misionare nëpër bote. Vdiq në vitin 1840.

Tags: (Pope Saint Eleutherius 175-189)AlbanArbërBesimiFejaGjon Francesk Albani ose Klementi XI (Pope Clement XI (1700-1721)Gjoni IVilireKatolicizmiKishaKlementi XIIPapa Gjoni IVPapa Pali IV (Karafa) Pope Paul IV (28 Qershor 1476 – 18 Gusht 1559)Papa Sisti V (Peretti)Papa Sisti V dhe Papa Klementi XIPapë Shën Urbani I PopëPope Clement XII (1730-1740)Pope John IV (640-642 )Pope Saint Caius (283-296)Pope Sixtus V (13 Dhjetor 1521 – 27 Gusht 1590)Saint Urban ISeliaShën Caius (Kaji)Shën EleuteriShen EleutheriusShën KaiShën Pali IVShën Urbani IShenjteShqiptarVatikani
Previous Post

Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Vatikani dhe tetë Papët me origjinë shqiptare që shërbyen në Selinë e Shenjtë?

Vatikani dhe tetë Papët me origjinë shqiptare që shërbyen në Selinë e Shenjtë?

May 23, 2025
Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

May 22, 2025
William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

May 19, 2025
Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

May 18, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj