Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

E vërteta, anektoda e Demokritit, te legjenda e shekullit 19-të dhe alegoria piktorit, Jean-Léon Gérôme

May 20, 2022
in Filozofi, Të përzgjedhurat
E vërteta, anektoda e Demokritit, te legjenda e shekullit 19-të dhe alegoria piktorit, Jean-Léon Gérôme
91
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Rrugëtimi i të vërtetës është epik. Varësisht rrethanave, atributi i saj i shenjtëruar prej kanuneve morale të kohëpaskohëshme edhe pse është veshur me një mantel të dritshëm virtyti, ajo, sa është e pamundur aq dhe e pamerituar. As djalli nga temjani nuk ka frikë sa ka njeriu nga e vërteta. Ka qenë dhe mbetet së paku prej kur Demokriti, filozofi i lashtë grek, i konsideruar gjerësisht si babai i shkencës moderne, që pohoi: “Për të vërtetën ne nuk dimë asgjë, sepse e vërteta është në një pus”. Rreth njëzet e katër shekuj më vonë, në vitin 1895, piktori francez Jean Léon Gerome na dha alegorinë e fundit tragjik të së vërtetës përmes disa punëve dhe një trajtimi të themeltë.

“E vërteta që del nga pusi”, një vepër alegorike e Jean-Léon Gérôme (1896), është piktura më e njohur, edhe pse për këtë legjendë janë disa të njohura dhe gjithëpranuara si trajtime shteruese të mjeshtrit.

Duke i dhënë një deshifrim të saktë kësaj beteje të artit për të denoncuar gënjeshtrën dhe për t’i bërë homazh të vërtetës, mëtojmë se

“Sipas një legjende të shekullit të 19-të, e vërteta dhe gënjeshtra takohen një ditë.

Gënjeshtra i thotë të Vërtetës: “Është një ditë e mrekullueshme sot”!

E vërteta vështron drejt qiellit dhe psherëtin me pohim, vërtetë ditë e bukur sot.

Ata kalojnë shumë kohë së bashku, duke arritur më në fund pranë një pusi. Gënjeshtra i thotë të vërtetën: “Edhe uji është shumë i mirë, le të lahemi së bashku!”

E vërteta është sërish dyshuese, provon ujin dhe pohon se është shumë i mirë. Zhvishen dhe futen të lahen. Papritur, Gënjeshtra del nga uji, vesh rrobat e së Vërtetës dhe largohet. E vërteta e tradhtuar del nga pusi, por është shumë vonë. Gënjeshtra ka veshur rrobat e saja dhe është larguar duke lënë të Vërtetën lakuriq. E Vërteta tashmë lakuriq, pritet me mospranim dhe përbuzje nga bota bota, duke u kthyer te pusi dhe zhdukur brenda tij, pikërisht aty ku e pranon edhe filozofi grek Demokriti.

Kjo legjendë morali, e denjë ndoshta për fëmijët e vegjël, aq sa edhe për të rriturit, na mëson se që atëherë, Gënjeshtra udhëton nëpër botë, e veshur me petkat e së Vërtetës, duke arritur të shtiret si e Vërteta, nga rrobat që mban, kjo nga ai pranim fatkeq që pranojmë atë ditë e përgjithnjë, që ne lejojmë të gënjehemi nga e dukshmja, nga “vesha kopilesh”. Dhe… kush zotëron artin e këtij mashtrimi do të jetë dhe është patjetër, sa i “vërtetë” në gënjeshtrën e vet, aq dhe i suksesshëm. Sepse ne kemi zgjedhur vullnetlirë të jemi të mashtruar, në një papajtueshmëri për të pranuar të vërtetën, vetëm sepse ajo është lakuriq, aq sa për të na treguar se në këtë lakuriqësi ne ballafaqohemi me frikërat dhe turpet tonë që na përndjekin duke na bërë fajtorë.

Le të kthehemi te arti, alegoria e kësaj sfide të moralit

Duke filluar nga mesi i viteve 1890, në dekadën e fundit të jetës së tij, Gérôme bëri të paktën katër piktura që personifikonin të Vërtetën si një grua nudo, ose e kredhur në fund të pusit, ose duke dalë nga pusi. Aforizma e Demokritit bëhet shkas në art, ndoshta për të treguar se “Për të vërtetën ne nuk dimë asgjë, sepse e vërteta është në një pus”. Pavarësisht qasjeve të piktorit për të evidentuar të vërtetën e ndëshkuar me lakuriqësi nga gënjeshtra, kritikët pretendojnë se kjo ka lidhje çështjen Dreyfus, por historiani i artit, Bernard Tillier argumenton se imazhet e Gérôme të së Vërtetës dhe pusit, ishin pjesë e kundërshtive të tij i vazhdueshëm kundër impresionizmit.

Gérôme mbajti të paktën një nga pikturat e tij emblematike të këtij subjekti. Kur vdiq në vitin 1904, “shërbyeja e gjeti të vdekur në dhomën e vogël pranë ateliesë së tij, të rrëzuar përpara një portreti të Rembrandt dhe me këmbët drejtuar nga “E vërteta”, por burimi për këtë anekdotë, biografi Charles Moreau-Vauthier, nuk e specifikon se cila pikturë e së Vërtetës ishte.

Që nga viti 1978, kjo trajtesë e piktorit ka qenë pjesë e ekspozitës së përhershme në Musée Anne de Beaujeu në Moulins, Francë. Në vitin 2012, pasi piktura udhëtoi në Los Anxhelos, Paris dhe Madrid, muzeu shfaqi ekspozitën La vérité est au musée (“E vërteta është në Muze”), e cila mblodhi një sërë vizatimesh, skica dhe variante të bëra nga Gérôme. Interpretimet e shumta të kuptimit enigmatik të pikturës nxitën një nga kuratorët e muzeut të thoshte, “C’est notre Joconde à nous”. “Kjo është Mona Liza jonë .”

I gjithë ky rrugëtim dhe kjo përfshirje e “Të vërtetës” së Gérôme, mori shumë më shumë interesim dhe befasi publike në kohë, ngase vetë piktori kishte hamendur. Duhet pohuar se vlerësimi kaq i përzemërt i piktorit për t’u marrë kaq gjatë me këtë temë kishte një domethënie, pavarësisht hamendësimeve që pretendohen si shtysë e këtyre trajtimeve. Thelbi mbetet,  Demokriti e la në pus të vërtetën, piktori gjithashtu provoj ta lërë në pus me një pasqyrë që hedh dritë nga fundi i pusit, por edhe ta nxjerrë nga pusi, lakuriq, me një trazim alarmues në fytyrë dhe me një kamxhik në dorë.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajAlegoriaDemokritiFilozofiaGenjeshtraMendimiMitimoraliPiktura
Previous Post

“Kamza lexon”, thyerja e mitit të pagjasshmërisë dhe triumfi i një nisme që do mëkojë librin si lutje dhe altar

Next Post

Shkodra, kjo dashuri e tamëlt malli dhe andje e prushun gazmimi e lumnimi

Next Post
Shkodra, kjo dashuri e tamëlt malli dhe andje e prushun gazmimi e lumnimi

Shkodra, kjo dashuri e tamëlt malli dhe andje e prushun gazmimi e lumnimi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj