Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Gjosho Vasia, emblematiku i humorit shkodran, krijuesi që ngjizi gazin me tharmin e llavës së ferrit komunist

November 22, 2020
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Gjosho Vasia, emblematiku i humorit shkodran, krijuesi që ngjizi gazin me tharmin e llavës së ferrit komunist
478
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kur flet për personalitetet e humorit shkodran, për plejadën e atyre krijuesve, interpretuesve dhe themeluesve të kësaj tradite të shkëlqyer, nuk mund të mos përfshish në këtë aradhe Gjosho Vasinë. Roli dhe kontributi që ai dha ishte dhe mbeti histori e skalitur me përpjekje dhe sakrifica, me ngulme ngadhënjimtarësh dhe sfida triumfuesish. Udha e tij ishte një Golgotë e mundimshme mbi të cilën ai fitoi, duke dëshmuar shpirtin e madh të vetëmohimit në emër të asaj që ai besonte, artit, krijimit. Gjithçka atij ju desha ta merrte me shumë mundë, ta përvetësonte si një kafshatë nga dhëmbët e skërmitur të bishës komuniste, e cila ju qep këmba- këmbës dhe ai u tall dhe e ironizoi kurajshëm duke përdorur talentin dhe krijimin si revoltë hakmarrëse.

Gjosho Vasia u lind, në qytetin e Shkodrës me 28 tetor 1931, për tu shuar më 21 nëntor 2013 nga një sëmundje e gjatë kronike

E kush nuk e mban mend humoristin elegant shkodran, parodistin e kupletistin e mrekullueshëm me kitarë,  imituesin e jashtëzakonshëm të disa zërave brenda të njëjtit kuplet, Gjosho Vasinë, “Mjeshtri i madh”. Për shumë e shumë vite ai ishte ndër komikët më të preferuar në skenën e estradës e në ekranin e televizorit shqiptar, për ato aftësi originale që e bënin të pangjashëm me asnjë komik e humorist tjetër. I perskutuar që në vitet e para të rinisë së tij dhe i internuar në kampin famëkeq të Tepelenës. Duke kujtuar këtë përvojë tragjike, Gjosho Vasia tregon …Tepelena më priti me “krahë-hapët”. Tremijë të mjerë në atë kamp përqendrimi, tremijë skelete të dhimbshëm që nxirrnin vaj e ofshama, krizma nofullash e hekurash, ….ndër to fëmijë të stërkeqtë që nuk njohën qumështin e nënës…, u bënë miqtë e mi. …Oh! Tela të hekurta, “burrni” komuniste, poshtërsi që të lindi e të rriti injoranca e kuqe, ti …mur rrethues i këtij kampi shfarosës, rrasë e këtij vorri të pamëshirshëm, perde e zezë e thurur në tezgjahun e djallit, kulshedër me jargë sllavizmi, gjarpër që helmon pafajësinë, …..qofsh mallkue përsa të jetojë padrejtësia në botë….

Atij ju desh të mbijetonte në luftë të heshtur por të pandërprerë me diktaturën. Sepse, përveç “njollës” në biografi, ai kishte edhe atë eshkën përherë të ndezur në gjirin e tij, humorin e mprehtë e satirën e hollë që në çdo kohë mund të ndiznin zemrat e publikut dhe zemëratën e poshtetarëve komunistë.

Diktatura e dinte që ajo eshkë mund të ndizte zjarr të madh, ndaj e mbante nën survejim të përhershëm. Ja kufizonte deri në minimum mundësinë e skenës e të ekranit, por nga ana tjetër nuk mund ta bojkotonin tërësisht, sepse publiku e donte, e dëshironte, e kërkonte praninë e tij, e duartrokiste atë.

E çuan në fabrikën cigareve ku ai ngriti grupin më të mirë të estradave amatore në vend, duke konkurruar edhe me estradat profesioniste. Suksesi i tij nuk u pëlqente sigurimsave, ndaj e transferuan punëtor në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Por, i persekutuari që nuk e hiqte buzëqeshjen nga buza se shpirti i tij donte gaz. Komiku, shkrimtari, kompozitori e regjisori, që ishin bashkërisht si një magmë e ngjizur në personalitetin krijues artistik të Gjosho Vasisë, spikatën edhe atje. E ngriti grupin e estradës më të njohur, që mori famë në të gjithë vendin dhe kërkohej nga të gjitha skenat e Shqipërisë. Madje në një festival kombëtar të estradave profesioniste, grupin e tij amator e futën të konkurronte me ato grupe që skenën e kishin profesionin e tyre, punën e tyre të përditshme, pra me grupet profesioniste. Por Gjosho Vasia, diti të ndërtojë një shfaqje fine, të bukur e moderne, me humor të hollë e të këndshëm, aq sa triumfoi mbi profesionistët dhe juria nuk kishte nga t’ja mbante dhe i dha vendin e nderit.

“…me gjithë përndjekjen, arrita të bëj diçka, të jem dikush, e madje arrita të njihem prej të gjithë shqiptarëve…. Komunistët njëmijë herë më nxorën prej dere, por unë njëmijë herë u futa prej dritares…”, ka shkruar humoristi shkodran Gjosho Vasia në kujtimet e jetës së tij.

Në vitet e demokracisë, në nëntor të 2008-ës, Gjosho Vasia u vlerësua nga këshilli bashkiak në Shkodër me titullin “MIRENJOHJA E QYTETIT” dhe me 16.3.2010 u vlerësua nga Presidenti Republikës Bamir Topi me urdhrin “MJESHTER I MADH” me një motivacionin që është rezultantja e jetës së tij: …talentit dhe krijuesit të rrallë të skenës së humorit, që, falë personalitetit dhe karakterit të fuqishëm, jo vetëm diti ti rezistojë me fisnikëri përndjekjes së eger të diktatures komuniste, por me humorin e tij u dha gëzim, dritë dhe shpresë njerëzve të thjeshtë dhe bashkëvuajtësve në të gjithë vendin.

Brezi i këtij artisti, fati i këtij krijuesi, vlera e veprës së tij, janë emblematike. Atij ju desh të ecte në një fushë të minuar për të mbërritur te promovimi i përpjekjeve plot pasion dhe talentit. Dhe mrekullisht ai ia doli. Bëri një emër të të pashlyeshëm dhe la një vepër të vlertë, por mbi të gjitha mbrojti njeriun dhe artistin nga trysnia mbytëse dhe asgjësuese e një sistemi çnjerëzor. Gjosho Vasia do të mbetet një zë origjinal i humorit shkodran dhe një personazh i pagjasshëm vlerash njerëzore dhe artistike.

 

Tags: Albert VatajGjosho VasiaHumoriKujteseMjeshtri i madhShkodra
Previous Post

Studimi: Mjeshtri holandez i tablosë, Vincente Van Gogh vuante nga një sëmundje mendore provokuar nga varësia e alkoolit

Next Post

Mary Ann Evans një grua që shkëlqeu në epokën viktoriane dhe triumfon në gjenerata

Next Post
Mary Ann Evans një grua që shkëlqeu në epokën viktoriane dhe triumfon në gjenerata

Mary Ann Evans një grua që shkëlqeu në epokën viktoriane dhe triumfon në gjenerata

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj