Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Cilat janë gratë MILF dhe çfarë janë ato për burrat?

September 7, 2024
in Dashuri, Eros, Slider, Të përzgjedhurat
Cilat janë gratë MILF dhe çfarë janë ato për burrat?

Green Home. Portrait of smiling trendy middle aged woman with long wavy hair in the modern house in sunny day in green pants and grey blouse sitting in a blue armchair.

42
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj
Si parantezë, gratë MILF janë gratë e sofistikuara, gratë, të cilat pasi kanë refuzuar të mos vdesin seksualisht dhe shpirterisht, nuk i kanë bërë sfidë më të rejave, se sa vetë normave kanunore sociale dhe paragjykimeve, mendësisë dhe parakushtit të limitimit të moshës, se deri kur të lejohet të jesh grua dhe të jetosh si e tillë.
Beteja e grave për t’iu kundërvënë një botëkuptimi konservator që detyroi atë të arratisen nga e drejta për të dashur jetën, nuk u shpall përmes luftës së një termi, por vetë nevojës për t’iu përgjigjur thirrjeve të shpirtit dhe të zemrës.
Të duash intimitetit, ta ngrohësh trupin me diellin e shpirtit, ta mbash në jetë gruan që ke brenda vetes, është të duash jetën, atë të bukurën që mund të marrë zjarr edhe nga një shkëndi e vetme, zjarr i cili nuk vjen për të djegur dhe dalldisur as trupa as Trojë, se sa për të dëbuar natat e vetmisë dhe dimrat e acartë të ndjenjave.
Cilat janë gratë MILF?
Ndoshta në kuptimin populist shqiptar ky përkufizim është ende në periferi të shtjellimit, por në trajtimin e tij si fenomen më shumë se sa si një etiketë, MILF është një term popullor zhargon që përdoret për të përshkruar gratë e pjekura që mbeten tërheqëse dhe seksualisht të dëshirueshme.
Fjalë për fjalë, ky akronim vjen nga fraza “Nëna me të cila do të doja të rrija”. Megjithëse termi është mjaft vulgar, ai përdoret gjerësisht në kulturën moderne pop. Ka implikime sociokulturore, psikologjike dhe pasqyron ndryshimin e qëndrimeve ndaj plakjes dhe seksualitetit në shoqëri.
Gratë MILF të preferuarat e burrave
Tërheqja ndaj një gruaje sharmante, koket, djallushë, lozonjare, tekanjoze shpesh, janë gjithçka që burrat duan, ato burra të cilët e dinë se ç’farë duan ata nga një grua MILF, nga ajo grua që pasi ka hedhur pas të shkuarën dhe vitet thjeshtë i ka numra, nuk e vret mendjen për celulid apo rrudha, për ndonjë kilogram më tepër apo diçka tjetër.
Pavarësisht se ata janë burra me përvoja dhe drama, me jetën që e kuptuan edhe si një marrëdhënie ndjenjash dhe intimiteti, me vitet që u peshojnë gjithnjë e më rëndë, seç kanë një nevojë dreqi të ndihen fëmijë, të gjejnë një grua që u kujton nënën, ku të mund të struken, ku të mund të marrin ngrohtësi dhe përkujdesje, ndoshta edhe pë të na kujtuar atë që psikoanalisti i madh, Zigmund Frojd guxoi në fillimshekullin e shkuar, duke tronditur Vjenën dhe botën akademike me teorinë se seksualitetin ne e trashëgojmë nga nëna, sepse është kontakti i parë i joni me të dhe me botën, me të prekurin, të ushyerin dhe të ndjerin e magjisë, përmes gjinjve të saj.
Po, një grua që i di tashmë deriçkat sekrete të zemrës së një burri, një grua që hyn në krevat si një mace dhe në jetë si një dëshirim për të mos patur turp të dashurosh bukur edhe në pleqëri.
Të dish dhe të duash se çfarë e bën arsyen për të luftuar ende, për t’u përpjekur ende, për të sfiduar ende, jo krejtësisht si një lojë, se sa si një shans për ta shtytur tej moshën bashkë me huqet.
Duket se aventurat dhe fuqia e mashkullit, prepotenca dhe arroganca, predispozita për ta patur gjithçka, qoftë edhe duke e blerë me para në dorë, është një kohë e perënduar, një kohë që atyre ua shpif, dhe në portin ku ato vendosin të ankorojnë, nuk ka thesare apo gjueti aventurash, ka përjetim dhe prehje, ka një zgjim të urtë e delikat të përfshirjes dhe përjetimit.
Jo të gjitha gratë e kësaj grupmoshe gëzojnë statusin MILF, pavarësisht qasjes, kjo sepse pretenduesit duan tek ata tjetër gjë ngase janë gati ta ofrojnë të gjitha këto gra të dëshirueshme për dashuri.
Sepse është diçka më shumë se seksualiteti ç’farë i bën ata grishëse dhe joshëse. Sepse si burrat dhe gratë, vijnë në këtë takim me arsyen për të dëshiruar ç’farë duan, me sy hapur dhe me rrahje zemre në normë, nuk u djersijnë duart, as pështyma nuk thahet në gojë.
Ndoshta është pikërisht ky korrigjim i fajeve pa faj të rinisë dhe rrëmbimit të moshës, që i thërret ata në këtë meshë të shpirtit, për të guxuar të provojnë të hyjnë thellë në zemrën e një gruaje, dhe të lejojnë të jenë të urtë dhe të matur edhe në sprovat e çmendurisë së intimitetit.

Në vijim të këtij trajtimi po publikoj një nga komentet e shumta që kanë shoqëruar trajtesën në profilin tim në Facebook

Alda Bircaj

Albert, në kontekstin që keni përmendur Mother I’d Like to… , si një personifikim të fuqisë së gjinisë femërore, të “zhveshur nga paragjykimet” – duket se nënkupton një grua që ka përqafuar plotësisht identitetin e saj seksual, emocional, dhe intelektual.., duke u ndjerë e fuqishme dhe e lirë nga kufizimet e normave shoqërore.
Gruaja “MILF” është shpesh në fazën e jetës ku ajo është në paqe me trupin dhe seksualitetin e saj, duke mos u ndjerë e kufizuar nga presionet e shoqërisë për t’u përshtatur në imazhin ideal të rinisë. Ajo mund të ketë kaluar nëpër përvoja që e kanë bërë më të fortë dhe të sigurt në veten e saj.
Një grua e tillë personifikon një kombinim të fuqisë fizike dhe mendore, sepse pjekuria shpesh nënkupton përvojë më të madhe jetësore, mençuri dhe vetëbesim. Ajo i ka kaluar fazat e pasigurive që lidhen me rininë dhe tani e përdor këtë vetëdije për të jetuar më autentikisht.
Një grua “MILF” është shpesh e pavarur dhe e vetëdrejtuar, duke mos u varur nga të tjerët për konfirmim apo validim të vlerës së saj. Ajo nuk ndikohet lehtë nga paragjykimet e tjerëve dhe mund të jetojë sipas standardeve të saj.
Për të fituar një grua që përfaqëson këtë lloj fuqie, një mashkull duhet të tregojë respekt të thellë për autonominë dhe përvojën e saj. Nuk bëhet fjalë për t’i imponuar mendime apo për të përdorur taktika të zakonshme, por për të ndërtuar një lidhje të bazuar në mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Një mashkull që dëshiron të lidhet me një grua “MILF” duhet të jetë i gatshëm të vlerësojë pjekurinë dhe përvojën e saj. Kjo lloj gruaje nuk është thjesht një objekt dëshire, por një individ me histori dhe mençuri që kërkon respekt dhe vlerësim të vërtetë.
Në thelb, për të fituar një grua të tillë, mashkulli duhet të jetë i sigurt në veten e tij dhe të mos ndihet i kërcënuar nga fuqia apo përvoja e saj. Marrëdhënia duhet të jetë një përpjekje e ndërsjellë për të ndërtuar një lidhje që është e barabartë. Një grua që është “zhveshur nga paragjykimet” dhe e sigurt në fuqinë e saj kërkon një partner që mund të komunikojë hapur dhe me sinqeritet. Sepse…, ajo do të vlerësojë dikë që është transparent dhe i ndershëm në lidhje me ndjenjat dhe synimet e tij…
Përgzime për temën! 👏
Tags: Albert VatajDashuriGrateMIOLFSeksi
Previous Post

“Shqiptarët” në vështrimin shtjellues të ish-diplomatit amerikan, George Fred Wiliams

Next Post

Gratë në ndërtimin e pallateve, nga propoganda te e vërteta e kohës së socializmit

Next Post
Gratë në ndërtimin e pallateve, nga propoganda te e vërteta e kohës së socializmit

Gratë në ndërtimin e pallateve, nga propoganda te e vërteta e kohës së socializmit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj