Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Lindja e Venusit” dhe “Pranvera”, të përbashkëtat dhe dalluese e këtyre dy kryeveprave të Sandro Botticelli-t

March 5, 2023
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
“Lindja e Venusit” dhe “Pranvera”, të përbashkëtat dhe dalluese e këtyre dy kryeveprave të Sandro Botticelli-t
96
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Pranvera” së bashku me “Lindja e Venusit” janë dy nga kryeveprat e gjeniut të rilindjes së hershme italiane, Sandro Botticelli-t. Në të shumten e herëve, “Pranvera” është trajtuar si bashkësi krijuese e mjeshtrit me “Lindja e Venusit”. Trajtimi është i njëjtë, pesha specifike e lëndës estetikisht të pasur dhe me një zhdërvjelltësi të përdorimit të ngjyrës që e ngas këto vepra, janë po ashtu lëndë të së njëjtes magji përfytyrimi. Por “Pranvera” mund të kundrohet dhe trajtohet veçuar nga “Lindja e Venusit”, sepse vetëm kështu dallojmë speciafikat dalluese të lëndës dhe alegorisë shprehëse, me të cilën piktori rreket të kumtojë stinën e hareshme, stinën e luleve, bukurisë dhe aromave dehëse.

Gjithsesi “Pranvera” është pjesë e  “Lindja e Venusit” sepse njëra është mëkim shpirtëror i tjetrës dhe të dyja janë një zgjatim ose episod tjetër i asaj alegorie që piktori kërkoi që të shprehte. Duhet të sjellim në kujtesë se piktura e katërqintës është në një epokë eksperimentimi. Ajo po e braktis ngurtësinë gotike dhe i afroheshin gjithmonë e më shumë realitetit. Dhe në tablo nis të shfaqet natyra e portretizuar në sfondet e kompozimeve dhe u futën brenda kuadrit nudot artistike të figurave, Sandro Botticelli e bën këtë te “LIndja e Venusit”, por e potencon te “Pranvera”. Ajo pasurohet me figurën e femrës, jo vetëm si ëmë e krijimit por dhe sinonim i gjithë asaj forve transformuese, me të cilën stina e pranverës vjen. Piktura italiane e pret me solemnitet këtë qasje hareje dhe yshtje, ngjyrash dhe linjash, bukurie dhe hireve, alegorie dhe trilli. Në harkun kohor 1477 -1485 vjen ky ndryshim, Sandro Botticelli sjell një sprovë të dëshmimit të shpirtit të tij të trazuar dhe vetëdijes së ndryshesave krijuese.

Kritika rreket të përbashkojë lindjen e këtyre dy kryeveprave në të njëjtën kohë, edhe pse është e vështirë që Botticelli ti ketë konceptuar të dy pikturat brenda të njëjtit program figurativ, edhe për shkak të diferencave teknike dhe të stilit. Në të kundërt me “Pranverën”, “Lindja e Venusit” nuk është përmendur në inventaret mediçeas të vitit 1498, 1503 dhe 1516, por gjithmonë falë dëshmisë së Vasarit dimë se gjendej në Vilën e Castello-s në vitin 1550, kur ai i pa dy veprat të ekspozuara së bashku në rezidencën rurale të degës kadete të familjes. Studimet e mëvonshme pohojnë se “Pranvera” u pikturua për vilën e Lorenzo-s, e cila ndodhej  në rrethinat e Firences. Ndryshe “Lindja e Venusit” e cila mendohet të jetë porositur për një vend dhe person tjetër. Fakt është se në vitit 1499, të dyja ishin vendosur në Castello.

Për sa i përket interpretimit, skena përfaqëson çastin pak më parë atij të Pranëverës (Vendosja e Venusit në kopështin e Dashurisë), dmth. çastin pas lindjes nga shkuma e detit në brigjet e ishullit të Qipros, e shtyrë nga bashkimi i erërave të Zefirit dhe Auras, dhe e pritur nga një prej Horave që po i shtrin një mantel të çmuar me zbukurime lulesh. Shumë historian duket se bien dakord në lidhjen e ngushtë midis pikturës dhe një pasazhi të Stanza-ve të Agnolo Polizianos: rastësia gati absolute midis tregimit dhe pikturës do të konfirmonte që bëhet fjalë për një ilustrim lidhur me poemën e filozofit neoplatonik, me referimet implicite të idealeve mbi dashurinë që karakterizonin këtë rrymë të mendimit.

“Lindja e Venusit” duhej të ishte për më tepër ardhja në dritë e Humanitas, e kuptuar si alegoria e dashurisë, forca lëvizëse e natyrës. Figura e perëndeshës, e paraqitur në pozën e Venus pudica (dmth. ndërsa mbulon lakuriqësinë e saj me duar dhe flokët e gjatë bjond), është personifikimi i Venusit qiellor, simbol i pastërtisë, thjeshtësisë dhe bukurisë pa zbukurime të shpirtit. Bëhet fjalë për një nga konceptet themelore të humanizmit neoplatonik, që rikthehet nën aspekte të ndryshme edhe në dy piktura të tjera të Botticelli-t të realizuara afërsisht në të njëjtën periudhë: Palada dhe centauri dhe Venusi dhe Marsi.

Kompozimi është skajshmërisht i balancuar dhe simetrik, vizatimi është bazuar në linjat elegante që krijojnë lojëra dekoruese sinuoze dhe të hijshme. Në çdo rast vëmendja ndaj vizatimit nuk arrin kurrë në efekte pastërtish dekoruese, por mban një prirje drejt volumetrisë, dhe përvijimit vërtetësore të materialeve të ndryshme, mbi të gjitha te veshjet shumë të lehta. Ngjyra e çelur dhe e qartë, e derivuar nga teknika e veçantë që imiton afreskun, i lan me dritë figurat, duke lartësuar pastërtinë penetruese të bukurisë. Akoma më shumë se te “Pranvera”, hapësira e sfondit është e cekët, duke i bllokuar figurat në një pezullnajë magjike.

Albert Vataj

Tags: KrijimiLindja e VenusitSandro Botticelli
Previous Post

Pitagora dhe Safo, zëfillja e kahershme e rrugëtimit të harmonisë muzikore, njësimit të saj me matematiken, me poezinë dhe dashurinë

Next Post

Albert Vataj: Lamtumira e pakohë e njëriut të mirë, gazetarit veteran, kolegut të pashoq, Milto Baka

Next Post
Albert Vataj: Lamtumira e pakohë e njëriut të mirë, gazetarit veteran, kolegut të pashoq, Milto Baka

Albert Vataj: Lamtumira e pakohë e njëriut të mirë, gazetarit veteran, kolegut të pashoq, Milto Baka

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj