Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Albert Vataj: “Koha Jonë” më 11 maj 1991 erdhi në jetë si e para gazetë e pavarur. Historia që vazhdon!

May 13, 2023
in Impresione, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: “Koha Jonë” më 11 maj 1991 erdhi në jetë si e para gazetë e pavarur. Historia që vazhdon!
27
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Plot 32 vite më parë erdhi në jetë, “Koha Jonë”, e para gazetë e pavarur, i fillimti zë i lirisë së fjalës, i të drejtës për të guxuar dhe kurajës për t’u ndeshur. Ishte kohë burrash që penën e kishin në zemër dhe zemrën e kishin në shpirt. Ata kishin ardhur për të shkruar një faqe në historinë e Shqipërisë,  një faqe në kryengritjen e vullneteve për ndryshim. Guxuan më shumë se sa mundën. U ndeshën me të gjithë përbindëshat e agonisë komuniste, për të fituar fjala e lirë, për të fituar e drejta për të mënduar dhe thënë më zemër atë që vullneti e mbrun me shpirt.

Ishte 11 maji i vitit 1991 kur erdhi në jetë ai zë, ai vullnet shprehish të kurajshme ëndërrtarësh, ai kushtrim i zëshëm i atyre që besuan te idealet, tek liria dhe demokracia, te fjala dhe mendimi, te dëshirimi dhe vullneti për t’u sakrifikuar për një ideal që ishte më i lartë se çdo qeill dhe më i zjarrtë se çdo diell.

Ishte 11 maji i atij viti të garrametshëm hovesh të ndrydhura e ngulmesh të tulatura, apatisë, frikës dhe iluzionit, kur lindi ajo, mëkuesja e fjalës së lirë, “Koha Jone”.

Shqipëria dhe shqiptarët e asaj ndërkohje përpëliteshim mes dy botëve; asaj që po jepte shpirt përmes një agonie bishe dhe asaj që gatitej të lindte pas një shtatzënie të mundimshme.

Varfëria dhe mezeria, zemërplasja dhe zhgënjimi, çoroditja dhe kuturisja, mbanin në morsë të hekurta kokën e anuar nga Perëndimi.

Fjala, fjala rënkonte në mërmërimën e saj të robërisë kohëgjatë të diktaturës.

Liria lypte krahë për t’u lëshuar në atë fluturim poterisës.

Ëndrra, ëndrra për të besuar, kishte zgjuar në shpirtin e disa të rinjve krijimin, ngjizjen e një zëri që vinte të sprovonte se deri ku mund të mbërrijë pasioni, vinte të shkruante historinë, gufimin e asaj krijese lirie që do t’i jepte jetë zjarrit e do të kalitte flakën. Kishte lindur “Koha Jonë”!

Historiku i medias shqiptare, natyrisht që nuk fillon me gazetën “Koha Jonë”, por tradita e shtypit të pavarur nuk mund t’ia mohojë asaj atributet e simbolikës së mëvetësisë së lirisë së mendimit dhe shprehjes. “Koha Jonë”, erdhi për të qenë gazeta e parë e pavarur. Ajo lindi dhe u rrit me shenjtërimin e fjalës së lirë që gurroi prej zjarreve pasionuese, për të mbetur e tillë, vazhdoi mes peripecish, persekucionit, përplasjesh dhe ngadhënjimit, për të dëshmuar misionin e saj historik. Ajo është sot, jo dhe aq një madhështi që mbështet mbi supet e saj të së kaluarës, se sa një zë i zëshëm që jehon nga zëri i zemrave dhe pasioneve që besojnë se liria e shprehjes dhe misioni i informimit meritojnë atë shpirt vullnetesh të kurajshme që mbolli dhe kultivoi në median e shkruar, “Koha Jonë”.

Sot, sot kur të gjithë flasin dhe askush nuk dëgjon, “Koha Jonë” vijon të mbrojë me fanatizëm dhe me shpirt vetmohimi bedenat e fjalës së lirë. Një armatë ëndërrtarësh erdhën për të hedhur shpirtin e tyre krijues në këto themele dhe ndërtuan atë altarë ku ne ende lutemi.

“Koha Jonë”, sot mund të shkojë në smartphoni e secilit, arrin të ngre ura komunikimi duke ju binduar arsyes së algoritmit, sikundër të tregojë më zë dhe me figurë se ajo ende jeton, sepse merr frymë nga mushkëritë tona, nga zemrat që rrahën në krahararon e saj, nga shpirtrat që u lartësuan në hyjninë e fjalës së lirë tek e cila ajo besoi.

Gëzofsh pafund ditëlindje “Koha Jonë”, zemra e krisur e kambanave të mia të shpirtit. Falënderoj ata që të lindën dhe të gatitën, që unë të isha biri i jot, ëndrra e ëndërrtarëve që thurën ëndrra dhe lartësuan shpirtje në këtë altar të fjalës së lirë, në këtë sublimitet vullnetesh ngadhënjyese.

Përulësisht, Albert Vataj

Tags: Albert VatajAlbina GjergjiGazetaHerion MesiIndrit IsufiKoha JoneMili XhaniNilda HaliliRedion ShtyllaRozalb Lika
Previous Post

Diogjeni i Sinopës, filozofi cinik grek që jetoi si lypës në një fuqi druri, ai që kërkoi me kandil në errësirën e hipokrizisë, rrugëve të Athinës, njeriun e ndershëm

Next Post

Gjithnjë ka kohë për të dëshmuar se ke ardhur në jetë me mision

Next Post
Gjithnjë ka kohë për të dëshmuar se ke ardhur në jetë me mision

Gjithnjë ka kohë për të dëshmuar se ke ardhur në jetë me mision

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj