Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Zef Gjeta, dukagjinasi që sfidon me mirësi njerëzore, dinjitet dhe integritet intelektual

January 28, 2022
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Zef Gjeta, dukagjinasi që sfidon me mirësi njerëzore, dinjitet dhe integritet intelektual
246
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Cili është Zef Gjeta, Prof. As. Dr., intelektuali, akademiku, kërkuesi shkencor, hulumtuesi, qëmtuesi i figurave kontributore në fushën e dijes dhe shkencës, shkrimtari, veprimtari i përkushtuar i promovimit dhe mbrojtjes së natyrës, këshilluesi atëror i shëndetit të mirë, koleksionisti, tregtari, gazetari dhe satiristi? Në cilën prej këtyre shtjellave të fuqishme nuk e gjejmë atë, Zef Gjetën. Ai është kudo, ku ai ka besim se ka diçka për të dhënë, ka një gurë për të vënë në themelet e këtyre bedenave, ka përmbi të gjitha, për të dëshmuar njeriun e mirë, atë që ai beson, se nuk ka portë që nuk e çel njerëzorja, nuk ka luftë që nuk e fiton dinjiteti.

Prolog

Rruga e tij është e gjatë, siç janë të vështira dhe sfiduese përpjekjet dhe angazhimet, që ai vuri në sprovë potencialet njerëzore dhe intelektuale. Por ai ka ditur të tregojë më të mirën dhe kaq ka mjaftuar për të. Deri këtu, në një cak kur ai ka të përmbushur një pjesë të synimeve të tij, ka ardhur përmes një punë dhe përpjekjesh titanike, një pasioni dhe përkushtimi, që ka udhëprirë atë, sfidave të jetës dhe karrierës. Edhe për të ka nisur si për çdo tjetër sfidues, me vlera e me vepër. Me vështirësi dhe sakrifica të panumërta, të cilat në pamundësi për ta mposhtur, e bënë më të fortë dhe më të mirë. Ai është gjithmonë në vendin dhe kohë e duhur, për të dëshmuar mbi kapacitetet dhe aftësitë për t’i hyrë çdo beteje për të fituar. Ka një jetë intensive dhe gjithnjë të mbushur me ngulm dhe përkushtim, me një shpirt të mbrujtur me zell, pasion dhe talent.

Pse nuk u bë pjesë e politikës Zef Gjeta?

Nëse të gjithë nxituan të gjenin një shteg për të hyrë në politikë, për të fituar dhe për t’ia dalë pa shumë mund, Zef Gjeta ndoshta kishte të qartë se çfarë do të thoshte filozofi Albert Kamy me shprehjen: “As ata që e duan të vërtetën, as ata që e duan të bukurën, as ata që aspirojnë për të virtytshmen, nuk mund të merren me politikë, sepse ajo nuk merret as me të vërtetën, as me të bukuren, dhe as me të virtytshmen.” Zef Gjeta i deshi, i do dhe përpiqet çdo ditë për të vërtetën, të bukurën, të virtytshmen, sepse ai ka një prejardhje për të përfaqësuar dhe mbrojtur, ka një emër për të lënë pas, ka njeriun e mirë, të cilit i beson. Dhe politika për të nuk është as ëndërr as synim dhe si e tillë ajo ka mbetur jashtë tij, duke e lënë të çliruar nga çdo anatemim dhe shpirttrazim. Sigurisht që ai kishte shumë më shumë se shumë të tjerë për t’i dhënë politikës, por preferoi të ndiqte zemrën, rrugën nga e çoi ajo, pa u molepsur në atë zeje që do ta tjetërsonte në vepër e vullnet.

Telegrafisht, cili është Prof. As. Dr. Zef Prek Gjeta?

Zef Gjeta u lind më 28 Janar 1967, në Shkodër, ku ka kryer edhe shkollimin 8-vjeçar dhe atë të mesme (Gjimnazi/Shkolla e Mesme e Përgjithshme “29 Nëntori”). Me pas ka ndjekur Fakultetin e Agronomisë pranë ILB (sot UBT). Ka arritur rezultate mjaft të larta, jo vetëm në shkollë, por edhe në punën e tij në profesion. Ka ndjekur me sukses kualifikimin pasuniversitar në MAICH, ku ka marrë graden “Master” dhe ka mbrojtur Doktoraturën pranë UBT-së.

Mban titullin Profesor i Asociuar. Ështe autor dhe bashkkëautor në një sërë librash shkencorë të fushës (6 libra), studimesh (13 studime), projektesh (23 projekte dhe miniprojekte), si dhe një sërë artikujsh dhe publikimesh të tjera. Është anëtar i bordit profesional në: a) i Bordit të Besimit të Institutit të Kërkimeve Rurale; b) Anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Misrit dhe Orizit; c) Anëtar i Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar; d) Anëtar i Federatës Botërore të Gazetarëve të Bujqësisë IFAJ (International Federation of Agriculture Journalists); e) Lektor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ka punuar në pozicione të ndryshme si: specialist pranë Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër. Është gjithashtu ekspert Kombëtar në projekte të ndryshme që kanë operuar në vend, të financuara nga FAO (Organizata Boterore e Ushqimit dhe Bujqësisë), IFAD (Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë), BB (Banka Botërore), VSO (Programi i Vullnetarëve të përtej detit), etj. Kudo që ai ishte dhe është aktualisht, ai gjithnjë përpiqet për më të mirën, për shtytjen tej të caqeve të së mundshmes, si kapacitet profesional dhe intelektual, njerëzor dhe krijues. Ka ditur të jetë kudo Zef Gjeta.

Zef Gjeta, “Humori Shkodran” dhe…

Zef Gjeta, nga 31 libra të botuar, 10 prej tyre janë me humor, që sipas tij“… është gjëja me serioze që mund të bëjë njeriu në jetë”. Por një nga Odiseadat që ka shënjuar gurët kilometrik të rrugëtimit të tij, është gazeta “Humori Shkodran”, të cilën ai e drejtoi dhe e botoi, i bindur se po bënte gjënë e duhur, dhe vërtetë ishte dhe mbeti e tillë. “Humori Shkodran” ishte gazeta më përfaqësuese e Shkodrës në periudhën post-komuniste (që nga Nëntori 1993 janë botuar 89 numra si gazetë dhe 10 numra si revistë), e cila me shumë gjasë pritet të rinisë botimin dhe të dalë përsëri në qarkullim. Në faqet e kësaj gazete që mbeti histori e humorit shkodran, botuan krijimtarinë e tyre shkrimtarë dhe publicistë, dramaturgë dhe aktorë, fabulistë e pamfletistë, fotografë dhe karikaturistë. Një kolanë e panumërt emrash dhe penash majëmprehta, me shpirtin e tyre krijues sollën në një dimension të ri shkëlqimin e këtij guri nga më të shndritshmit të gjerdanit të stolisjes shkodrane. Talente të panjohura dhe figura legjendare të humorit, i dhanë jetë kësaj gazete, e cila ishte e para dhe mjerisht mbeti e fundit, dedikuar humorit, një prej karakteristikave dalluese të Shkodrës.

Zef Gjeta, në bashkëpunim me disa forca krijuese në Shkodër, në Mars të vitit 1998 ka organizuar karnavalet për herë të parë pas ardhjes së demokracisë. Ngjallja e kësaj tradite të varrosur nga diktatura ishte një obligim sa shkodranë aq dhe intelektual. Dhe ai diti të ishte dinjitoz edhe në këtë sprovë. Kjo përvojë e ka nxitur atë që të botoje një sërë librash si: “Barcaleta xhepi” (1993); “Lemza që çoi në perëndim” (1998); “Fabula dhe poezi humoristike” (1998); “Barcaleta pa fund” (2002), “Gicilime Fëminore” (2004). “Nga goja tek veshi”. Dhjetë botime me humor, me legjitimitetin e të drejtës e vendosin atë në radhën e krijuesve më të zëshëm të kësaj tradite në Shkodër.

Rekordet Botërore Guinness, në tentativë

Zef Gjeta mund të ishte sot në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, nëse burokracitë dhe detyrimet e organizatës, gjykues zyrtarë të regjistrave të autorizuar për të verifikuar vërtetësinë e vendosjes dhe thyerjes së regjistrave, nuk do të linin në mes barriera të pakapërcyeshme prej tij. Gjithsesi ai sot për sot mban rekordin e penave, stilografëve dhe stilolapsave, 10,130 ekzemplarë. Por ky pasion ka jetuar dhe yshtur atë, aq sa çdo gjë e bukur, e veçantë dhe sinjifikuese ishte dhe do të mbetej për të një shkas, që nga kartat e telefonit, pullat e postës, çelësat, monedhat, etj. Shpirti i tij duket se do të gjente prehje në çdonjëren nga këto individë sendesh, të cilat koha u jep një vlerë të paçmueshme. Ai sot është i pasur, një pasuri jo e konvertuar në para, por në vlera ndijimesh dhe emocionesh. Zef Gjeta ka gjithçka që deshi me gjithë shpirt dhe çdo gjë që ka ai e ushqen çdo ditë e çdo çast me mylmesën e shpirtit të tij.

Epilog

Të shkruash për Zef Gjetën, njeriun që ka sfiduar me mirësi dhe integritet intelektual, është një barrë e rëndë përgjegjësie, sa gazetareske, aq edhe njerëzore. Pas çdo arritjeje të tij, në të gjitha planet, ai është aty me buzëqeshjen e tij të dritshme dhe butësinë e një zëri mëkues. Sot, akademiku dhe shkrimtari, studiuesi dhe satiristi, botanisti dhe tregtari, janë në një lëndë të përbashkuar njerëzore, si forcë vitale krijimi që mëkon mirësia, aftësia, e njerëzishmja dhe e dinjitetshmja. Ai, Zef Gjeta ka mbetur po ai që kam njohur vite të shkuara, i thjeshtë dhe komunikues, dashamirës dhe i përkushtuar për të dhënë e për të bërë gjithçka që ai e do me gjithë zemër. Nëse ndonjëri nga ju është skeptik se mirësia është në gjendje të jetë në vetvete një forcë që i transformon dëshirat në vepra, duhet të besojë te ajo, se çfarë është dhe çfarë bën Zef Gjeta, me mirësi dhe përkushtim, me integritet intelektual, përgjegjësi profesionale dhe dinjitet.

Previous Post

Leonardo Voci, malsori i artit abstrakt, shënjimi estetik në traditën tonë moderne të pikturës

Next Post

Sokol Zekaj, shpirti i ndjenjës delikate që rrëfehet përmes poezisë

Next Post
Sokol Zekaj, shpirti i ndjenjës delikate që rrëfehet përmes poezisë

Sokol Zekaj, shpirti i ndjenjës delikate që rrëfehet përmes poezisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj