Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Më 13 tetor 1917, dukja e fundit e Zojës së Bekuar tre barinjve në Fatima dhe porositë që Ajo la për lutje, flijime e pendesë

October 13, 2023
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
Më 13 tetor 1917, dukja e fundit e Zojës së Bekuar tre barinjve në Fatima dhe porositë që Ajo la për lutje, flijime e pendesë
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Si sot, më 13 maj 1917, në livadhet e Kova d’Iria, ku tre fëmijë: Luçia, Gjaçinta e Françesko, kullosnin grigjat e tyre, u duk për herë të parë Virgjëra Mari, dukje që e shndërroi qytetin e Fatimës në qendër përshpirtërie botërore.  Për herë të fundit Zoja, që tashmë njihet me emërtimin “e Fatimës” u duk 13 tetor 1917, kur njerëzimi ishte i mbytur në gjakun e Luftës I Botërore.

Virgjëra Mari u foli tre barinjve të vegjël, të cilët i porositi ta përcillnin mesazhin e saj për lutje, flijime e pendesë, që njerëzimi të shpëtonte nga përsëritja e tragjedive të luftërave.

Nga Kova d’Iria, në historinë njerëzore të shekullit të fundit, vjen një mesazh, që u rrënjos për vullnet të Hyjit, përmes hireve, veprave të jashtëzakonshme të Zotit në Kishë e në mbarë botën. U rrënjos përmes dukjeve e mrekullisë së diellit. Zoja foli për kthimin e Rusisë, gjë që ngjalli për vite me radhë shpresa të mëdha.

Pastaj dukjet u lidhën nga Provania hyjnore edhe me jetën e Gjon Palit II, me atentatin e 13 majit 1981. Me tre sekretet që Virgjëra Mari ua besoi barinjve të vegjël. E edhe me lumnimin e tre barinjve, ndërmjet të cilëve, Luçia, e cila jetoi gjatë për t’i zbuluar botës sekretet e Zojës së Fatimës, që njihet, nderohet e duhet nga mbarë bota e që Papa Benedikti XVI e kujtoi sot në audiencën e përgjithshme.

Nga Fatima vjen një mesazh ngushëllues, jo frikësues.

Kisha e fton botën, e cila tepër shpesh shikon gjithçka me mosbesim, të mos e shtrembërojë e harrojë atë, që u tha Zoja e Bekuar tre barinjve të vegjël, në një ditë të largët, më 1917, duke iu dukur në atë hapësirë të privilegjuar, të hapur nga qielli, përmbi tokë. Hapësirë e cila, që asokohe na mëson të shpresojmë në mëshirën hyjnore, që shëron e shpëton.

Zoja Bekuar përmes barinjve të vegjël në Fatima na mëson të shpresojmë në mëshirën hyjnore, që shëron e shpëton. Nga kjo ngjarje na drejtohet  një mesazh i përqendruar mbi lutjen, mbi pendesën e mbi kthimin në rrugën e Zotit, që i kapërcen kufijtë e kërcënimeve, të rreziqeve, të tmerreve të historisë, për ta ftuar njeriun të ketë besim në veprën e Zotit, të ushqejë Shpresën e madhe, të provojë hirin e Hyjit, për t’u dashuruar me Atë, që është burim i dashurisë e i paqes.

Mesazhi që u përcolli Zoja Bekuar barinjve të vegjël mbetet aktual: është mesazhi i paqes; ashtu si Shenjtërorja e Fatimës është shenjtërore e paqes, djep i paqes. Në atë Shenjtërore ruhet plumbi, që e përshkoi Papën Shën Gjon Palin II, ngërthyer si stoli e çmuar, në aureolën e kurorës së shtatores së Zonjës. Ruhet edhe një copëz nga muri i Berlinit, që tregon se Zoja Bekuar ngadhënjeu edhe atje, ku perdja e hekurt e ateizmit dukej e pakapërcyeshme. E bota, që edhe sot tronditet rëndë nga konfliktet, nuk duhet ta harrojë porosinë e Zojës: lutjen për paqe, sepse paqja është dhuratë që vjen nga qielli, dhuratë e Zotit.

Në ditën e kremtimit të dukjeve të fundit të Zojës së Fatimës, ju propozojmë lutjen e motër Luçisë, vajzës, që jetoi gjatë e që bënte pjesë në treshen e barinjve të vegjël, të cilëve iu duk Zoja. Murgeshë, mbajti gjithnjë të fshehur Sekretet e Fatimës, derisa shën Gjon Pali II, papë, vendosi t’ia zbulojë botës. Ja lutja:

O Virgjër Nënë e Zotit e Nëna ime, i kushtohem krejtësisht Zemrës tënde të Papërlyer, me gjithçka jam e me gjithçka kam. Më merr nën mbrotjen tënde amnore, më mbro nga rreziqet, më ndihmo të fitoj mbi tundimet, që më nxisin drejt së keqes, e më ndihmo ta ruaj pastërtinë e trupit dhe të shpirtit tim.

Zemra jote e Papërlyer qoftë streha ime dhe udha që më çon te Zoti. Më jep hirin për t’u lutur e për t’u flijuar për dashurinë e Jezusit, për kthimin e mëkatarëve e për shpërblimin e mëkateve kundër Zemrës tënde të Papërlyer. Përmes Teje, në bashkim me Zemrën e Birit tënd Hyjnor, dua të jetoj për lavdinë e së Shenjtueshmes Trini, në të cilën besoj e shpresoj, të cilën e adhuroj dhe e dua. Amen!

R.SH. – Vatikan

Tags: FatimaFlijimeFrançeskoGjaçintaKrishtitLuçiaLutjeMariaNenaPendesePorositeVatikan
Previous Post

Gerolamo Induno, ai që u josh nga lufta dhe jeta e ushtarit, u dalldis nga piktura dhe tablotë e zhanrit

Next Post

ADN-ja, gjenoma jonë identitare, “defteri” ku janë “shkruar”, fati dhe fatalitetet e jetës sonë

Next Post
ADN-ja, gjenoma jonë identitare, “defteri” ku janë “shkruar”, fati dhe fatalitetet e jetës sonë

ADN-ja, gjenoma jonë identitare, “defteri” ku janë “shkruar”, fati dhe fatalitetet e jetës sonë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj