Ja se çfarë arrin të bëjë pasioni, të ndalojë kohën një fraksion të sekondës, sa një shkrepje, për të shpërfaqur në një ceremonialitet gjestesh solemnitetin e natyrës. Kjo nuk është thjeshtë një foto, është ngadhënjimi i një çasti.Jeta na ka bekuar me fjalët më të lartësuara në hyjnim, na shpërblen çdo ditë me veprën e përkushtimit dhe ëndrrave tona, sikurse përmes një përkorjeje të kulluar gjestesh bujarie, i zgjat duart e mbushura me dritë, duke na dhuruar frytin më të ëmbël të qiellit, fluturimin. Krijuesi, jo domosdoshmërish duhet të zbresë nga misteri i më të blatuarit besim, ku ne flijojmë motivimin e lartë, Ai dërgon shëmbëllimin e vet në duart dhe pasionet e një shpirti të kulluar në mirësi, për të na rrëfyer përmes veprës së tyre, se më çfarë Ai zgjedh të na shpërblejë. Një foto, sa njëmijë e një arsye për të besuar se edhe unë mund të fluturoj…

![Skënderbeu “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”](https://www.albertvataj.com/wp-content/uploads/2022/01/Kur-Europa-dridhej-...-skifteri-arberor-nuk-dinte-se-cfare-ishte-disfata-cfare-ishte-roberia-cfare-ishte-frika-75x75.jpg)









