Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Myftar Cubi, malësori që e thur me gurë, magjinë shprehëse të artistit

July 29, 2021
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Myftar Cubi, malësori që e thur me gurë, magjinë shprehëse të artistit
410
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Myftar Cubi i përket atyre artistëve, talenti i të cilëve mëtohet përmes origjinalitetit dhe padytshmërisë së akti sublim të krijimit. Bregdeti shqiptar, prekja magjike e zajeve të ngjyrshme, mëkimi i shpirtshëm i tharmit të jetës, përmes ngjizjes së tij krijuese, ka kapluar skajet e botës, ka mbërritur me veprën e tij, aty ku guxon vetëm imagjinata dhe arti. E ka ngritur shtatoren e famës, ashtu me durim, dhe përkushtueshëm, si në një akt devocioni të shenjtë, për të mbetur ai malësori i urtë, i thjeshtë, modest, zemërbardhë dhe i ditur.

Prologu

Ka nisur rrugëtimi i tij në art, qëkur ai ishte ende fëmijë. Për të cekur me pikturën dhe për ta ushqyer me amanet dhe zjarr, sfidën e tij këmbëngulëse, në zotërimin e gjithë shkallëve të formimit akademik.

Por do të ishte talenti, ai që do të zgjonte te Myftar Cubi atë kapacitet energjish krijuese, që duke e udhëprirë në gjininë e mozaikut, do ta çonte atë tek ajo botë e papërmasshme të kumtit shprehës, përmes mozaikut. Një shkëndi e beftë, një Bing-Beng, një përplasja, e të cilit do të ngjizte në yshtjet e komunikimit estetik, një botë, çdogjëshmërinë e së cilës, do ta përbënin gurët e vegjël të brigjeve të pambarimta shqiptare.

Unikalja e një shprehshmërie arti

Veçanti e mozaikut të Cubit qëndron tek realizimi i mozaikëve me gurë të bregdetit, sigurimi i të cilëve është një sfidë më vete, është një sprovë e të pamundurës që mposht artisti tek ai.

Nuk mund të imagjinohen gjithë ato përpjekje për t’u finalizuar në një mozaik shumë origjinal dhe me elementë unik, baza materiale dhe teknika e realizimit, që janë të tij dhe vetëm të tij.

Ne i përcjellim punët që ai ka realizuar, duke shprehur një lloj perceptimi të kontaktit artistik, pa e vrarë mendjen për mënyra se si një vepër ka rrugëtuar deri tek finalizimi, se si një portret, një nudo, një kompozim, ka behur në atë trajtë, ka ngrirë në atë çast. Përpjekja është titanike, në këtë atyshmëri komunikimi artistik që të ofron secila nga punët e Cubit.

Idilika e shkasit artistik

Arti i Myftar Cubit i ngjan atyre duarve të padukshme të magjisë së krijimit, të cilat shtrijnë gishtërinjtë në gjithë gjatësinë e bregdetit, duke i zënë pritë, atij procesi të shkallmimit epik të shkëmbinjve, lëmimit dhe magjepsjes prej procesit transformues. Dhe duke mbushur grushtet me det dhe epos, gurë dhe përjetim, kridhen në prehrin artistit, si nata yjet në shpengimin e pafundësisë, të cilat më pas, ai i shndërron në përjetësi veprash arti, që behin si një kushtrim i brendshëm.

Dhe merr jetë magjia e krijimit në një prani eterne, Krijuesi dhe artisti, ai, ai që ka zbritur me misionin e zëdhënies së atij zjarri galaktik, sjell së bashku me shpërthimin, shkrepëtimën e një çasti krijues.

E merr piktori i mozaikut; detin, zallin, gurin, shpirtin, pasionin dhe Sizifin e panënshtrueshëm, dhe i mbrun në magjen e kohës, dhe sjell në jetë eposin e mirazhit të bregut, njeriun e shfaqshmërisë në ledhatinë dehëse të valëve.

Njerëzorja që ka zënë vend në mozaikun e zajeve të malësorit Myftar Cubi, është humaniteti i fokusuar në një përfytyrim, Sfinksi që i rikthehet jetës në gurë, si në një baladë epike, në një legjendë murimi, që i blatohet qëndresë së shpirtit krijues, që gjen strehë në epjen e artistit.

Odisea e artistit

Malësori Myftar Cubi ka ikur fëmijë nga Malësia, nga vendlindja, nga malet, pa e ditur se në një moshë hyjnizimi të shpirtit dhe lartësimi të forcës që i gufon nga thellësia e limfës, do ti vihen nga pas gurëve, maleve, krepave dhe kreshtave, që shkulin nga kraharori shkëmbinjtë, dhe duke i hedhur në një arenën e kijametshme të shndërrimit, i kthen prej udhëtimit të gjatë e përplasjen e pareshtura, kacafytjeve dhe dallgët, odiseadave në kërkim të Itakës, për të sosur ku fillon qielli, për tu takuar në art, në magjinë e përjetësimit, për të marrë shprehi kontakti dhe komunikimi.

Koreshti dhe kërshëri

Dhe pyesni ju se çfarë është arti i Myftar Cubit, i cili merr kuptim prej lëndës, prej gurit, rruzareve të një lutjeje që rrugëton kohërave dhe cek nënshtrues brigjeve, atje, atje ku ledhat e artistit e paqtojnë, dhe zajet që dalin nga adhurimi i ngjyrës dhe shkëlqimit, nën pushtetin e një përjetimi dehës, derdhen në qëndisjet me gurë të pëlhurave imagjinatave, ku artisti sheh, teksa i shfaqet caku i pikëtakimit, si një vegim i beftë në shkreptimën e një vetëtime.

Dhe ai e merr dritën e frymëzimit dhe shkasit krijues, dhe… gurë nga një gurë, prej zajeve të detit dhe shpirtit, ai muros vegimin, duke i hukatur jetë përfytyrimeve, dhe cakut ku përthyhet përjetimi i formëson trajtë, i jep nerv dhe puls, i ndez qiej në sy e horizont i’a shtrin në ballë.

Çfarë mëton vetë artisti

Gjithëpoaq guxojmë ta thërrasim në këtë rrëfim edhe vetë artistin, i cili duke tentuar të ruajtur të rëndësishme urëbashkimin me artdashësit, ai mëton se: “Jo rrallë artistët e lodhur nga rutina dhe uniformiteti krijues, kërkojnë alternative si dhe materiale të ndryshme, për të krijuar dhe konsoliduar personalitetin e tyre. Nga fusha e filozofisë së historisë së artit, kam mësuar se vepra e mirëfilltë artistike është produkt shpirtëror profesional i individit, që në themelin e saj ka imagjinatën, fantazinë, botën e tij shpirtërore. Natyra ka dhënë shumë material, si gjetje të jashtëzakonshme, shumë artistike, por që jo gjithmonë përbëjnë vepra arti. Ky është një koncept themelor në ndërgjegjen time artistike dhe ka një rëndësi të veçantë për mua. Duhet pra dora e njeriut, e sidomos e artistëve, të ndërhyjnë dhe kështu brenda meje shpërthen ëndrra për t’i dhënë jetë gurit, por pa e lënduar, pa e copëtuar, por të krijojë me gurin forma, madhësi e ngjyra, sikur janë në natyrë.

Në të gjithë krijimtarinë time, përpiqem të realizoj dhe të depërtoj në specifikën e vështirë të kësaj teknike artistike dhe për të përfituar poetikën e veçantë duke kuptuar se gurët e jetës janë të pranishëm në të gjitha epokat dhe fazat e zhvillimit të njerëzimit, gurët e mijëvjeçarëve, kanë një kohezion dhe fortësi epokale, që mbartin mbi vete të gjitha gjurmët e dialektikës natyrore e jetësore, nuk do më tradhtonin në krijimtarinë time, prandaj unë vazhdoj të krijoj dhe mbaj lidhje të forta dhe të padiskutueshme me gurin, pasi aty shikoj personalitetin tim, ndjesitë e mia, synimet e mia, në të ardhmen e krijimtarisë sime.” përfundon ai.

Mëtim i shkasjes krijuese të artistit

Ti nuk je narcis, por në sytë e artistit, Myftar Cubi, ti arrin të magjepsesh me veten në epshin e valëve me hirin që mbrojnë bregut ku shkelin këmbët dhe shpirti i artistit. Ka nisur nga bregu kjo rrugë e gjatë dhe rend kah e presin dhe në lavdi e ngjitin, sepse është një shpirt mes shpirtrave që zgjohen në ribërjen e frymshme përmes mozaikut me guraleca.

Ai ka shkruar përmes ligjërimit artistik një faqe në historinë e mirënjohjes. Personalitete dhe figura të përmasave ndërkombëtare, pa lënë mënjanë motivin malësor, historia dhe tradita e saj, duke qenë i pranishëm gjithashtu edhe me kompozime që mëkojnë eros dhe zjarr, kanë zënë vend në korrnizimet e tij. I zbret nëpër dej si një vërshim kjo magmë, dhe bota e tij popullohet e begatuar në trajta dhe gjendje, emocione dhe ndijime që zëfillin nga një ngacmim, dhe përjetësohen në një kuadër ku çdo gurë dhe ngjyrë, çdo muranë e ngulmim është sfidë ndaj një zakonshmërisë së pikturimit, ndaj kanavacës dhe kimikateve shndërruar në ngjyra, ndaj furrçave dhe kavaletit. I ribën të gjallët nga zajet e brigjeve, i muros momentet në një shprehshmëri arti, u jep frymë prej asaj të tijës, çdonjëres dhe gjithmonshmërisht.

Epilogu i një mëkimi njohës të artit dhe shpirtit

Ky është Myftar Cubi, njeri dhe artist, ai malësori që ka mbetur ai, ai çfarë ju mëkua që në vogli, pa lejuar që as Tirana dhe as fama, as papë e as presidentë, as dashamirë dhe as politikanë, t’i marrin më shumë se ai e jep me gjithë shpirt përmes zajesh, këtyre endjeve në gurë.

Ky është Myftar Cubi, artisti që lidh gjithçka të arritjeve të tij me fatin, i cili e zgjodhi atë dhe ai, si një i zgjedhur, hyri në tempullin e traditës shqiptare të artit figurativ, si një i përulur, për të qenë sot një vlerë përfaqësimi.

Mirënjohja si një blatim

Artistët, përgjithësisht kanë patur një lidhje të veçantë me gratë, bashkëshortet veçanërisht, ndryshe, krejt tjetërçka e zakonshmërisë. Pak prej tyre kanë hezituar t’i bëjnë pjesë e artit, të frymëzimit, por pati nga ata, të cilën i ngjiten në kult, muzat e tyre. Myftar Cubi, bashkëshorten e tij e katapultoi në qiellin e asaj mirënjohjeje, të denjë për adhurim. “Pas një burri të famshëm, qëndron një grua e fortë”, thotë një proverb. Ajo, ka meritën që arritjet e artistit marrin kuptim dhe vlerë përmes zërit dhe syrit tejpamës të saj. Aq i blaton ai altarit të kësaj mirënjohjeje. Vetëm një artit i vërtetë nuk ka frikë të ndajë rrezet e diellit të famës kudo ku ai dëshiron ta shohë dritën.

Albert Vataj

Tags: Arti
Previous Post

Revolveri me të cilin Vincent van Gogh qëlloi veten më 27 korrik 1890, duke ndërruar jetë dy ditë më vonë

Next Post

Shkodrani Jetmir Troshani, fotografi i zogjve, poeti i lirisë së qiellit

Next Post
Shkodrani Jetmir Troshani, fotografi i zogjve, poeti i lirisë së qiellit

Shkodrani Jetmir Troshani, fotografi i zogjve, poeti i lirisë së qiellit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj