Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Ibrahim Traoré, kapiteni që u bë President përmes një grushti shteti dhe u shndërrua në një model sfidues lideri afrikan

May 7, 2025
in Forum, Të përzgjedhurat
Ibrahim Traoré, kapiteni që u bë President përmes një grushti shteti dhe u shndërrua në një model sfidues lideri afrikan
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Në një kontinent ku historia politike shpesh është ndërtuar mbi trashëgimi koloniale, ndërhyrje të huaja dhe udhëheqës autokratë, shfaqja e kapitenit Ibrahim Traoré si President i Burkina Fasos. Ka gjallëruar dhe surprizuar interesin e opinionit publik afrikan dhe atij botëror. I dënuar me vdekje dhe i mbijetuar i 18 atentateve.
Ai përfaqëson një model të ri burrështetasie, që nuk buron nga privilegjet elitare apo nga prirjet teknokrate, por nga gjiri i popullit dhe nga bindja se sovraniteti nuk është një dhuratë, por një e drejtë që duhet fituar.
Ibrahim Traoré erdhi në pushtet në tetor 2022, pas një grushti shteti që rrëzoi qeverinë e Damiba-s, në mesin e krizave të shumta që e kishin mbërthyer vendin: terrorizmi, varfërimi ekonomik, dhe paqëndrueshmërimi institucionale.
Por ajo që e bën të dallueshëm Traorén nuk është thjesht akti i marrjes së pushtetit, por filozofia që ai ka nisur të injektojë në jetën publike dhe diskursin politik të Burkina Fasos.
Që nga marrja e pushtetit në vitin 2022, kapiteni Ibrahim Traoré, presidenti i Burkina Fasos, ka ndryshuar rrjedhën politike, ekonomike dhe shoqëroro-kulturore të vendit të tij me vendosmërinë e një reformatori dhe integritetin e rrallë të një udhëheqësi popullor.
Në një kontinent ku shpeshherë pushteti çon drejt abuzimit dhe përfitimit vetjak, Traoré ka spikatur si simbol i ndershmërisë, patriotizmit dhe reformës rrënjësore.
Një nga aktet e para të tij ishte anulimi i rritjes së pagave për zyrtarët e lartë dhe ulja me 30% e pagave të ministrave dhe deputetëve. Ndërkohë, ai rriti me 50% pagat e punonjësve të zakonshëm të administratës. Traoré vetë refuzoi të merrte pagën si president, duke u paguar si kapiten i ushtrisë, duke dërguar një sinjal të qartë se pushteti duhet të jetë shërbim, jo privilegj.
Përmes krijimit të kompanisë shtetërore SOPAMIB, Traoré bëri shtetëzimin e minierave të arit, duke ndalur shfrytëzimin e tyre nga kompani të huaja që largonin fitimet jashtë vendit. U hap rafineria e parë kombëtare e arit dhe u krijua rezervë kombëtare, duke rritur përfitimet dhe vetëpërmbajtjen ekonomike.
Burkina Faso arriti të shlyente mbi 4.7 miliardë dollarë borxh të jashtëm. Kjo u bë e mundur jo vetëm nga shtetëzimi i pasurive, por edhe nga refuzimi i huave të reja nga FMN dhe Banka Botërore. Traoré ka theksuar se Afrika nuk ka nevojë për “zhvillim të komanduar nga jashtë”, por për një vetëdije të re sovrane.
Qeveria shpërndau mjetet bujqësore, plehra, traktorë dhe pajisje të tjera për fermerët, duke ndihmuar rritjen e prodhimit bujqësor dhe arritjen e vetëmjaftueshmërishë ushqimore. Brenda vitit 2024, vendi arriti një korrje rekord me mbi 6 milionë tonë drithëra.
Traoré urdhëroi largimin e trupave franceze dhe mbylljen e operacioneve të tyre ushtarake në vend. Ai krijoi një aleancë të re rajonale me Malin dhe Nigerin, e njohur si Aleanca e Shteteve të Sahelit (AES), për të siguruar bashkëpunim strategjik dhe mbrojtje të ndërvarur.
Modeli i Traoré-s nuk është thjesht burkinabë, por afrikan. Ai ngjall kujtimet e figurave si Thomas Sankara, por vjen me një qasje moderne, të pjekur politikisht dhe të orientuar nga veprimi konkret. Udhëheqja e tij po frymëzon popuj që ndihen të lënë pas dhe të shpërdoruar.
Burkina Faso, në vend që pak vite më parë llogaritej ndër më të destabilizuarit, sot është bërë arenë e rilindjes politike dhe shpresës popullore në Afrikë. Ibrahim Traoré, me integritetin dhe guximin e tij, po shkruan një kapitull të ri të pavarësisë së vërtetë afrikane.
Për Traorén, politika nuk është thjesht administrim; ajo është gjest simbolik dhe akt emancipimi. Për shembull, ai ka refuzuar të veshë kostume formale perëndimore, dhe shpesh shfaqet me veshje tradicionale afrikane, duke promovuar me vetëdije krenarinë kulturore. Ai ka folur kundër elitizmit, korrupsionit dhe manipulimit mediatik, dhe u ka bërë thirrje të rinjve të rimarrin fatin e tyre në duar.
Sigurisht, sfidat mbeten të shumta. Vendi vazhdon të përballët me grupe ekstremiste në veri, me mungesa të thella infrastrukturore, dhe me kërcënime ndaj lirisë së medias. Por ajo që e bën model Traorén nuk është perfeksioni, por autenticiteti: ai flet me gjuhë të qartë, nuk i shmanget konfliktit, dhe përpiqet ta ripërkufizojë vetë kuptimin e lidershipit në Afrikë.
Modeli i tij ngjall ndjenja të fuqishme: ndonjëherë shpresë, ndonjëherë frikë, por gjithnjë ndjesi të ndryshimit. Ibrahim Traoré mund të mos jetë një figurë konsensuale, por ai është, padyshim, një figurë transformuese. Për një brez afrikanësh që kërkojnë autenticitet, vetëbesim dhe drejtim të ri, ai mishëron një udhëheqës të ri që nuk bën kompromis me dinjitetin e vendit të tij.

Tags: Albert VatajIbrahim Traoré
Previous Post

Macja, ajo që ka sjellë në jetën e njeriut kuptimin e shpirtit

Next Post

Flokët “kurorë lavdie”, shenjë identiteti dhe statusi, për gratë në epokën Viktoriane

Next Post
Flokët “kurorë lavdie”, shenjë identiteti dhe statusi, për gratë në epokën Viktoriane

Flokët "kurorë lavdie", shenjë identiteti dhe statusi, për gratë në epokën Viktoriane

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj