Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Gjoksi, kontakti ynë i parë me botën dhe “objekti fillues i dëshirës” sipas Freud

January 31, 2025
in Dashuri, Psikologji, Slider, Të përzgjedhurat
Gjoksi, kontakti ynë i parë me botën dhe “objekti fillues i dëshirës” sipas Freud
89
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Ndoshta kurrë nuk na ka munduar PSE-ja e një ndjellje kaq të fuqishme e joshjes dhe epshit që nxit gjoksi i gruas.
Sytë më shpejt se mendja dhe dëshirimi me më nxitim se afshi, mbërrijnë te gjinjtë e gruas. Sa më të vëllimshëm, aq më ndjellës janë ato. Dhe jo vetëm kaq, edhe pse joshja na thërret me zë të fortë përfshirje, për ti thithur dhe shtrënguar si një pjesë e seksualitetit, ne e kemi të pamundur të kuptojmë se pse ndodh kjo. Pavarësisht se gjoksi, jo tek të gjitha gratë është ai një zonë e fuqishme erogjene, ndërsa për meshkujt, nuk ka asnjë përjashtim që ta konsiderojnë gjoksin si nisjen e betejës së intimitetit, për të filluar dhe përfunduar pikërisht te gjinjtë, që ndoshta nuk e kuptojmë por na kthen shumë pas në kohë, te ushqyerja jonë në gjoksin e nënës. Aty, pikërisht aty janë të pleksura rrënjët e këtij harbimi dëshirues seksual.
Edhe sot dikush nga ju, pas një shekulli e kusur vitesh, do të shokohej nga kjo, siç u çakërdisën ata që dëgjuan të riun e psikanalizës, Zigmund Freud, në Vjenën e vitit 1900, kur ai guxoi të tregonte se gjinitë e nënës janë “objekti i parë i dëshirës”.
Sigmund Freud e ka trajtuar simbolikën e gjirit të gruas kryesisht në kuadër të teorisë së tij mbi fazat psikoseksuale të zhvillimit dhe marrëdhënien e foshnjës me nënën. Ai e konsideronte ushqyerjen me gji si përvojën e parë të kënaqësisë dhe lidhjes emocionale, duke e vendosur atë në qendër të fazës orale të zhvillimit psikoseksual.
Në veprat e tij, “Tre Ese mbi Teorinë e Seksualitetit” (1905), Freud argumenton se akti i ushqyerjes me gji nuk është thjesht një nevojë fiziologjike, por edhe burimi i parë i kënaqësisë erotike. Për të, kontakti me gjinjtë e nënës është momenti themelor ku individi përjeton dashurinë dhe lidhjen e tij të parë me botën, çka formon bazën për marrëdhëniet e ardhshme ndjesore dhe emocionale.
Gjithashtu, Freud e shihte gjirin e gruas si një simbol të “objektit të parë të dëshirës”, një figurë që më vonë, në zhvillimin psikologjik të individit, mund të projektohet në marrëdhëniet romantike dhe erotike. Ai sugjeron se lidhja e parë me nënën mbetet e pranishme në mënyrë të pavetëdijshme gjatë gjithë jetës dhe ndikon në formësimin e modeleve të afërsisë dhe intimitetit.
Sigmund Freud, në veprën e tij “Tre Ese mbi Teorinë e Seksualitetit” (1905), ai shkruan:
“Aktiviteti seksual nuk fillon vetëm në pubertet, por që nga lindja, duke u manifestuar fillimisht në lidhje me ushqyerjen me gji.”
Kjo përvojë e parë e kënaqësisë gjatë ushqyerjes me gji shërben si themel për zhvillimin e mëvonshëm të marrëdhënieve ndjesore dhe emocionale.
Gjithashtu, Freud thekson rëndësinë e dashurisë në ndërtimin e vetëbesimit: “Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan.”
Këto ide nënvizojnë ndikimin e hershëm të marrëdhënies me nënën në formësimin e komunikimit tonë ndjesor dhe emocional.
Po, sipas teorisë së Freud-it dhe psikologjisë evolutive, ka një lidhje të fortë mes përvojës së hershme të foshnjës me gjirin e nënës dhe ndjelljes së mëvonshme ndaj gjoksit të gruas.
Freud argumentonte se gjiri i gruas është “objekti i parë i dëshirës”, pasi ushqyerja me gji përfaqëson përvojën e parë të kënaqësisë dhe sigurisë për një fëmijë. Në këtë kontekst, një lidhje e pavetëdijshme dhe e përhershme me gjoksin mund të shpjegojë pse ai vazhdon të jetë një simbol i fortë i joshjes në jetën e mëvonshme.
Nga një perspektivë biologjike, gjinjtë e mëdhenj dhe të rrumbullakët janë interpretuar si tregues të fertilitetit dhe shëndetit të mirë riprodhues. Studimet kanë sugjeruar se burrat, në mënyrë instinktive, mund të ndihen të tërhequr nga gjinjtë e grave si një shenjë e aftësisë së tyre për të ushqyer pasardhësit. Ndoshta, përfshirja e ethshme e tyre për ti puthur, thithur, kafshuar thithkën, lëpirë në zonën rrethore të majës me ngjyrë të kaftë, shtërnguar apo kollofitur si në babëzi, nuk shkon aq larg sa të mendojnë se gjinjtë e mëdhenj janë një bazë e pasardhësve të tyre, apo të hidhen në skaj të origjinës jetësore, duke menduar kur ata ushqeheshin dhe josheshin nga gjinjtë e nënës.
Përveç faktorëve biologjikë dhe psikologjikë, kultura luan një rol të madh në fetishizimin e gjoksit të gruas. Në shumë shoqëri, ai është portretizuar si një simbol i seksualitetit dhe feminitetit, duke e përforcuar kështu tërheqjen ndaj tij.
Kombinimi i këtyre faktorëve, kujtimet e hershme të sigurisë dhe kënaqësisë, instinktet biologjike dhe ndikimet kulturore, mund të shpjegojë pse gjoksi i gruas është një nga ndjelljet më të fuqishme të joshjes.

Tags: “Tre Ese mbi Teorinë e Seksualitetit”Albert VatajZigmund Freud
Previous Post

Kuptimi ynë për origjinën e jetës, nga “Kozmos” i Carl Sagan

Next Post

STUDIMI: Aftësia për të perceptuar sinjalet e brendshme trupore, të lidhura me kënaqësinë e përjetimit intim të grave

Next Post
STUDIMI: Aftësia për të perceptuar sinjalet e brendshme trupore, të lidhura me kënaqësinë e përjetimit intim të grave

STUDIMI: Aftësia për të perceptuar sinjalet e brendshme trupore, të lidhura me kënaqësinë e përjetimit intim të grave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj