Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

At Çiprian Nika: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë. Shqipëria nuk vdes me ne!”

July 19, 2024
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
At Çiprian Nika: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë. Shqipëria nuk vdes me ne!”
7
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 19 korrik 1900, në Shkodër u lind Çiprian Nika. Ishte frat françeskan, mësues dhe publicist shqiptar. Lindi me emrin e pagëzimit Dedë, i biri i Mëhill Nikës dhe Prendës së Ali Mirashit nga fshati Celaj i Shoshit. Deda mbetet jetim nga e ëma kur qe pesë vjeç dhe një frat e afroi në Kuvendin e Françeskanëve në qytet. Përfundoi studimet e Larta Teologjike në Austri dhe më 26 korrik 1924, u shugurua meshtar në Romë, duke marrë emnin Çiprian, në Urdhnin e Fretënve të Vogjël. U kthye në Shkodër dhe u emërua profesor në liceun Ilyricum. I dhënë pas muzikës, nën drejtimin e At Martin Gjokës mori pjesë në orkestrën frymore të Françeskanëve që përbëhej prej rreth 40 vetësh, ku i binte flautit. Më 1939 u ndodh në postin e Provincialit, ndërsa më 1943 kur u zgjodh  Mati Prennushi, Nika ishte guardian i provincës. Me ardhjen e regjimit komunist, At Çiprian Nika u arrestua i akuzuar për fshehjen e armëve. U pushkatua më 11 mars 1948, në Zallin e Kirit, në Shkodër.

Përkujtojmë sot fratin françeskan, mësuesin dhe publicistin At Çiprian Nika (19 korrik 1900-11 mars 1948)

Pater Çiprian Nika, ndoqi shkollën fillore dhe të mesme tek fretërit në Shkodër, kurse studimet për Teologji i kreu në Austri. Zhgunin françeskan e veshi më 16 tetor 1916 dhe kushtet solemne i dha më 16 shtator të vitit 1921, ndërsa më 25 korrik 1924 u shugurua meshtar në qytetin e Romës në Itali. Gjatë jetës së tij ndërmori disa role kryesore si: mësues i novicëve dhe i klerikëve, gardian dhe definitor, provincial i françeskanëve (1938-1941) si dhe gardian i kuvendit të Shkodrës nga viti 1943 e deri në fund të jetës së tij.

U arrestua së bashku me At Pal Dodaj nga Janjeva, Jugosllavi, me akuzën e vendosjes dhe fshehjes së armëve në altarin e kishës, me paramendimin për të zhvilluar një kryengritje të armatosur.

Në datën 28 dhjetor 1947, trupi gjykues me kryetar Misto Bllacin dhe tre anëtarë të tjerë e dënuan At Ciprian Nikën me vdekje me pushkatim. Vendimi u ekzekutua me 11 mars 1948, jashtë mureve të varrezave, në orën 5 të mëngjesit, në Zallin e Kirit, në Shkodër.

Fjalët e tij të fundit të shkruara në procesverbalin gjyqësor qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë. Shqipëria nuk vdes me ne!”

Më 5 nëntor 2016, u shpall i Lum në sheshin para Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.

We commemorate today the Franciscan friar, teacher and publicist Father Çiprian Nika (July 19, 1900-11 March 1948)

Tags: At Çiprian Nika
Previous Post

Mostoleranca ndaj ekstremitetit të temperaturave, faktorët fiziologjikë, reagimi i trupit dhe shëndeti

Next Post

Këshilla e Fjodor Dostojevskit: “Mbi të gjitha, mos gënjeni veten”

Next Post
Këshilla e Fjodor Dostojevskit: “Mbi të gjitha, mos gënjeni veten”

Këshilla e Fjodor Dostojevskit: "Mbi të gjitha, mos gënjeni veten"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj