Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Luan Rama: Bishti i flokëve tek burrat shqiptarë dhe sfida e barbarisë

February 15, 2021
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
Luan Rama: Bishti i flokëve tek burrat shqiptarë dhe sfida e barbarisë
262
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Një kokë e rruar malësori me një tufë flokësh pushpuritur prapa, kohë më parë e kisha pikasur në vizatimet dhe tablotë e orientalistëve të huaj për Shqipërinë dhe në përshtypjet e udhëtarëve të huaj në vendin e Shqipeve gjatë shekullit XVIII-XIX. Dhe gjithnjë pyesja veten se përse ajo tufë flokësh lihej ashtu e vetmuar, majë kokës. Përse vallë një zakon i tillë te shqiptarët, ndryshe nga popujt e tjerë? Dhe jo shumë kohë më pas, duke iu rikthyer librit me kujtime të konsullit francez në Shkodër, Alexandre Degrand, në vitet 1893-1899, (Kujtime nga Shqipëria e Epërme – Souvenirs de la Haute Albanie) gjeta shpjegimin e kësaj pyetje të çuditshme. Edhe ai i kishte pikëtakuar këta malësorë në pazarin e Shkodrës apo kur kishte udhëtuar me ta në fshatrat e Hotit, Drishtit, Shurdhahut, Shllakut apo në malin e Mnellës për të shkuar në Mirditën e habitshme dhe të humbur si një tokë e largët kristiane; edhe ai kishte bërë të njëjtën pyetje. Papritmas konsulli kishte zbuluar këtë zakon dhe domethënien mitologjike të asaj tufe flokësh në kokën e malësorit shqiptar.

“Në kohën kur praktikohej ajo që të mundurve u pritej koka, zakoni për ruajtur kokën dhe për të lenë veçmas një tufë të gjatë flokësh majë kokës ishte te muslimanët shqiptarë dhe më pak te katolikët. Dhe kjo bëhej që të ishte e mundur që koka e prerë të kapej dhe lëvizej lehtë, pa i futur gishtat në gojë… Madje fëmijëve u bëheshin tatuazhe që të mund t’i njihnin”. E habitshme këto koka fëmijësh me tatuazhe emrash apo shenjash pagane që të afërmit të mund t’i njihnin një ditë kokat e tyre të prera.

Është pra fjala për kokën e prerë, diçka që vjen nga mugëtirat e kohës, pasi antikiteti është i mbushur me përjetime të tilla që me Dhjatën e Vjetër, koka të prera, të pikturuara nga një rradhë gjenish të artit, nga Davidi qê prêt kokên e Goliatit apo mermeret e Meduzës me kokën e prerë te tabloja e Boticelli-t, me kokën e ndëshkuesit të tmerrshëm të hebrenjve të persekutuar, Holofernë-s, sipas librit të Juditës në Testamentin e Vjetër, apo në veprat e artistëve të tjerë të mëdhenj, nga Mikelanxhelo, Cranach te Gericault, e shumë të tjerë. Këto tablo, që nga koka e Shën Jean Baptiste, të prerë si një tekë e Salomesë në oborrin e mbretit Herod e më tej (Caravaggio na e ka dhënë me një force të madhe dramatike), kanë shoqëruar për së tepërmi shoqërinë e Europës së vjetër gjer në historinë e gijotinës dhe në vitet që pasuan, për çka, një ekspozitë e hapur kohë më parë në Musée d’Orsay në Paris, për gijotinën, e tregonte qartë këtë udhëtim makabër të gijotinës dhe të kokës së prerë, ku një gijotinë origjinale e fshehur s’dihej ku, ishte sjellë dhe vendosur aty për të qëndruar ashtu hijerëndë, gjithnjë kërcënuese, me tehun e mprehtë që preu dhe vetë kokën e doktor Gijotinës, shpikësit të saj. E atje, në atë sfond, qëndronte një pikturë e Victor Hugo-së, (Justitia), me një kokë të prerë të kohës së Robespierit… Kështu, që nga historiani grek Straboni që na tregonte se kokat e prera i kapnin në mamuzet e kuajve dhe pastaj i vendosnin në muret e shtëpive të tyre apo sundukë, si trofe fitoreje, ato u shfaqën më pas mbi kuajt e stradiotëve shqiptarë (një kokë e prerë – një dukat) në luftrat e Italisë dhe të Francës në shekujt XV-XVI, ku kokat e prera dëshmuan një nga bëmat më të çmendura të shoqërisë njerëzore, e që çuditërisht e gjejmë deri në këtë foto shqiptare të dy dhjetvjeçarëve të parë të shekullit XX.

Dhe unë përsëri pyes veten. Përse shqiptari, i cili nuk e shijoi zulmën dhe zallahinë e Revolucionit Francez, e la tufën e flokëve të tij majë kokës, me idenë se koka do t’i pritej, shpejt apo vonë. Dhe në fund të fundit përse prerja e kokës? Vallë si simbol i pjesës tjetër të trupit? Si një pamundësi për të treguar trofenë të tërë? Vallë një kokë e prerë trembte më shumë? Nga ndryshonte kjo barbari nga djegja e njerëzve, nga turrat e druve në kohën e Inkuizicionit, nga koha e shtrigave të Salemit siç na i përshkruajnë kronikat historike apo një mizanskenë e jashtëzakonshme e Arthur Miller? Duket se shqiptari i ka bërë sfidë gijotinës, barbarize: ai e ka përgatitur vetveten, ka jetuar bashkë me vdekjen, pa patur frikë nga ajo, duke jetuar me të gjer në pritën e fundit.

Ja pra kjo fotografi nga e kaluara shqiptare, një “memento mori” për kohrat që vijnë. Por nëse këta shqiptarë e linin tufën e flokëve për një përkujdesje kozmetike dhe krenarie, sot kjo në botën asasine të zonës arabo-aziatike të terrorizmit islamik bëhet në barbarinë më ekstreme, gjer nêk okat qê I shqelmojnê si top futbolli…

Le ta ruajmë këtë fotografi si një kujtesë historike edhe pse barbaria na i shfaq ende kokat e saj në horizontet e largët. Por Hugo nuk e kishte parashikuar një barbari të tillë kaq llahtarëse…

Nga: Luan Rama

Tags: FranceLuan RamaPrerja e flokeveShqiptaretTradita
Previous Post

Edith Durham për traditat barbare serbe e malazeze: Gjahu për prerjen e kokave në Ballkan

Next Post

Kush janë 10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

Next Post
Kush janë 10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

Kush janë 10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

Karrigia e Qetësimit, anatomia e një dëshmie mbi dhimbjen dhe pushtetin si një tentativë drejt trajtimit psikiatrik

July 7, 2025
“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

“Seksi që në agimet e tij”, një libër që hedh dritë atje ku për shekuj është kultivuar verbëria

July 6, 2025

Më 2 korrik 1990, kur zemërata zgjonte kurajon për të guxuar të sfidoje diktaturën

July 2, 2025
Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

Milan Kundera mbi të drejtat e kafshëve dhe çfarë do të thotë në të vërtetë mirësia e vërtetë njerëzore

July 1, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj