Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Intervista

Alfred Mirashi Milot, artisti me famë ndërkombëtare që do të ndërtojë “The Albanian Key” në Hanin e Hotit

October 26, 2022
in Intervista, Slider, Të përzgjedhurat
Alfred Mirashi Milot, artisti me famë ndërkombëtare që do të ndërtojë “The Albanian Key” në Hanin e Hotit
98
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Është Malësia e Madhe, është Hani i Hotit, është kjo treve e vlerave pasurore të bujarisë dhe trimërisë, urtësisë dhe besës, burrave të pushkës dhe penës, grave të qëndresës dhe legjendave, artistëve të botës së madhe të artit dhe vlerave, e cila do të presë me veprën e tij një nga artisët më të njohur të pikturës dhe skulpturës, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Alfred Mirashi Milot. 

Alfred Mirashi Milot me ministren e Kulturës, Eva Margariti, ambasadorin italian në Tiranë Fabrizio Bucci, në ceremoninë zyrtare të prezantimit të 8 veprave fituese të Konkursit Ndërkombëtar, “Art në Hapësira Publike”

Për piktorin dhe skulptorin, Alfred Mirashi Milot, për farkëtarin e çelësit që i çel botës shpirtin e artistit, fama është fakt, modestia i mbetet vlerë e lartësuar në njerëzoren e një krijuesi, vepra e të cilit është Golgota drejt “kryqëzimit”. Ai ka zgjedhur të mbetet ai, fati i fituar me thonj e me dhëmbë, e shkuara e ngulitur thellë në kujtesën e atyre përvojave ngjethëse të sfidës, për të guxuar më shumë se sa mundet, për të merituar gjithçka që është shpërblim dhe meritë e dinjitetshme.

Alfred Mirashi Milot vjen në Malësi me një nga skulpturat e tij më arrira, vjen të përfaqësojë dhe të ndërkombëtarizojë shpirtin krijues, me të cilin ne lartësojmë ndjenjat dhe vitalizojmë virtytet, i hapim zemrën botës duke u bërë pjesë e së bukurës.

  • Alfred Mirash Milot, ju jeni njëri prej 7 fituesve të një konkursi ndërkombëtar, ku pjesëmorën 130 artistë nga gjithë bota në sfidën e hapur nga ministria shqiptare e Kulturës për projektin “Art në Hapësira Publike”, si e pritët këtë triumf?

Për një artist, përfshi dhe mua, çdo betejë është një motivim për të sprovuar forcën e talentit dhe të artit, me të cilin përfaqësohem. Patjetër kjo arritje është një fitore e shumëfishtë, sepse unë kam konkurruar si shqiptaro-italian në vendin tim dhe përgjegjësia për të bërë më të mirën është një obligim i shtuar i ambicies sime si artist. Shfrytëzoj rastin të falënderoj jurinë, e cila përzgjodhi punën time për të përfaqësuar shpirtin tim krijues për Malësinë.

Skulptori, Alfred Mirashi Milot, me Drejtorin artistik, Mille Volti, Michele Stanzione
  • Krijimtaria juaj artistike identifikohet si një unitet përfaqësimi përmes çelësit, edhe në këtë sfidë ju u paraqitët dhe fituat me veprën “The Albanian Key” me Drejtor artistik, Mille Volti, Michele Stanzione, skulpturë monumentale e cila do të vendoset në rrethrrotullimin e doganës, Hani Hotit, pse pikërisht aty?

Ndoshta është një lloj përmbushje amaneti, apo le të themi një thirrje gjaku, për kryearsyen, se unë jam me origjinë nga Kelmendi, jam një malësor në kuptimin plotë të fjalës dhe të jesh i tillë është krenari por edhe përgjegjësi. Nga kjo trevë, nga këto male, nga kjo epikë e shqiptarisë kanë dalë burra trima dhe të urtë, artistë të kalibrit ndërkombëtarë dhe personalitete të shquara të fushave të ndryshme. Është kjo kerari që kërkon të përfaqësohet dhe të nderohet dhe për mua mbetet një përgjegjësi.

  • Puna juaj do të vendoset në Hanin e Hotit, pse pikërisht aty, ndërkohë që ka patur edhe vendndodhje të tjera, për të cilat ju do të pretendonit për të fituar?
Skulptori, Alfred Mirashi Milot me Ambasadorin e Kinës në Shqipëri, Zhou Ding dhe ministren e Kulturës, Eva Margariti dhe në ekranin e telefonit fituesin kinez, Liu Ruowang me “Wolves Coming” që do të vendoset në hyrje të Koplikut

Unë në artin tim përfaqësohem nëpërmjet çelësit si simbol dhe Hani i Hotit është një portat më të rëndësishme të Shqipërisë, si e tillë ajo duhet të jetë një portë e hapur mikpritjeje dhe bujarie siç dinë ta japin me zemër dhe me shpirt vetëm malësorët. Hani i Hotit nuk është vetëm një nyjë e rëndësishme ekonomike, por mbi të gjitha është dera nga ku presim dhe përcjellim miq dhe mysafirë, ashtu siç kanë ditur, dinë dhe do të dinë gjithmonë malësorët.

Skulptori, Alfred Mirashi Milot me Kryetarin e Bashkisë, Malësi e Madhe, Tonin Marinaj dhe me Drejtorin artistik të Mille Volti, Michele Stanzione
  • “The Albanian Key”, Çelësi Shqiptar, simboli i çelësit me dy koka, cila është domethënia artistike, e cila ndoshta u duhet bërë prezent edhe vetë qytetarëve, të cilët ende e kanë të vështirë të pranojnë artin modern, skulpturën konceptuale?

“The Albanian Key”, inspirohet nga Shqiponja, simboli i hyjnisë së krijimit, të natyrës dhe lirisë. Në të gjitha rrafshet e kuptimit dhe të shpjegimit, prirem të besoj dhe të dëshmoj se asnjë zotërues i qiellit dhe lartësisë nuk e rrok lirinë në përmasat e saj më të hyjshme se sa shqiponja, asnjë forcë shprehëse nuk mund të ngjitet aq lart ku ky shpend mitik ndan qiellin dhe lirinë me malet dhe njerëzit. Rrjedhimisht kjo vepër ka këtë shprehi, këtë shpjegim, këtë zbërthim, edhe pse arti në vetvete është ajo çfarë më arsye dhe perceptim artistik arrin të konceptojë dhe të kuptojë gjithkush.

Skulptori, Alfred Mirashi Milot me kuratorin e veprës, gazetarin, poetin dhe kritikun e artit, Albert Vataj
  • A mendoni se do të ketë debat për këtë vepër, jo dhe aq për autorin, por për atë çfarë është përgjedhur të vendoset në një rrethrrotullim shumë të rrahur nga të huajt, por kryesisht edhe nga malësorët, të cilët shkojnë dhe vijnë dhe që në dëshirën e tyre do të ishte që ata të përfaqësoheshin me një nga figurat historike të Malësisë?

Si vepra ime ashtu edhe e dy kolegëve, kinezit, Liu Ruowang me “Wolves Coming” që do të vendoset në hyrje të Koplikut ashtu edhe me “Zabel” nga Sadik Spahija në dalje të Koplikut, do të priten me debat dhe kontestim për arsyen e vetme sepse ende nuk e pranojmë artin e mendimit, artin e ides, artin e shprehisë artistike. Në një të sotme që sundohet nga skulptura historike, shtatore apo bustet të legjendarëve, arti i të ardhmes, arti që do të sfidojë kohën, e ka të vështirë të gjej pranim dhe dakordësi. Por ne duhet të përpiqemi t’i bindim se ky art, arti është ai që paraprin, që çel rrugën për të kuptuar dhe përqafuar të renë, natyrisht pa injoruar historinë, vlerat dhe veprën e secilit, përkundrazi duke e konsideruar dhe promovuar atë në një dimension të ri shprehës estetik.

Paraqitja grafike 3D e veprës “The Albanian Key”, e cila të vendoset në rrethrrotullimin e doganës Hani i Hotit
  • Cili do të ishte mesazhi që ju do të përcillni, më shumë si malësorë se sa si artist, ose të dyja së bashku?

Ëndrra ime ka qenë dhe mbetet të ndërtoja një vepër homazh për paraardhësit e mi dhe gjithë ato malësor trima, të ditur dhe me një shpirt të pasur, mikpritës dhe bujar. Mbetet për mua një përgjegjësi e madhe të përfaqësohem me artin tim në vendin tim dhe të pritem siç kanë patur mirësinë dhe përzemërsinë, edhe të tjerë, kryesisht italianë, të cilët edhe pse isha shqiptar, ata e vlerësuan dhe përqafuan artin tim si një art të madh. Edhe ne si malësor, siç jemi tashmë pjesë e botës së madhe, e aspiratave pa kufij, duhet të pranojmë me arsye arti atë që skulptura ime vjen të ofrojë. Kam bindjen se malësorët do të dinë të shohin dhe të kuptojnë thelbin e artit tim, artit që do të jetë jo vetëm i imi, as vetëm atyre por i historisë së artit të botës. Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem me gjak dhe shpirt malësor dhe arti im është edhe ajo që përfaqëson çdonjërin.

Për “Zani i Malsisë”

Intervistoi: Albert Vataj

Tags: Albert VatajAlfred Mirashi MilotArtiHani i HotitSkulpturaThe Albanian Key
Previous Post

Giorgione, veneciani i poetikës së ngjyrës dhe muzikalitetit të shprehisë estetike

Next Post

Nikos Kazantzakis, greku “heretik” i letërsisë që e shenjtëroi vepra monumentale e një shpirti të dritshëm

Next Post
Nikos Kazantzakis, greku “heretik” i letërsisë që e shenjtëroi vepra monumentale e një shpirti të dritshëm

Nikos Kazantzakis, greku “heretik” i letërsisë që e shenjtëroi vepra monumentale e një shpirti të dritshëm

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj