Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Hapat në hëna, gjurmët që lamë në ëndrrën e madhe dhe hapat që hodhëm për të zotëruar universin

July 20, 2023
in Kuriozitete, Slider, Të përzgjedhurat
Hapat në hëna, gjurmët që lamë në ëndrrën e madhe dhe hapat që hodhëm për të zotëruar universin
32
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Për 3 ditë bëhesha 3 vjeç, as se i’a kisha idenë se pluhuri ku shkelte këmba ime e vogël, kishte diçka të ngjashme me atë që gdhendte gjurmën e parë të njeriut në sipërfaqen e hënës. Por të dy ishim fëmijë në botë të ndryshme, që rrekeshim njëjt sfidues që duke lënë gjurmët e hapave tanë, të shkruajmë histori njerëzore, të hedhim farë të shpirtit në truallin ku do të mbijë bima e ëndrrës për fitore dhe përjetësi.

Ishte 20 korrik 1969, afro 400.000 kilometra larg tokës, Neil Armstrong dhe kolegu i tij astronaut, Buzz Aldrin, u ndoqën përmes televizionit nga mbi 500 milionë njerëz nga gjithë bota, kur ata u ulën në sipërfaqen Hënës. Me zemër të ngrirë u ndoq ky moment, me ovacione shpërthyese u përcoll kjo arritje.

Që nga ajo ditë, njeriu nuk do të ishte më një soditës i yjeve, një krijesë inferiore, por një sfidant me sytë nga qielli dhe me ëndrrat për të eksploruar këtë pafundësi.

Ky hap i ndrojtur në një botë të panjohur, në një planet trillesh, imagjinatash, legjendash dhe përfytyrimesh, është çapi i parë i një “fëmije” të frikësuar nga e panjohura. Hutimi dhe pasiguria, frika nga e papritura dhe makthi i humbjes rëndojnë mbi sipërfaqen e Hënës, si në ankthin e miliona syve që vështrojnë nga mijëra kilometra larg, atje ku nën një trysni mbytëse e një entuziazëm të ngrirë në frymëmarrjet e shtuara dhe pulsin e gjëmueshëm, po skaliteshin të artat shkronjat e historisë së hapit të parë të njeriut në Hënë.

Kjo gjurmë që ka mbetur e fiksuar në pluhur, e plazmuar në këtë imazh dhe e skalitur në një prej sfidave më të ethshme të astronomëve amerikanë dhe misionit të “Apollo 11”, është hapi i parë i njeriut në sipërfaqen e Hënës.

“Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin” tha 47 vite më parë, Neil Armstrong, amerikani që la këtë gjurmë në sipërfaqen e hënës, këtë gjurmë që do të mbetet jo vetëm arritja më e madhe e njerëzimit, por dhe ngulmi më i pamatë i shkencës për të eksploruar universin.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajAmbicia e njeriutAmerikaApollo 11Buzz AldrinLufta e YjeveNeil ArmstrongNjeriu ne heneSHBAUniversi
Previous Post

Françesko Petrarka, “Babai i Humanizmit”, jetoi dhe krijoi “mes stuhive të ndryshme dhe konfuze” të kohës

Next Post

Nëna Themeluese e Feminizmit Amerikan, Margaret Fuller, për atë që e bën një udhëheqës të madh

Next Post
Nëna Themeluese e Feminizmit Amerikan, Margaret Fuller, për atë që e bën një udhëheqës të madh

Nëna Themeluese e Feminizmit Amerikan, Margaret Fuller, për atë që e bën një udhëheqës të madh

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

Alban Skenderaj, fenomeni i muzikës shqiptare, zëri i këndimt të shpirtshëm që na mbush me dritë

August 18, 2025
Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

Rajmonda Bulku, hiri që stolisi me dritë shpirti rolet dhe personazhet, që e shndërruan atë në një yll që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit

August 16, 2025
“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

“Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

August 15, 2025
Koha të përballemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë çarjet përmes së cilës hyn drita

Koha të përballemi me thyerjen, por edhe të zbulojmë çarjet përmes së cilës hyn drita

August 14, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj