Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Në Valbonë, atje ku pikëtakohet qielli me tokën për të kurorëzuar mrekullinë e natyrës

December 11, 2024
in Impresione, Slider, Të përzgjedhurat
Në Valbonë, atje ku pikëtakohet qielli me tokën për të kurorëzuar mrekullinë e natyrës

FOTO HUAJTUR NGA Driton Avdyli

59
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Përtej asaj barre të rëndë, hekuri, betoni, muresh dhe një pasioni mbytës ndërtimesh qëndron sfidues bukuria e ashpër e mrekullisë së natyrës, e cila në këtë pikëtakim të tokës me qiellin, ngulmueshëm rreket t’i bëjë qëndresë njeriut të magjepsur nga paraja më shumë se nga çdo dalldisje tjetër.

E megjithatë, natyra në përpjekjen e saj për të qenë i panënshtrueshme, i’a ka dalë edhe ajo si çdo kryengritje që ka zgjedhur jo të ndeshet, se sa të përcaktojë caqet, të vërë kufij, të dëshmojë praninë e nevojës për të bashkëjetuar në një realitet që kërkon dhunshëm të vërë dominues.

Dhe, Valbona, Dragobia, i gjithë ky amfiteatër mistik bukurie dhe adhurimi, në këtë madhështi të të qenit thekshëm i ngërthyer në qiell, do ta ketë të pamundur të gjunjëzohet pushtetit të parasë dhe dhunës së ndërtimeve.

Gjithsesi, ti që je i dashuruar me natyrën, i magjepsur nga teatraliteti i spektaklit të këtij solemniteti, do të kesh legjitimitetin ta rrokësh këtë mrekulli, të ndihesh i mikluar nga ky hir, të jesh gjithnjë i mbushur me thellësinë e peizazhit.

Mos ju druj duarve që zgjaten drejt teje të të shkulin dëshirimin e këtij zelli përjetimi, tamëltimin e kësaj shpirtje që të çon atje ku mbushesh me frymë dhe qiell. Hidhu në krahët e kësaj bukurie, si në prehrin e një mrekullie magjepsëse që kaq ëndshëm rreket të ngop boshin që të gërryen. Lëre veten të lirë si një frymë dhe ndjej teksa të përshkon gjithçka rretheqark, përtej atyre mureve që kërkojnë lirinëdhe paranë tënde.  Nënshtroju këtij dëshire për të përmbushur ëndrrën e fluturimit, këtij vullneti të hyjshëm, këtij kremtimi rrokaqiellës dhe preke të perëndishmen në çdo gjë që të qaset, preku retë veshin kreshtat e deriku majëmalet i kuqëlon rrezja e diellit.

Një ngulm fluturim të cyt, një qiell i thellë të përpin, sepse ti je plot ëndje dhe am.

E pangjashme me asnjë manifestim egrash festiv të natyrës është kjo yshtje, kjo mahnitje. E pashoqe me asnjë harbim tjetër dëshirues është kjo epje.

Valbona, vetanake dhe ngasëse me gurgullimin e vet të zallamahishme, që ngërthen gërshetat e shkumëzuar pas shkëmbinjve që kanë pikuar nga qielli si pas një beteje epike heronjsh e mitesh.

Ajo është marramendëse për kureshtinë, përshkuese dhe magjepsjes. Një jehonë që ushton në qiellin e kyçur në çarkun e majëmaleve që i çuçurit në vesh çdo ardhacaku në këtë amfiteatër kopulimesh të epshme të erozionit dhe shndërrimit.

Në këtë lojë të hazdisur të natyrës gatitu, të pret një ndeshje eposi. Si një gladiator përballu në këtë ndërkryemje hutimi dhe shastisjeje, ti shpirti që ndjen teksa e përshkon një hapësirë e përreth të afrohen si shtojzovalle reflektimet e diellit dhe hijet e reve. Përpiqu që teksa frymëmerr të matësh krahët e atij fluturimi shpendi mitik që të thërret në këtë mrekullim. Në duar të derdhet blerimi i dushqeve dhe halorëve që diç të thonë në pëshpërimën që të vjen nga pas dhe ndez harbimin në ty dhe çdo ardhëtari tjetër që pjesëmerr në këtë lojë të epshme përqafimi me të pamatshme, ushtuesen, jehuesen, kushtruesen.

Nëse ke nevojë të ndihesh i mbushur me mrekullim, shko atje ku pikëtakohet qielli me tokën për të kremtuar ceremonialin e një feste përjetësie. Çdo majë e çdo pemë, çdo gurë e çdo shkumëzim Valbone, çdo mëkim që të jepet dhe kungim që të mylmen, është ajo e cila meriton. Sepse ne jemi natyra dhe vetëm në prehrin e saj do të mund ta ndjejmë veten si në prehrin e nënës.

Albert Vataj

Tags: “Valbona”Albert Vataj
Previous Post

Kiço Blushi për baritonin e madh, “Shaljapini shqiptar”, Lukë Kaçajn

Next Post

Blaise Pascal, njeriu i madh i filozofisë, shkencës dhe besimit, kërkues i paepur i së vërtetës

Next Post
Blaise Pascal, njeriu i madh i filozofisë, shkencës dhe besimit, kërkues i paepur i së vërtetës

Blaise Pascal, njeriu i madh i filozofisë, shkencës dhe besimit, kërkues i paepur i së vërtetës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj