Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Trishtimi i bukur dhe i pikëllimtë në tablotë e portreteve të belgut, Jean-François Portaels

February 18, 2022
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Trishtimi i bukur dhe i pikëllimtë në tablotë e portreteve të belgut, Jean-François Portaels
86
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ne kemi nevojë të përfshihemi emocionalisht në gjithçka që i rrethvjen, dhe cyt pranin tonë të atyshme dhe reaguese emocionale. Shpirti ynë është një vërshim që përgjon rrebeshet dhe stuhitë duke i thirrur si në një betejë epike, për të dëshmuar se sa i trazmitë dhe poterisës është kur ai zbret në këtë dëshmim trandës, në këtë nevojë për ti mëkuar tashmërisë së rutinshme çaste shpërthimi, mëkime të befta dhe të gjëmimshme, të cilat na shkundin nga apatia, duke na bërë të ndjeshëm, duke na përfshirë në një gjendje të epërme përjetimi, e cila na bën të hyjshëm më shumë se sa të njerëzishëm, dhe më mirë se nëpërmjet artit, assesi nuk mund të ngjizemi më ngulmueshëm.Ai që i ngjyu penelatat në dritë pikëllimi po aq furishëm sa dhe në një palet të larmishme ngjyrash dhe tonesh shpërthyese ishte belgu Jean-François Portaels.

Siç njihej, Jan Portaels (3 prill 1818 – 8 shkurt 1895) ishte një piktor belg i skenave të zhanrit, tregimeve biblike, peizazheve, portreteve dhe subjekteve orientaliste. Ai ishte gjithashtu mësues dhe drejtor i Akademisë së Arteve të Bukura të Gentit dhe Académie Royale des Beaux-Arts në Bruksel. Ai konsiderohet si themeluesi i shkollës orientaliste belge.

Ai u vlerësua në kohën e tij si piktori kryesor i “elegancës së përditshme dhe hirit femëror”. Nëpërmjet artit të tij, mësimdhënies dhe udhëheqjes së tij në Académie Royale në Bruksel, ai ushtroi një ndikim të rëndësishëm në brezin e ardhshëm të artistëve belgë, duke përfshirë nxënësin e tij Théo van Rysselberghe. Duke përcjellë me kërshëri tablotë që ka lënë në testamentin krijues të artit, konstatojmë emocionalen e tij, atë shpirt tejet të ndjeshëm dhe pikëllues.

Tablotë që kam zgjedhur, janë disa nga ato, ku piktori arrin ti bëjë sytë e personazheve të tij të lundrojnë në lot, dhe ne që i kundrojmë, të ngopë me trishtim dhe dhimbje, thua se ai qëllimisht rreket që tragjizmin e këtyre personazheve femra, ta risjellë në kohë si një drithërimë shpirti, për të vënë në provë aftësinë tonë; për të ndjerë të bukurën përmes pikëllimit, ngjyrën dhe dritën, përmes dhimbjes, tonalitetin e dritës dhe shprehinë e personazheve, përmes një përfshirjeje emocionale, e cila na përpin mish e shpirt, duke na rikthyer në kohë e duke na ngërthyer në trupin dhe në zemrën e këtyre personazheve, për të na mëkuar dhimbjen si një bukuri e brishtë, si një afri e ndjenjave tona me përjetimin, me aftësinë tonë për tu zhytur në këto pluskime lotësh si në një detë të paanë dhe të trazuar, ndoshta si për të na kujtuar se jeta ka qenë gjithnjë e trisht dhe përplot pikëllim dhe lot. Të qash në pikturat e Jan Portaels është të jesh i zhytur thellë në botën e tij shpirtërore, në të atypëratyshme e emocioneve shpërthyese, me të cilat ai u flet gjeneratave, u kumton brezave, i miklon bukuritë femërore, të cilat duket se ashtu nën rrezet e këtij dritimi të trisht, të rreflektojnë më të gjallë dhe më jetësor.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajArtPikture
Previous Post

Më 6 shkurt të vitit 1967, kur Shqipëria shpalli veten shteti i parë ateist në botë

Next Post

Michelangelo Buonarroti, krijuesi i dinamizmit intensiv fizik dhe emocional të figurës njerëzore

Next Post
Michelangelo Buonarroti, krijuesi i dinamizmit intensiv fizik dhe emocional të figurës njerëzore

Michelangelo Buonarroti, krijuesi i dinamizmit intensiv fizik dhe emocional të figurës njerëzore

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj