Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

George Bernard Shaw, dramaturgu i shquar i historisë së teatrit, polemisti i thekur, ai që refuzoi paratë e Çmimit Nobel

November 2, 2025
in Slider, Të përzgjedhurat, Urtësi
George Bernard Shaw, dramaturgu i shquar i historisë së teatrit, polemisti i thekur, ai që refuzoi paratë e Çmimit Nobel
16
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Në historinë e letërsisë dhe teatrit perëndimor, janë të rrallë ata individë që arrijnë të jenë njëkohësisht kritikë të ashpër shoqëror, polemistë i pamëshirshëm dhe krijues të mëdhenj artistikë. George Bernard Shaw është një prej tyre. Me një jetë të ngarkuar me sfida, dështime të hershme dhe përpjekje të jashtëzakonshme për vetëarsim, Shaw u ngrit mbi kufizimet e kohës dhe rrethinave të tij për të krijuar një trupë veprash që kritikon, sfidon dhe frymëzon. Figura e tij mbetet një shembull i rrallë i asaj që një mendim i lirë, kur gjen rrugën e vet, mund të arrijë jo vetëm të influencojë teatër dhe letërsi, por edhe të ndikojë në kulturën dhe politikën e një kohe të tërë.

George Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950) ishte një nga dramaturgët më të shquar në historinë e teatrit dhe bashkë-themelues i London School of Economics. Irlandezi, i njohur si kritik i ashpër dhe polemist i pamëshirshëm, la gjurmë të thella në teatrin perëndimor, por edhe në kulturë, politikë dhe mendimin social. Shaw shkroi mbi 60 vepra teatrale, duke i dhënë shekullit të tij një satirë të mprehtë dhe një kritikë shoqërore që ende rezonon. Për punën e tij, në vitin 1925 u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë një nga figurat më të njohura dhe me ndikim të kohës.

Fëmijëria e Shaw-t ishte e ngarkuar me vështirësi dhe sfida të thella. Ai u rrit në një atmosferë ku varfëria shoqërohej me poshtërim dhe pengesa të shumta për edukimin. Xhaxhai klerik, i cili u kujdes për të në mungesë të prindërve, shpesh i pengoi mundësitë shkollore. Pavarësisht kësaj, nën ndikimin e dashur të nënës, e cila ishte ndarë nga bashkëshorti dhe përpiqej ta mbështeste me të ardhurat e saj të pakta nga mësimi i muzikës, Shaw gjeti rrugën për t’u edukuar. Në moshën 16-vjeçare, ai punoi si agjent në një zyrë shitblerje tokash, një përvojë që e mësoi me botën reale dhe me natyrën e sfidave të jetës.

Pas 20-vjetësh, jeta e tij vazhdonte të ishte e vështirë, por pasioni për dijen dhe arti e udhëhoqi. Shaw kalonte pasdite në Muzeun Britanik, ku lexonte librat që i kishin munguar në shkollë dhe shkruante romane. Mbrëmjet e tij i kalonte në ligjërata, debate dhe vetëarsim, duke u formuar gradualisht si një mendimtar dhe intelektual që do të ndikonte në klasën e mesme intelektuale të Londrës.

Fiksheni i tij gjysmëbiografik, i shkruar më 1879 dhe botuar më 1930, dështoi totalisht. Romani i parë, “Pasiguri”, u hodh poshtë nga botuesit londinezë, dhe katër romanet e ardhshme ndanë të njëjtin fat. Shumica e artikujve të tij për shtypin gjatë një dekade mbetën të pabotuar. Puna letrare e Shaw-t në këtë periudhë shpërblehej vetëm me më pak se 10 shilingë në vit. Një fragment i botuar pas vdekjes, një roman i papërfunduar i shkruar në vitet 1887–88, u bë dëshmi e fillimeve të tij të rreme në fikshën.

Megjithatë, dështimet nuk e ndaluan Shaw-n. Ai gjeti zërin e tij të vërtetë si orator magjepsës, polemist i pamëshirshëm dhe dramaturg i madh. Me humorin e tij të hidhur, kritikën e mprehtë dhe vështrimin social, Shaw nuk ishte vetëm një autor, por një forcë intelektuale që sfidonte normat dhe frymëzonte mendimtarët e brezit të tij dhe më gjerë.

Refuzimi i parave të Nobelit

Në vitin 1926, shkrimtari George Bernard Shaw refuzon të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar, duke thënë: “Unë mund t’a fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”. Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit.

Vlerësimi për Nolin

Kur Fan Noli botoi librin “Bethoven and French Revolution”, i dërgoi një kopje edhe kritikut George Bernard Shaw – ky iu përgjigj me shaka e kompliment: “Ngatërruat profesionin, kur u bëtë prift…”

Në Dublin mësoi për ndihmës të shitësit, më 1876 shpërngulet për në Londër. Është marrë me muzikë dhe kritikë të teatrit, ndërsa më 1925 është fitues i Çmimit Nobel për Letërsi. “Pygmalion”, tregim me temë dashuri-linguistikë për profesorin Higgins dhe Elizi Doolitle, sigurisht se është pjesa më e mirë dhe më e njohur teatrore e G.B.Shawit, por përveç këtyre komedive, ka shkruar edhe drama qytetare në stilin ibsenovian duke e kritikuar moralin gënjeshtar. Mjeshtër i gjuhëve të ndërsjella dhe paradokseve.

Një ndodhi dhe një ironi që i shkon ndoshta vetëm atij, Georges Bernard Shaw

Georges Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950) dramaturg i shquar anglez dhe personalitet politik Një avokat dhe një kirurg, miq të Bernard Shaw-t, ishin duke diskutuar gjatë darkës për dramaturgët dhe dramaturgjinë. Show dëgjonte dhe heshtte.

– E po tashi, përse nuk na treguat edhe ju ndonjë gjë? – i thanë miqtë. – Di vetëm një, – tha dramaturgu, – dhe do t’jua tregoj me pak fjalë. Gjatë një operacioni një kirurg, që unë e njoh, e humbi gjakftohtësinë dhe në vend që t’i hiqte pacientit organin e sëmurë, i hoqi atë pjesë të sistemit nervor që kishte lidhje me ndërgjegjen.

– E po mirë – e ndërpreu avokati, – po pastaj ç’ndodhi?

– I sëmuri – vazhdoi Show, – megjithatë u shërua, por meqënëse nuk ishte me ndërgjegje u bë avokat.

George Bernard Shaw dikur tha: “Shpesh e citoj veten time. Është si një erëz e shtuar në bisedat e mia”. Dhe ai kishte plot shprehje të mira nga të cilat mund të zgjedhësh.

1 – “Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj”.

2 – “Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë”.

3 – “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur zakonisht cinizëm nga ata që nuk e kanë këtë aftësi”.

4 – “Vetja e pandërgjegjshme është gjeniu i vërtetë. Frymëmarrja juaj bëhet keq në momentin që vetë e ndërgjegjshmja përzihet me të”.

5 – “Nuk ka sekrete të mbajtura më mirë sesa sekretet që supozojnë të gjithë”.

6 – “Ne mësojmë nga përvoja, se njerëzit nuk mësojnë kurrë ndonjë gjë nga përvoja”.

7 – “Mos i bëj të tjerëve atë që të tjerët të bëjnë ty, pasi nuk mund të keni të njëjtat shije”.

8 – “Ai s’di asgjë dhe mendon se di çdo gjë. Kjo tregon një karrierë të qartë politike”.

9 – “Nuk ka dashuri më të sinqertë se sa dashuria për ushqimin”

10 – “Ferri është plot i mbushur me muzikantë amatorë”.

11 – “Mënyra ime e të bërit shaka është të tregoj të vërtetën. Është shakaja më qesharake në botë”

12 – “Për aq kohë sa kam një dëshirë, kam një arsye për të jetuar. Kënaqësia është vdekje” .

13 – “Në burgun e parë që pashë ishte e gdhendur: Mos bëni keq, mësoni të bëni mirë, por ajo ishte e shkruar jashtë, kështu që të burgosurit nuk mund ta shihnin”.

14 – “Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë”

15- “Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më”.

16 – “Gazetat duket se e kanë të pamundur të diskriminojnë mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi”.

17 – “Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale të legalizuar nga muzika”.

18- “Sikur të gjithë ekonomistët në botë të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion”.

19- “Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta”.

20- “Nëse nuk shkëputesh dot nga skeleti i familjes, ju mund ta bëni atë të kërcejë”.

21 –“Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët”.

22 –“ Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi”.

23- “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”

24- “Kur një gjë është për të qeshur, kërko me kujdes për një të vërtetë të fshehur.”

25- “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur shpesh cinizëm nga ata që nuk e kanë atë.”

26- “Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem pa krijuar dhjetë të tjerë.”

27- “Nuk ka dashuri më të sinqertë se ajo për ushqimin”

28- “Potinusi: Është e mundur që Çezari, zotëruesi i botës ka kohë të merret me çikërrima te tilla si puna e taksave?

Çezari: Miku im, taksat janë lufta më e rëndësishme e një perandori“. –George Bernard Shaw (Çezari dhe Kleopatra)

29- “Nuk kemi të drejtë të konsumojmë lumturinë nëse nuk e prodhojmë atë, si dhe nuk kemi të drejtë të konsumojmë pasuri pa e fituar me mund”.

30- “Kujdes nga dituria e devijuar sepse ajo është më e rrezikshme se padituria”.

Tags: Albert VatajGeorge Bernard Shaw
Previous Post

Matthias Stom, flamandi i mahnitshëm i tematikës biblike dhe dritës hyjnore

Next Post

“Ai duhet të jetë i vetpërmbajtur, kur bëhet fjalë për trupin e saj. Ajo ka nevojë të ngadalësojë shpejtësinë kur bëhet fjalë për zemrën e tij”

Next Post
“Ai duhet të jetë i vetpërmbajtur, kur bëhet fjalë për trupin e saj. Ajo ka nevojë të ngadalësojë shpejtësinë kur bëhet fjalë për zemrën e tij”

“Ai duhet të jetë i vetpërmbajtur, kur bëhet fjalë për trupin e saj. Ajo ka nevojë të ngadalësojë shpejtësinë kur bëhet fjalë për zemrën e tij”

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Letra që Oriana Fallaci shkroi më 14 nëntor 1975 për Pier Paolo Pasolinin, letër që ai nuk arriti që ta lexonte kurrë

Letra që Oriana Fallaci shkroi më 14 nëntor 1975 për Pier Paolo Pasolinin, letër që ai nuk arriti që ta lexonte kurrë

November 2, 2025
Albert Camus kur mori Çmimit Nobel më 1957, për dy persona u kujtua, për nënën dhe mësuesin e tij, Louis Germain

Albert Camus kur mori Çmimit Nobel më 1957, për dy persona u kujtua, për nënën dhe mësuesin e tij, Louis Germain

October 29, 2025
“Utopia”, idea e Sir Thomas More që do të përndiqte njerëzimin përgjithmonë si një e pamundur që kërkon ta përmbushim

“Utopia”, idea e Sir Thomas More që do të përndiqte njerëzimin përgjithmonë si një e pamundur që kërkon ta përmbushim

October 29, 2025
Nuk ishte gruaja më e bukue, por Gestapo e shpalli atë si “gruaja më e rrezikshme e Europës”

Nuk ishte gruaja më e bukue, por Gestapo e shpalli atë si “gruaja më e rrezikshme e Europës”

October 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj