Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

“Valixhja poetike” e Shkëlzen Logu, udha e shpirtshme e një diplomati kah magjepsja përmes vargut

April 6, 2025
in Autorë, Slider, Të përzgjedhurat
“Valixhja poetike” e Shkëlzen Logu, udha e shpirtshme e një diplomati kah magjepsja përmes vargut
5
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Ka njerëz që i japin kuptim fjalës, e të tjerë që fjalës i japin shpirt. Ka poetë që lindin nga rrëmuja e ndjenjave dhe diplomatë që sendërtojnë mendimin në forma të matura. Dhe në mes tyre qëndron Shkëlzen Logu – një figurë ku ndjeshmëria dhe mendimi i përpunuar nuk janë dy pole të kundërta, por bashkëjetojnë në harmoni si dy melodi e të të njëjtes simfoni, asaj të shpirtit. Ai është diplomati që nuk e ka hequr asnjëherë kostumin e poetit, dhe poeti që nuk është zhveshur nga serioziteti i përfaqësuesit të një shteti. Ai është një valixhe ku fjalët udhëtojnë – të mbështjella me dritë, me përjetime, me metafora që kalojnë kufijtë e përditshmërisë e prekin thelbin njerëzor të ekzistencës.
Ky diplomat me profesion është poet me shpirt, që krijimet e imagjinatës së tij krijuese i quan lirika. Dhe këto lirika me të gjithë përbërësit e tyre – me përmbajtjen, mendimet, kujtimet, rimën, ritmikën, figurshmërinë dhe simbolikën – zgjojnë në lexuesin ndjesinë e një përkatësie intime me kohët kur poezia kishte vendin e saj të nderuar në jetën shpirtërore të individit dhe shoqërisë. Akademiku Rexhep Qosja shkruan në parathënien e një prej librave të Logut:
“Më zgjojnë ndjenjat për lirikën e asaj kohe të rinisë sime, që ishte vazhdim i poezisë së shekujve, kur më shumë se të gjitha artet e tjera adhuroheshin pikërisht poezia lirike, muzika dhe piktura. Me këta përbërës kjo poezi lirike ndryshon shumë, o sa shumë dhe sa dëshirueshëm, rrënjësisht, ndjenjësisht, domethënshëm e figurshëm prej poezisë që shkruhet sot dhe lexohet gjithnjë e më pak, aq më pak saqë teorikët e letërsisë nuk ngurrojnë ta parashohin vdekjen e saj.”
Në kohëra kur poezia është zhvendosur në margjinat e lexueshmërisë, ku ndjenja shpesh kompromentohet nga format e lehta të komunikimit, Shkëlzen Logu vjen me një krijimtari që është një qëndresë e bukur, një fije e gjatë e atij filli të artë që lidh shpirtin e lexuesit me fjalën e shkruar. Veprat e tij janë dëshmi e kësaj përkushtimi:
“Ëndrrat e shpirtit”, botuar nga Shtëpia Botuese Dritëro
“Agjensi e flijimit”, lirika
“Fjalë që digjen në heshtje”, lirika
“Udhëve me stuhi”, lirika
“Valixhja poetike”, lirika, botuar nga Neraida
Pikërisht kjo “Valixhe poetike”, është përfaqësuese e vetëdijes së autorit për dy dimensione: atë të jetës së brendshme që shpërthen përmes vargut, dhe atë të profesionit të përditshëm që i kërkon përmbajtje, maturi, elegancë dhe mendim të organizuar. Ish-ambasadori dhe diplomati Sokol Gjoka shkruan për këtë dualitet të ndërthurur:
“Të dy – poeti dhe diplomati – operojnë me mendimin krijues, me mesazhin orientues, me fjalën funksionale. Të dy janë të ndjeshëm, të zgjuar, punojnë për të njohur realitetin në imtësi. Por ndërsa diplomati është njeri i organizuar, i përmbajtur, poeti shpesh karakterizohet nga rebelimi, nga papajtueshmëria me realitetin, nga shpërthimi. Gjithsesi të dy synojnë ndryshimin, përmirësimin, zhvillimin. Poeti-diplomat Shkëlzen Logu mundohet t’i përputhë të dyja e t’i mbajë me vete në të njëjtën valixhe.”
Poetë dhe studiues të shquar si Dritëro Agolli, Zija Xholi, Xhevahir Spahiu, Arben Duka, Gjergj Titani dhe Demir Gjergji kanë vlerësuar veprën e tij. Arben Duka e rendit atë mes lirikëve më të shquar shqiptarë, krahas Dritëroit, Rreshpjes, Ndoc Gjetjes e Lirim Dedës.
“Jam i bindur – shkruan ai – se po të kishte lindur dhe të shkruante në tjetër periudhë, pikërisht atëherë kur këta kolosë jetuan dhe shkruan, Shkëlzeni, me këto poezi-lirika, tashmë i pjekur dhe i formuar kaq dinjitetshëm si poet, nuk do të qe më i paktë se ata. Ose i barabartë me lirikët më të mirë të Shqipërisë. Gjithsesi, edhe pse të shkruara në ditët e sotme, poezitë lirike të tij janë maksimalisht të bukura dhe të mbushura me kaq shumë ndjenjë.”
Në analizën time gjithashtu, poezia e Shkëlzen Logut mbart një përkujdesje të rrallë për fjalën, një maturi ndërtimore dhe një pjekuri emocionale që e distancon nga lehtësia dhe sipërfaqësia.
“Kujdesi për ta kuruar me vargun dhe për ta dëlirur përjetimin e momentit nga teprimet tregon maturi dhe pjekuri poetike, dëshmon forcën shprehëse që nuk kompromentohet nga ndjenja apo emocionet, por vjen ashtu e plotë dhe shprehëse, korrektësisht e saktë. Aftësia juaj për ta kuruar deri në përsosmëri vargun tregon përgjegjësi krijuese dhe vlerësim sipëror të mundësisë për ta përzgjedhur artin e fjalën dhe shpirtjen poetike, si komunikim.”
Veçanërisht lirikën “Përpjekje për të shpëtuar shpirtin” e shoh si një poezi të thellësisë mistike, të tensionit të përmbajtur dhe të vërshimit intelektual:
“Ajo është një përcjellje plot temp dhe ritëm i një vërshimi të trazuar, ndoshta më shumë mendimesh sesa shpirti. Një poezi mistike, strukturalisht dhe emocionalisht e ngritur në një imagjinative që del ose nga mesjeta, ose nga zgjatimi drejt së tashmes së një emocioni që gjemon, ndërsa rreket të marrë trajtë. Në aspektin e ndërtimit, do të nënvizoja për një korrektësi të admirueshme të sendërtimit, ku ritmi, rima, muzikaliteti përshkohen nga një fill tejet i tendosur. Poezi mendimi.”
Pikërisht kjo poezi mendimi, që në të shumtën e rasteve ngrihet mbi ndjeshmëri të larta shpirtërore dhe gjuhë të përpunuar me mjeshtëri, është shenja e një poeti të formuar, të ndërgjegjshëm për misionin e fjalës dhe të artit. Shkëlzen Logu, në këtë kuptim, është një poet që mbart brenda vetes jo vetëm ndjeshmëri estetike, por edhe përgjegjësi shpirtërore e shoqërore – dhe kjo është e rrallë, prandaj edhe e vyer.
Poezia e Shkëlzen Logut është një mënyrë për të ndërtuar ura ndjeshmërie dhe përjetimi në një botë gjithnjë e më të zhurmshme. Ajo nuk thërret për vëmendje, por e meriton atë. Dhe ai vetë – si njeri që udhëton midis poezisë dhe diplomacisë – na dëshmon se fjala, kur mbart ndjenjë, kur është e saktë, e pastër dhe e përzgjedhur, mund të bëhet ura më e mirë mes njeriut dhe botës, mes asaj që jemi dhe asaj që duam të jemi.
Dhe… në një botë që herë pas here bëhet e shurdhër ndaj fjalës së ndjerë dhe e verbër ndaj ndjeshmërisë estetike, Shkëlzen Logu vjen si një zë që ngulitet në ndërgjegje, si një dritë që shpërthen nga përtej skemave të zakonshme të krijimtarisë bashkëkohore. Ai është një shembull i rrallë simbioze mes dy identiteteve që zakonisht rrallë shihen bashkë: diplomatit dhe poetit. Me një qasje delikate dhe një disiplinë të admirueshme ndaj gjuhës, ai e gdhend poezinë me të njëjtin kujdes me të cilin diplomatët formulojnë marrëveshjet – por me një shpirt që shpon, lartëson dhe magjeps.
Albert Vataj

Tags: "Valixhja poetike"Albert VatajShkëlzen Logu
Previous Post

Mjeshtrat e muzikës shkodrane në një foto, një dëshmi ku shkruhet një faqe nga historia e muzikës shqiptare

Next Post

Myzafer Durahu, mjeshtri duarartë në qytetin që e shndërroi biçikletën në emblemë të Shkodrës

Next Post
Myzafer Durahu, mjeshtri duarartë në qytetin që e shndërroi biçikletën në emblemë të Shkodrës

Myzafer Durahu, mjeshtri duarartë në qytetin që e shndërroi biçikletën në emblemë të Shkodrës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj