Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Vangjush Mio, piktori i parë impresionist, “Poeti i peizazhit shqiptar”, zëri i ngjyrshëm i shpirtit krijues

March 5, 2025
in Pikturë, Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Vangjush Mio, piktori i parë impresionist, “Poeti i peizazhit shqiptar”, zëri i ngjyrshëm i shpirtit krijues
24
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Vangjush Mio është një nga figurat më të rëndësishme të artit shqiptar të shekullit XX, i konsideruar si piktori i parë impresionist i Shqipërisë. Me një stil të ndjeshëm dhe një paletë të pasur ngjyrash, ai solli një frymë të re në peizazhin artistik të vendit, duke e çliruar atë nga skematizmi akademik dhe duke e afruar me lëvizjet moderne të artit evropian. Për këtë arsye, ai është quajtur me të drejtë “poeti i peizazhit shqiptar”.


Përmes veprave të tij, Mio arriti të krijojë një identitet të veçantë artistik, duke pasqyruar me mjeshtëri dritën, atmosferën dhe ndjesinë poetike të natyrës shqiptare. Peizazhet e tij të Korçës, me ngjyrat e buta të mëngjeseve dimërore apo ato të vjeshtës së artë, janë dëshmi e një shpirti të ndjeshëm dhe një syri të stërholluar për detajin dhe harmoninë koloristike.


Vangjush Mio u lind më 5 mars 1891 në një familje të mesme qytetare në Korçë. Pasionin për pikturën e kishte që në moshë të vogël, madje edhe gjatë viteve të gjimnazit, të cilin nuk mundi ta përfundonte për shkak të një sëmundjeje. Janë gjetur disa vizatime të tij që datojnë nga viti 1906.
Në vitin 1908, vëllai i tij e mori me vete në Bukuresht, ku, mes kolonisë së madhe shqiptare, zhvilloi një veprimtari patriotike të dendur. Me përkrahjen e bashkatdhetarëve, në vitin 1915 u regjistrua në degën e pikturës të Shkollës së Arteve të Bukura të Bukureshtit, të cilën e përfundoi në vitin 1919. Po atë vit hapi në Bukuresht ekspozitën e tij të parë vetjake, ku spikaste prirja e tij për peizazhin.


Në vitin 1920 u kthye në atdhe dhe hapi në Korçë ekspozitën e parë vetjake, e para e këtij lloji në Shqipëri. Me të ardhurat nga ekspozita dhe kursimet e tij, shkoi për studime në Itali dhe u regjistrua në Institutin e Arteve të Bukura të Romës.
Mungesa e të ardhurave e detyroi të ndërpriste studimet dhe të kthehej në Shqipëri në vitin 1923, ku filloi punë si mësues në Liceun e Korçës. Në vitin 1924, me një bursë të shtetit shqiptar, u rikthye për studime në Romë, ku mori “liçensën” e piktorit dhe njëkohësisht atë të restauratorit. Gjatë kësaj periudhe, udhëtoi nëpër Itali dhe realizoi piktura me motive të Venedikut.


Pas kthimit përfundimtar në Shqipëri në vitin 1924, hapi një studio në shtëpinë e tij dhe vijoi të punonte si mësues i vizatimit. Në vitin 1927, hapi një tjetër ekspozitë vetjake dhe u përkushtua plotësisht peizazhit. Në vitin 1931 mori pjesë në Ekspozitën Kombëtare të organizuar nga shoqëria “Miqtë e Artit” me 29 punime. Po ashtu, punoi për kostumet e shfaqjeve teatrale të organizuara nga Shoqëria e Arteve të Bukura të Korçës.
Gjatë viteve 1939-1941 tematika e peizazheve të tij u zgjerua me motive nga vende të tjera historike. Pas çlirimit të Shqipërisë, në shkurt të vitit 1945 hapi një tjetër ekspozitë personale në Korçë. Mori pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare në Tiranë dhe deri në vitin 1949 punoi si mësues vizatimi në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” të Korçës. Më pas, u bë skenograf i teatrit profesionist të Korçës. Ai realizoi gjithashtu skenografi për Filarmoninë Shqiptare, si “Shatërvani i Bahçisarajt” në 1951 dhe “Esmeralda” në 1953.


Në vitin 1957, me nismën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, hapi në Tiranë një ekspozitë të madhe retrospektivë. Për herë të fundit, mori pjesë në Ekspozitën Kombëtare të nëntorit 1957 në Tiranë. Në 30 dhjetor të po atij viti, i sëmurë nga verdhëza, u nda nga jeta në një pavion infektiv në Tiranë.
Pas vdekjes, u nderua me titullin “Piktor i Popullit”. Krijimtaria e Vangjush Mios përfshin më shumë se 400 piktura në vaj, peizazhe, natyra të qeta, portrete dhe vizatime të shumta. Vepra e tij është një pasuri e çmuar kombëtare dhe një burim frymëzimi për breza të tërë artistësh.


Veprat më të njohura të tij përfshijnë: “Rrugicë në Korçë”, “Peizazh në përrua”, “Vjeshta me udhëtarë”, “Natyra të qeta”, “Fusha e Korçës”, “Dimër nga fusha e Korçës”, “Malet e Moravës”, “Peizazh në rrëke”, “Venecia”, “Buzë liqenit të Pogradecit”, “Peizazh” (1933), “Të korrat” (1932), “Peizazh nga Pogradeci” (1937), “Pamje nga Ulqini” (1939), “Plepat në fushën e Korçës”, etj.

Vangjush Mio edhe pse është i njohur kryesisht për peizazhet e tij plot dritë dhe harmoni, ai ka realizuar edhe disa sprova të guximshme të nudos, një akt rebelimi ndaj autoritetit dhe konsiderimi të lirisë krijuese si forcë shprehëse dhe si një mënyrë komunikimi estetik. Në artin e tij të nudos, Mio shfaq të njëjtën ndjeshmëri për dritën dhe formën që karakterizon peizazhet e tij. Ai trajton trupin e njeriut me një delikatesë klasike, duke ruajtur një ekuilibër mes realitetit dhe idealizimit. Vizatimi i tij i saktë dhe ngjyrat e ngrohta e bëjnë nudon një pjesë interesante të krijimtarisë së tij, edhe pse më pak e spikatur në krahasim me peizazhet.

Vangjush Mio cilësohet si “poet” i natyrës shqiptare. Në shumicën e peizazheve të tij, natyra është paraqitur në momente të plota drite, nën një qiell të kaltër. Me realizëm dhe ndijim të hollë, ai pasqyroi bukurinë e vendlindjes së tij, duke mbetur një nga kolosët e pikturës shqiptare të shekullit XX.
Në një kohë kur Shqipëria ndodhej nën një regjim të mbyllur dhe arti drejtohej nga parimet e realizmit socialist, vepra e Vangjush Mios mbeti një dritare e hapur drejt një shprehjeje më të lirë dhe më universale. Përmes krijimtarisë së tij, ai ndikoi në edukimin artistik të brezave të rinj, duke ruajtur dhe përcjellë vlerat e një pikture që i përkiste një shkolle jashtë diktateve ideologjike.


Piktori ka marrë pjesë në shumë ekspozita brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke përfaqësuar vendin në evente të rëndësishme artistike në Itali, Rumani, Kinë, Greqi, Egjipt, Turqi, Rusi, ish-Jugosllavi dhe në Bienalen e Aleksandrisë. Trashëgimia e tij artistike numëron mbi 500 piktura, 200 vizatime dhe 80 bocete, të cilat ruhen në Muzeun “Vangjush Mio” në Korçë, qytetin e tij të lindjes dhe burimin e frymëzimit për shumë nga veprat e tij.
Kritikët e konsiderojnë Vangjush Mion si artistin që i hapi rrugën pikturës shqiptare drejt një modernizmi të matur, duke e çliruar atë nga skematizmi i artit akademik dhe duke sjellë një ndjeshmëri të re impresioniste në interpretimin e natyrës dhe jetës urbane. Trashëgimia e tij mbetet një nga gurët themeltarë të artit figurativ shqiptar, duke frymëzuar breza të tërë artistësh dhe adhuruesish të pikturës.

Tags: Albert VatajVangjush Mio
Previous Post

Antonio Vivaldi, magjistari i ndjenjave delikate, prifti që u bë mbret i barokut në muzikën klasike

Next Post

Violeta Manushi, vajza nga Korça që filloi si tipografe dhe u shndërrua në ikonë e artit skenik shqiptar

Next Post
Violeta Manushi, vajza nga Korça që filloi si tipografe dhe u shndërrua në ikonë e artit skenik shqiptar

Violeta Manushi, vajza nga Korça që filloi si tipografe dhe u shndërrua në ikonë e artit skenik shqiptar

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj