Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Përkatësia zodiakale e shenjave të horoskopit në përputhje me karakteristikat e katër elementeve, ajrit, zjarrit, ujit dhe tokës

January 23, 2022
in Kuriozitete, Të përzgjedhurat
Përkatësia zodiakale e shenjave të horoskopit në përputhje me karakteristikat e katër elementeve, ajrit, zjarrit, ujit dhe tokës
226
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga të gjitha veprimet e nevojshme të formulimit të parathënies për shenjën konkrete të horoskopit, një rëndësi të veçantë luan edhe kriteri i klasifikimit të saj në grupin e njërës prej katër elementeve: ajrit, zjarrit, ujit dhe tokës. Sipas urtësisë së lashtë okultiste, çdo veprim apo aktivitet fizik dhe psikik mund të përcaktohet në nivelin e karakteristikave të këtyre katër elementeve metaforike.
Ajri gjithnjë është ideja, zjarri është procedura si reagim i veprimit në rrugën e realizimit të idesë, uji simbolizon bymimin dhe gjendjen e joformës, ndërsa toka është faza e produktit të ri përfundimtar (materializimi i idesë së transformuar). Varësisht në cilën prej këtyre fazave zhvillimore universale gjendet një proces i caktuar, ato kanë edhe karakteristikat e tyre vetjake që më parë janë të përcaktuara. T’i shohim cilat janë këto karakteristika të përgjithshme të grupit të shenjave konkrete nga horoskopi në përputhshmëri me karakteristikat e katër elementeve universale:

AJRI
Në elementet e ajrit si shenja të horoskopit janë: Peshorja, Ujori dhe Binjakët.

Ne të gjithë e përdorim ajrin për frymëmarrje, d.m.th., është njëra prej elementeve themelore jetësore. Njerëzit që i përkasin shenjës së horoskopit me karakteristikat e këtij elementi shpërndahen kudo me kënaqësi, ose thënë më konkretisht, janë prezent kudo. Ata janë tipa transparent, tipa kameleonësh, të pakapshëm. Në kërcimet e tyre, pothuajse të tipit akrobatik, janë plot energji dhe kureshtar për çdo gjë dhe se interesat e tyre janë tejet të gjera. Ata e duan gazin dhe dëshirën për jetë. Problemet dhe kundërshtitë nuk i takojnë natyrës së tyre. Përkatësisht e grupit të këtij elementi i duan gjërat abstrakte dhe kërkesat më të larta në jetën e tyre janë, të qenët plotësisht të lirë. Mu kjo është arsyeja që ata shpesh kanë frikë për lidhjet e ngushta. Njëkohësisht, ata kërkojnë që të kanë rregulla të rrepta, por edhe t’i krijojnë vetë ato, duke pasur princip edhe në respektimin e saktë të tyre. Pasi që janë inteligjent mbi mesataren edhe mendimet e tyre e idetë që i prodhojnë mund të jenë mbingarkesë për të tjerët. Edhe pse vetë besojnë fuqimisht në idetë e veta, rrethi nuk i kupton ata, sepse vetë faza elementare e ideve, në të cilat inistojnë është në fillimin e transformimit – AJRI.
Njerëzit ajër duan veprimin urgjent. Për këtë ju përgjigjen elementet e zjarrit. Mirëpo edhe fantazia e ujit krijon harmoni me mënyrën e të jetuarit të ajrit.

ZJARRI
Në shenjat e zjarrit në horoskop hyjnë: Dashi, Luani dhe Shigjetari.

Shprehur figurativisht, zjarri digjet pandërprerë dhe është i qëndrueshëm gjatë tërë natës. Është i nxehtë, shkëlqen dhe shoqërohet nga të tjerët me plot respekt. Njerëzit e këtij elementi nuk duan që të bien në ngushtica, ata zotërojnë më shumë vetveten, ngase shihen. Gjakimi i zjarrtë, përflaktës, bën shpesh të jetë tip eksplodues. Një zjarrmi si cytje e brendshme atë e shndërron që të jenë përherë në lëvizje. Njerëzit-zjarr pretendojnë pushtetin. Nevojat e tyre për para dhe me vetëdije të lartë egoizmi të shprehur, i bëjnë shpesh fanatikë, ndërkaq, kanë aftësi të jashtëzakonshme që të tjerët t’i bindin me idetë e veta. Jo kot flitet për ata se, dikush ka mbajtur “një fjalim të zjarrtë”. Njëkohësisht, këta tipa të zjarrtë janë të aftë edhe si organizatorë të talentuar. Janë të aftë për t’i entuziazmuar të tjerët dhe optimistë, por edhe kanë nga pak prirje ta veprojnë. Një njeri-zjarr kurrë nuk do të shtrojë pyetje vetë. Ai është në qendër të vëmendjes në botën e tij, rreth të cilës mund të mblidhen edhe të tjerët. Mirëpo edhe elementet tjera shpeshherë ia lehtësojnë punën. Ideal për partner ky tip ka elementin e ajrit, që e ushqen zjarrin, ndërkaq zjarri e ngroh ajrin-një lidhje me shumë përparësi.

UJI
Shenjat e rrethit shtazor të ujorit në HOROSKOP janë: Gaforrja, Akrepi dhe Peshku.

Përherë në lëvizje, asnjëherë në sulm, duke ndryshuar veten pandërprerë – ky është uji. Dhe i tillë është edhe njeriu, element i të cilit është uji. Ai ka shumë fytyra, është plotë fantazi dhe artist i nduar-nduarshëm. Megjithatë, uji nuk rrjedh vetvetiu: ai ka nevojë përherë për një shtysë-për një person, që i thotë atij ku duhet vepruar më gjatë. Nëse njeriu-peshk, sidoqoftë një herë merr në shënjestër një qëllim, atëherë askush nuk mund ta ndalë dot nga ky qëndrim. Ai është kokëfortë, e gjen përherë rrugën e vet, shumë mirë i përshtatet rrethanave të reja. “Uji që pikon përherë e gërryen gurin”, dhe kush është i lindur në elementin e ujit, këtë fjalë të urtë e njeh mirë dhe mund ta dëshmojë realisht. Një njeri-peshk kurrë nuk i përfillë kufijtë dhe pengesat e mundshme. Përherë do të punojë në drejtim të atillë që, çdo pengesë, ngadalë i sigurt dhe me kohë ta kalojë. Por, meqë, në parim, ai ka nevojë për një person që i jep ide, njeriu-peshk ec përherë në teh të shpatës., që do të dorëzohet në prehrin e varësisë nga të tjerët. Nëse është i vetvetes, atëherë mërzitet shpejt. Një partner ideal për këtë tip të njeriut do të ishte njeriu i elementit të tokës. Toka i jep ujit qëndrueshmëri dhe e bën atë pjellore.

TOKA
Kafshët tokësore të shenjës së tij në horoskop janë: Bricjapi, Demi dhe Virgjëresha.

I pranishëm përherë në tokë. Shpesh ngërthehen në gjendje të atilla, ndërkaq kundrejt të tjerëve reagon plogësht dhe pa fleksibilitet. Në fakt mundet që ndonjëri i lindur në elementin e tokës, do pandryshueshmëri. Personat në këtë element kurrë nuk do të lejojnë që dikush t’i shtrijë përtokë. Ai është një pol i qetë, në të cilën mund të mbështetesh dhe të ndërtosh shumëçka. Tipat e tokës janë të durueshëm dhe të guximshëm, dashamirës të paqes dhe të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë. Njeriu mund t’iu bie shumë në qafë, që të mund të provokohen dhe të nxiten. Pastaj, ata pothuajse nuk dëgjohen fare! Shpërthejnë si vullkan! Zemërimi i tyre i ngjet tërmetit! Nëse një njeri-tokë e keni si partner, mund të konstatoni se jeni me fat. Shërbimi pa kushte dhe besnikëri të plotë si dhe lojalitet, ky është qëllimi i jetës së tyre. Kush ka durim dhe hulumton me shije thellësinë e këtyre tipave, ai do të ketë si dhuratë një shpirt plot ar. Elementet tokë dhe ujë i shkojnë mirë njëri-tjetrit. Mirëpo, edhe elementet ajër-tokë mund të organizohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Përgatiti: Albert Vataj

Tags: BricjapiDashiDemiElementetGaforrjaHapsitraHoroskopiJetaNatyraNjeriupeshkushigjetariVirgjëreshaYjetZodiku
Previous Post

Shprehja e makthshme krijuese e shqetësimit trazimtar ekzistencial në pikturat e Edvard Munch

Next Post

Ngritja dhe rënia e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë, tempullit më të lartë të dijes së botës

Next Post
Ngritja dhe rënia e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë, tempullit më të lartë të dijes së botës

Ngritja dhe rënia e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë, tempullit më të lartë të dijes së botës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj