Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Natyra

Misri, një mrekulli, një drith me shumë përdorime, bima «të flet»

September 10, 2020
in Natyra, Të përzgjedhurat
Misri, një mrekulli, një drith me shumë përdorime, bima «të flet»
336
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

DERI para pak vitesh Harlini ishte bujk që kultivonte misër në zonën e Liqeneve Finger, në shtetin e Nju-Jorkut, SHBA. Ai ka gjithnjë qejf t’u shpjegojë miqve dhe vizitorëve disa nga veçoritë e mrekullueshme të misrit. Zgjohuni! e ftoi Harlinin t’u tregojë lexuesve diçka nga ato që di. Gjithashtu do të mësojmë edhe më shumë rreth kësaj bime mahnitëse. Për shembull, nga ç’vend e ka origjinën misri? Si u përhap nëpër botë? Cilat janë përdorimet e tij? Ja si i përshkruan Harlini disa nga veçoritë e mrekullueshme të misrit.

Bima «të flet»

«Për mua misri është një vepër ku gërshetohet arti me matematikën gjeniale. Gjithçka, që nga gjethet e deri te çdonjëra nga kokrrat e kallirit, është e organizuar sipas një modeli të saktë që të kënaq syrin. Për më tepër teksa bima rritet, ajo ‘të flet’. Të tregon nëse ka etje ose është e kequshqyer. Një bebe qan kur ka nevojë për diçka. Një bimë misri në rritje, kur ka ndonjë nevojë, jep shenja, si ngjyra dhe forma e gjetheve, siç bëjnë edhe shumë bimë të tjera. Sekreti është t’i kuptosh këto shenja.

Njollat me ngjyrë të kuqe të purpurt në gjethe mund të tregojnë mungesë fosfati. Shenja të tjera mund të tregojnë mungesë magnezi, azoti ose potasi. Një bujk mund ta dallojë edhe me sy nëse misri ka një sëmundje ose është dëmtuar nga lëndët kimike.

Ashtu si të gjithë kultivuesit e misrit, unë mbillja në pranverë, pasi ngrohtësia e dheut e lejon farën të mbijë. Pas katër a gjashtë muajsh, kur rritej plotësisht, misri ishte rreth 2 metra i lartë.

Rritja e misrit kalon në disa faza që mund të përcaktohen duke numëruar gjethet. Kur është në fazën e pesë gjetheve, del në pah zotësia e tij në kimi dhe matematikë. Në fillim rrënjët bëjnë një analizë të përgjithshme të dheut. Informacionet e mbledhura krijojnë bazën për një program rritjeje që përcakton trashësinë maksimale të kallirit, e cila matet nga numri i rreshtave të kokrrave. Më tej, nga faza me 12 gjethe deri tek ajo me 17 gjethe, një analizë tjetër e dheut e ndihmon bimën të dijë numrin maksimal të kokrrave që do të rriten në kalli. Me një fjalë, çdo bimë llogarit në njëfarë mënyre si të marrë rezultatet më të mira nga dheu. Prova të mëtejshme të një projektimi të mahnitshëm na i japin hollësitë e riprodhimit të misrit.»

Xhufkat, pjalmoret dhe mustaqet

«Çdo bimë misri ka edhe tipare mashkullore, edhe femërore. Zgjatimi i hollë që del nga maja e bimës, pra xhufka, është pjesa mashkullore. Çdo xhufkë ka rreth 6.000 sythe që çelin ose pjalmore. Pjalmoret e çdo bime lëshojnë miliona kokrriza pjalmi. Pjalmi, që mbartet me anë të erës, pllenon vezët që ndodhen brenda kallinjve të pazhvilluar të bimëve fqinje. Vezët janë të fshehura më së miri nën lëvore.

Si depërton pjalmi në lëvoren mbrojtëse për të arritur te vezët? Me anë të mustaqeve, që janë fijet e buta të bardheme, të cilat varen nga maja e një kalliri të pazhveshur. Çdo kalli ka qindra fije të tilla. Nëse ndjek një nga këto fije deri aty ku fillon, arrin te vezorja që mban vezën. Për çdo fije ka një vezë. Çdo vezë jep një kokërr misri.

Pjesët fundore e të dukshme të mustaqeve që përkunden në flladin e ngarkuar me pjalm, kanë qime të holla që janë krezat e pistilave. Këto kapin kokrrizat shëtitëse të pjalmit. Kur një kokrrizë pjalmi kapet (e kjo mund të ndodhë në çfarëdo pjese të ekspozuar të fijes), ajo mbin dhe lëshon një gyp si rrënjë, që depërton nëpër fije e pastaj pllenon vezën.

Kokrrat e misrit që mungojnë, tregojnë se disa fije të mustaqeve nuk u pjalmuan, mbase ngaqë nuk u rritën në kohë. Këtë mund ta shkaktojë dheu i thatë. Edhe në këtë rast, nëse bujku i njeh simptomat, zakonisht mund të bëjë diçka për ta ndrequr problemin dhe për ta përmirësuar prodhimin​—në mos për të mbjellat e tanishme, të paktën për ato të ardhshme. Diçka që bëja për të përmirësuar prodhimin, ishte të mbillja një vit misër dhe vitin tjetër sojë. Soja është një bimë bishtajore që e pasuron dheun me azot. Veç kësaj krimbi i misrit, një larvë shkatërrimtare, nuk e ha dot sojën.*

Gjithnjë më kënaqet shpirti kur shoh një fushë të zhveshur që pak nga pak bëhet e gjelbër dhe në fund prodhon ushqim me bollëk​—e gjithçka ndodh qetë, pastër, bukur. Jam më se i bindur se misri, si të gjitha bimët e tjera, është një mrekulli e krijimit. Ajo që di unë është e papërfillshme.»

A ju kanë ngjallur ndopak kureshtje fjalët e Harlinit për të ditur më shumë rreth kësaj bime të mahnitshme? Le të shqyrtojmë historinë dhe përdorimet e saj të larmishme.

Nga Meksika nëpër botë

Kultivimi i misrit filloi në kontinentet amerikane​—ka shumë të ngjarë në Meksikë​—dhe që andej u përhap nëpër botë. Peruanët e periudhës para inkasve adhuronin një perëndeshë të misrit. Ajo stolisej me një kurorë me kallinj misri që dilnin si rreze rreth e qark. Jozef Kastneri, shkrimtar në fushën e shkencës, thotë se indianët e kontinenteve amerikane «e adhuronin [misrin] si diçka të bërë nga perënditë, diçka nga e cila ishte bërë edhe vetë njeriu . . . Kushtonte pak ta prodhoje; një bimë e vetme i jepte një njeriu ushqim për gjithë ditën». Megjithatë, vendësit e pasuronin ushqimin me bishtajore. Kjo është traditë për vendet amerikano-latine edhe sot e kësaj dite.

Evropianët e zbuluan misrin në vitin 1492, kur eksploruesi Kristofor Kolombi arriti në Karaibe. Djali i Kolombit, Ferdinandi, shkroi se i ati pa një lloj drithi «që ata e quajnë misër dhe është goxha i shijshëm kur ziet, piqet ose kur bëhet miell». Më tej shtoi se me atë miell bëhej «një bukë me shije fantastike». Kolombi e mori farën në atdhe dhe, siç shkruan Kastneri, «aty nga mesi i viteve 1500, [misri] po kultivohej jo vetëm në Spanjë, por edhe në Bullgari e Turqi. Tregtarët e skllevërve e çuan misrin në Afrikë . . . Njerëzit e Magelanit [eksploruesit spanjoll me origjinë portugeze] e çuan farën meksikane në Filipine dhe Azi». Qysh atëherë prodhimi i misrit mori hov.

Sot, ndër drithërat, misri zë vendin e dytë në botë për nga prodhimi, menjëherë pas grurit. Orizi zë vendin e tretë. Këto tri drithëra bazë ushqejnë shumicën e njerëzimit, pa përmendur bagëtinë.

Ashtu si bimët e tjera barishtore, edhe misri ka varietete të shumta. Vetëm në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 1.000 varietete të emërtuara, përfshirë edhe hibride. Imagjinoni: lartësia e bimëve shkon nga 60 centimetra deri në 6 metra! Edhe gjatësia e kallinjve ndryshon. Disa janë vetëm 5 centimetra, kurse ca të tjerë arrijnë një gjatësi të pabesueshme prej 60 centimetrash! Në librin Kuzhina amerikano-latine (anglisht) thuhet: «Disa lloje misrash që rriten sot në Amerikën e Jugut, prodhojnë kallinj të stërmëdhenj si topa futbolli [amerikan] dhe kanë kokrra të sheshta, të gjata një inç [2,54 cm] e gati po aq të gjera.»

Gjithashtu, misri ka lloj-lloj ngjyrash. Përveç të verdhës, një kalli mund të jetë i kuq, blu, rozë ose i zi. Në disa raste kokrrat mund t’i japin kallirit një pamje si me shirita, me pulla ose me viza. Kuptohet, këta kallinj ngjyra-ngjyra nganjëherë i shpëtojnë tenxheres dhe kthehen në zbukurime tërheqëse.

Një drith me shumë përdorime

Varietetet e shumta të misrit ndahen në gjashtë grupe kryesore: misër dhëmbëkali, misër qelqor, misër niseshtor, misër i ëmbël, misër dyllor dhe misër për pufka. Misri i ëmbël zë vetëm një pjesë të vogël të prodhimit. Ëmbëlsia e tij vjen nga një defekt metabolik, si pasojë e të cilit në niseshte kthehet më pak sheqer se zakonisht. Në mbarë botën, më shumë se 60 për qind e të korrave të misrit përdoret për bagëtinë dhe më pak se 20 për qind konsumohet nga njerëzit. Pjesa tjetër përdoret në industri ose për farë. Sigurisht raportet ndryshojnë nga vendi në vend.

Misri ka përdorime të panumërta. Kokrra ose pjesë të tjera të misrit mund të gjejnë përdorim në çdo gjë: që nga ngjitësit e deri te majoneza, që nga birra e deri te pelenat prej letre. Madje ka gjetur goxha përdorim edhe në industrinë e lëndëve djegëse​—në prodhimin e etanolit​—edhe pse kjo ka ngjallur polemika. Pa dyshim, historia e kësaj bime të mrekullueshme e të gjithanshme ende nuk ka mbaruar së shkruari.

Tags: BimaBukaHistoriaKultivimiMajajaMistriNatyraNjeriu
Previous Post

Gruaja vezulluese, idilikja e një përjetimi dritues

Next Post

Ton Zmali, shkrimtari e poeti me ndjenja të zhvilluara  dhe me sqimë të hollë…

Next Post

Ton Zmali, shkrimtari e poeti me ndjenja të zhvilluara  dhe me sqimë të hollë...

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj