Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Ligjvënësit e Shqipërisë mjerë, që u rrisin pagat vetes, këto bijë bastardë, etërish hekakeq!

May 28, 2023
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Ligjvënësit e Shqipërisë mjerë, që u rrisin pagat vetes, këto bijë bastardë, etërish hekakeq!
15
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

“Me votën e 95 deputetëve, më 25 maj 2023, në Kuvendin e Shqipërisë, u miratua me shumicë të cilësuar në Kuvend rritja e pagës për institucionet kushtetuese, duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori.”

U prit me durim të qërohej hesapi i zgjedhjeve, që dertxhinjtë e halleve të vatanit, të nxirrnin kamat dhe t’ia ngulin mu në zemër kësaj Shqipërie në agoni. Nuk kishin përfunduar krejt me bojatisjen mavi nga Jugu në Veri, por duhej edhe ndopak lajlelule, që puna të ishte e përfunduar dhe hesapi i mbyllur.

Rriti rrogën vetes, e mos e vri mendjen, se sa thellë mjerimi ngul dhëmbët dhe pleks thonjtë në kurrizin ulok të kësaj kashoreje dertmadhe, këtij identiteti që çorollepset të korrë lavditë ilirike në aliazhet e folklorizmit të masmedias, dhe lë në rrugë të madhe ç’ka frymon shqyp e jeton gjaknxehur në kacafytje shqiptarizme.

Sekush për hesapin e vet, e kurrkush për dermanin e kësaj hekakeqeje që zvarget e rënkon, rrëzohet e këmbadoraz rend.

U desht ky haber të çojmë lajmësit, e të festojmë, se e zgjidhëm edhe këtë hall, gjetmë ballsam edhe për këtë plagë, e ngushëlluam edhe këtë dhëmbje, u bë kabull dhe bijve hekakeqë të trazimeve tona, t’u dalë fati, ta shterrim palcën e këtij ashti që ther, e t’ia mëkojmë kësaj lukunie ujqërish darkim kremteje.

Kjo ishte e tepërt!

Por s’ka më se çfarë të më befasojë në vendin tim, totalisht habitor.

Rritja e pagave të deputetëve dhe shpurës qeveritare ka marrë dhen! Zëra “Pro” dhe “Kundër” popullojnë informimin si një zhurmë e përzimtë dhe pa orientim. Nuk ka se kush dëgjon edhe pse kori ankimtarëve ngjan me një kortezh të përmortshëm, që zgjaton në natën e terrtë të kujave dhe mallkimeve.

Gjama e burrave ther qiellin, por nuk tund nga vendi malet e baltës dhe bajgave, që fillërojnë paradoksalisht fatin e mjerë të shqiptarëve. Kjo e pagjasë nuk është e mbramja prej zezonave që i është lëshue si anatemë një populli që vuan dhe një vendi që shpopullohet me ritme asgjësuese.

Gjithë këto gjëma, nuk janë rrufe në qiell të kthjellët. S’janë gjë e gjá pa zot, por t’gjegjunit e nji shpirti të keq e nji mendje t’errët. Asht nji gjak i prishun e nji zemër e thyeme, nji herezi që nuk shënon as në gjykatoret e kanuneve fanatike, e nuk gjen fill kurrkund që kushtron e viket.

Si dreqin, kjo e uruar gjësend, gjen kohë e vend, e u thot lutje e uratë te veshi i atyne që janë sot për nesër, i etërve që pollën bijë bastardë, i kumbonëve që bien shenjtërisht në këtë akt demoniak të purifikuar me paturpësi e përdalje.

Po, është pikërisht ai morali i pamoral, që etërit mjeranë edukuan bijtë bastardë. Dhe sot, në kohjen ku teza dhe teori përplasen në ndeshjen galaktike, na mbetet të korrim atë që kanë mbjellë ata, ata që u mbetet të heqin por edhe të ankohen. Por edhe ne që me votë e besim, e lamë herezinë e tyrë mëkatare me gjakun e pastër të mundimeve të Golgotën biblike.

Pse etër mjeranë, bijsh bastard, do të pyeste dikush zemërimshëm.

Pse jo?! Do të zgjohet ky vullnet e ky zë kah thellë hesht nënshtrimi e qiellshëm rrokaqiell e drejta për të drejtë dhe dinjitet.

Po!

Bijë bastardë, etërish mjeranë!

Çdo akt ligjor, që në pjesën më të madhe të rasteve favorizon deputetët dhe tarafin e tyre, se nuk ka se si të ketë gjasje të ndryshtë, përfshi dhe këtë të mbramin, rritjen e pagave, nuk është vullnet i një autoriteti të civilizimin alien. Jo, është shfrytëzimi i autoritetit ligjvënës, ai që këto bijë bastard kriminalizon kësisoj, të zhvasin nga buxheti i telendisur i një shteti të shkalafitur, ende para, ndërkohë që varfëria kaplon një masë të konsiderueshme të shoqërisë, ku më të prekurit janë të moshuarit ose të pamundurit. E kush u kujtua për të moshuarit, për pensionistët, për invalidët, për të keqpaguarit, për ata që ua përplasin dyert për fytyrë. Kush u kujtua dhe pati shpirtje dhe dhëmbje për ta?!

Kush?! Veç harrimit dhe mospërfilljes dhe shtetit që i shpërblen dhe i fyen, pjellës që i mohon dhe pret të zgjedh një kostum të shtrenjtë dhe mermer të çmuar për vajin e vajshëm të shtirjes.

“Me votën e 95 deputetëve, më 25 maj 2023, në Kuvendin e Shqipërisë, u miratua me shumicë të cilësuar në Kuvend rritja e pagës për institucionet kushtetuese, duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori.”

Nuk mund ta imagjinoj se si kjo e re gjamtare është reale, se si ata që marrin paga e dieta, paguhen për orë suplementare dhe përfitojnë lehtësia dhe aksesime, kërkojnë ende, s’ngopen. E dhimbshme dhe e trishtueshme, pavarësisht filozofisë politike ku aderojn shtetbërja shqiptare apo zhagitet politika.

Jo, kjo është e tepërt, por mjerisht edhe e merituar. Sepse ne nuk u edukuam, hoqëm dorë nga çdo moral dhe parim dhe pajtohemi me çdo monstruozitet fatal si fatin tonë.

Tags: Albert VatajParlamentiShqiperiVarferia
Previous Post

Adolphe Alexandre Lesrel, i sofistikuari i pikturës së zhanrit, ai që ishte korrekt në pasqyrimin e elementeve shprehës ku spikat detaji

Next Post

“Tregimi i së dielës”, çiltërsi të dlira rrëfimtarie nga Agim Xhafka, për çdo ditë të javës, nga e hëna deri të shtunë

Next Post
“Tregimi i së dielës”, çiltërsi të dlira rrëfimtarie nga Agim Xhafka, për çdo ditë të javës, nga e hëna deri të shtunë

“Tregimi i së dielës”, çiltërsi të dlira rrëfimtarie nga Agim Xhafka, për çdo ditë të javës, nga e hëna deri të shtunë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj