Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Albert Vataj: Shkodër loce, andë marroke e dëshirimeve t’mija

September 22, 2024
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: Shkodër loce, andë marroke e dëshirimeve t’mija
5
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nadjeve çohet me nji dritë e tamëlcim qi vetëm andja e njerzishme e melhemi i hireve t’saj e mëkojnë ndër shikime qi e ledhin e dëshirime qi e ndezin. E prek zenitin e shndritjeve t’hyjshme ku derdhet, me dorën e vogë e buzën qi thith gjinin e nans.
E shpalon dhe e kundron me mëtimin e ngjyrshëm t’luleve dhe buzqeshjeve, qi dielli i ndez e dashtunimi i mrekullon.
Shkodra, tanaheret m’ka befasu me qensin e vet t’fytyrshme, kandashumë e ojnake. Gjithkahja e ksaj nahije ka diçka ndryshe me than edhe pse për shum’kand ajo nuk qaset me ngucat ndoj’ ndjesi të allasojtë. Me pakicë kanë pas gjithmonë e kurrë gja s’u ka mungu, sofra e ndeja, shtroja e mloja, hokat e gazi, trimnia e nami. Janë kollonis me njata qi ka fal Zoti, me çka natyra u ka fal e zemra u ka mylmy. Tuj ken t’pasun në shpirt kanë bind botën me pasuninë e tyne, gjithqysh e gjithkah.
Anipse kajher mundet me i yrysh n’teprim, prap i ka hije qe besa. I tumiret kur shtatit ia beh e qehra ia lmon si gjinjt e drandofilles, rrezja e diellit, nadjeve kur si djers kokrron vesa mbi shermashek e lulebore.
Masanej, pozitat e saj t’patëdyta natyrore e gjeografike, meten njata qi e ledhin me pekule dhe e trandin ndër trazime t’andshme e dëshirime qi plasin gazmimit si shegë devedishe.
Pa u drasht munesh me e than e me mrojt, se tue e pa Zoti, s’ka pas se si me e godit ma përsmarit, me e end n’bash t’qefit, veç njashtu qysh e njohim e përdëllehena prej saj.
Kiri nga njana anë, qi xen e turret plot dogoni përposhtë, kur dimni majat zbardh e prrojet i lshon vërtik, me tërsëllimë. Maranaj, Cukali e Taraboshi e fillërojnë tue ia lshu kreninë e hijeshinë, mrrylin e kandën. Për me njom buzt’ e syt’ në vërshimin e Bunës e Liqenit, n’njata syprina ku koloviten plot solemnitet varkat e peshkatarëve e hija e purpurt e diellit, qi n’flak ia ngjyn gjuhën perëndimi.
Rrugt’ e shëtitoret, që shtriqen nën blitë e rënkojnë nën hapat e hekave të njerzis’, robve qi shkojnë e vijnë mbi ta, tue mërmërit a fishkllu ndoj melodi gazmore. E mramjeve qi i lëbyrin dritat e arta në shëtitjen qi valzon me pëshpërimat e bisedimeve e hokave, për me i lan venin nji nate, ku t’lehuna qensh zhubrosin syprinën e tendosun të heshtjes.
Kumbanjelat e minaret, qiellin e mrrijnë me zanin e devocionit e thirrjen e bekimit T’enzot. Besimtarët që kridhen në gjunj, tue lyp falje e shugurim për shpirtin. Për mos me lan pa mrri dora-doraz, tue u heq rrëshqan, për me e cek n’kreshtën e këtij qyteti, ku nji nan mitike mëkon prej gjinit t’saj t’murum, jetën dhe qëndresën, e djepin përkund, djepin e kulturës, memuarin e kujtesë. E përposht lshohena plot pezëm e kreni, tue kumtue t’shkuemen e të tashmen e këtij qyteti, prej kur bisha e Bosforit u lshue n’te si e babzitun e sandejmi Romës e krishtnimit iu dridhen leqet e kamve. Atëditë e sot, ngadhnjyen këto bedena, ngulmuan këto zemra, qëndroi i paepur ky qyte. Edhe sot bash njaj, njashtu, qysh e kanë përshkru rrin tue prit e përcjell, zemërbardhë e buz’mjaltë, krejtken vjen e ikën pa ia kthye shpinën.
Albert Vataj

Tags: Albert VatajShkodra
Previous Post

Anektoda nga jeta e poetit dhe lëvruesit të gjuhës italiane, Dante Aligeri

Next Post

Thirrja e Faik Konicës në Gazetën “Albania”, 1897, Vëllezër shqiptarë!

Next Post
Thirrja e Faik Konicës në Gazetën “Albania”, 1897, Vëllezër shqiptarë!

Thirrja e Faik Konicës në Gazetën “Albania”, 1897, Vëllezër shqiptarë!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj