Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Natasha Lakon, poetja e fjalëve të dritshme, gruaja e shpirtit të tamëlt

May 17, 2025
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Natasha Lakon, poetja e fjalëve të dritshme, gruaja e shpirtit të tamëlt
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Urimet për Natasha Lakon, sot në ditëlindjen e saj, jo domosdoshmërisht duhet të kalojnë përmes ndonjë ceremonialiteti të llamburitur dritimesh inkandeshente, apo nën ndonjë kapardisje solemne. Jo, thjeshtë më fjalë zemre të mëkuara në dritë, me shpirtjen e dëshirimeve të blatuara asaj zonjë, që erdhi si poete dhe jeton poetikisht çdo ditë, duke treguar me zë, zemër dhe angazhim, se ajo ka ardhur në përmbushjen e misionit të gruas, duke mos ndaluar për asnjë moment së bëri gjithçka me zemër.
Në këtë ditë të bekuar, ku kujtesa e letrave shqipe ndalet për t’u përulur përpara një emri që e ka shkruar me dritë e revoltë poezinë dhe femrës që ka ardhur për t’i dhënë një shërbesë të vyer mirësisë. Me përulësi dhe mirënjohje, i drejtohem asaj, Natasha Lakos, poetes, skenaristes, publicistes dhe gruas që sfidoi me kurajo e kulturë kohët që i takuan, dhe tashmëritë që tambëlsisht mëkon, faleminderit.
Në letrat shqipe, zëri i saj është origjinal, sic mbetet unik edhe në zhanrin e skenarit dhe në publicistikë. Do ta kishe të pamundur të bëje dallimin se ku nis poetja udhën e shkëlqimtë të përfaqësimit të traditës shqiptare të magjisë së fjalës, ku vijon me angazhimin e saj si skenariste, dhe mahnit me publicistikën e saj, të larmishme dhe të dritur në dije. Kudo ku ajo ofroi prani, përfshirje dhe blatim shpirtëror, nisi dhe u përmbush si një mision, si një ngulmim i epërm i saj për të dhënë më të mirën.
E lindur në Korçën e kulturës më 1948, Natasha Lako u bë një ndër zërat më të fuqishëm dhe origjinal të poezisë bashkëkohore shqiptare, duke e bërë fjalën një akt të guximshëm të shpirtit dhe ndërgjegjes. botoi vëllimin e parë poetik “Marsi brenda nesh”, 1971. Në po këto vite, poezia e saj përkthehet si pjesë e vëllimeve të para antologjike të poezisë shqipe në gjuhë të huaj.
Është autore e vëllimeve me poezi, si: “Marsi brenda nesh” 1972; “E para fjalë e botës”, 1979; “Këmisha e pranverës”, Prishtinë 1982; “Yllësia e fjalëve”, Tiranë 1986; “Natyrë e qetë”, Tiranë 1990; “Thesi me pëllumba”, Tiranë 1995; “Stinët e jetës”, roman, Tiranë, 1976; “Këmbë dhe duar”, me 1998; Përkthimi i nobelistit suedez Tomas Transtromer “Perandoria e barit” 2002; vëllimi” Lëkura e ujit,”2005; “Energjia filmike” ese, 2006; Qielli i lënë përgjysmë”, 2011; Ribotim i vëllimit të Tomas Transtromerit, “Stinët e jetës”, roman dhe ”vëllimi “Kunderperfytyrimi” 2016. Libri me esse “Njeriu si një tjetër”
Krijimtaria letrare e Lakos e pasur me vlera të veçanta artistike është përkthyer në disa gjuhë si dhe është përfshirë në antologji poetike botërore.
Përderisa, ndër skenaret e filmave të cilët vulosën në ekran periudha të rëndësishme të historisë kombtare shqiptare, janë: “Mësonjtorjja’, “Një emër mes njerëzve”, “Fjalë pa fund”, “Muri i gjallë”, “Partizani i vogël Velo”, “Rruga e lirisë”, “Një vit i gjatë”, “Plumba perandorit”, “I paharruari”, “Fletë të bardha”, “Lule të kuqe-lule të zeza”, “Përcjellja, Vangjush Furxhiu, “shkronjat e pavarësisë, (Kongresi Manastirit) “Të fala Ndreke Luca”, “Koha e pelikules” (Xhanfise Keko). Rikard, (Ljarja).
Në këtë ditëlindje, le të përulemi me respekt përballë një gruaje që ka ditur të jetë një mirësi që ka mëkuar me zemër, të shkruajë me shpirt dhe të madhështojë me fjalë.

Tags: "2005; “Energjia filmike” ese"Marsi brenda nesh" 1972; "E para fjalë e botës""Plumba perandorit""shkronjat e pavarësisë"Stinët e jetës"“Fjalë pa fund”“Fletë të bardha”“I paharruari”“Koha e pelikules” (Xhanfise Keko). Rikard“Lule të kuqe-lule të zeza”“Mësonjtorjja’“Muri i gjall딓Një emër mes njerëzve”“Një vit i gjat딓Partizani i vogël Velo”“Përcjellja“Rruga e lirisë”(Kongresi Manastirit) "Të fala Ndreke Luca”(Ljarja)1976; “Këmbë dhe duar”1979; "Këmisha e pranverës"2006; Qielli i lënë përgjysmë"2011; Ribotim i vëllimit të Tomas TranstromeritAlbert Vatajme 1998; Përkthimi i nobelistit suedez Tomas Transtromer "Perandoria e barit" 2002; vëllimi" Lëkura e ujitNatasha LakonPrishtinë 1982; "Yllësia e fjalëve"Romanroman dhe ”vëllimi "Kunderperfytyrimi” 2016. Libri me esse "Njeriu si një tjetër"TiranëTiranë 1986; "Natyrë e qetë"Tiranë 1990; "Thesi me pëllumba"Tiranë 1995; "Stinët e jetës"Vangjush Furxhiu
Previous Post

Një çast i bukur i spontanitetit nga William C. Beall, i vlerësuar me Çmimin Pulitzer në vitin 1958

Next Post

Mortadela e Bolonjës, një trashëgimi e ruajtur me firmë kardinalesh

Next Post
Mortadela e Bolonjës, një trashëgimi e ruajtur me firmë kardinalesh

Mortadela e Bolonjës, një trashëgimi e ruajtur me firmë kardinalesh

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

May 17, 2025
Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

Këpucët e mashtrimit të gjurmëve, një shpikje e viteve 1920 nga një hajdut bagëtish

May 17, 2025
Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

Kur kujtesa kthehet në strehë dhe qyteti në mit, John Updike mbi Kadarenë dhe Márquezin

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj