Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Franz Xaver Messerschmidt, mjeshtri i alegorisë dhe groteskut, mes gjeniut dhe të çmendurit

September 7, 2020
in Përshkrimore, Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Franz Xaver Messerschmidt, mjeshtri i alegorisë dhe groteskut, mes gjeniut dhe të çmendurit
193
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Mes habisë, shastisjes, frikës dhe një lloj gjendje të përzier me gaz dhe trazim, ai shpreh gjendjen e tij të humbëtirës shpirtërore. Në një botë armiqësore ai ngriti në kultin e artit gjithçka që shtjella e territ e ngjizi kohën e anatemës dhe çekuilibrimit mental. Nuk kishte tjetër mjet hakmarrës, me të cilën ai do të mbushte zgafellen e harrimit dhe mohit, ku e hodhën kolegët dhe miqtë, pikërisht atëherë kur ai kërkoi t’i njiheshin meritat dhe të vlerësohej për çfarë kishte bërë në karrierën si artist dhe dijetues në Akademinë vjeneze të Arteve të Bukura.

Ai mund të ishte një skulptor oborri më se i zakonshëm, si armata e pafundme e mjeshtreve të skalitjes së idesë në alabastër, metal apo shkëmb, nëse nuk do të rrëzohej poshtërsisht në një ngulm të karrierës dhe të zgjonte që aty gjeniun që njohim ne sot.

“Kokat e karakterit” është një galeri punësh në alabastër dhe metal, e skulptorit gjermano-austriak, Franz Xaver Messerschmidt, i cili u lind më 6 shkurt 1736 dhe vdiq më 19 gusht 1783. Ai konsiderohet si një nga artistët më kurajozë të alegorisë dhe groteskut në skulpturë. Mjeshtëria e realizmit të karaktereve, gjendjeve emocionale dhe personalitetit të tyre, tejkalon çdo pritshmëri të plastikës dhe shpërfytyrimit, forma ku ai i derdhi “armiqtë” e tij të urryer.

Messerschmidt u rrit në shtëpinë e xhaxhait në Mynihut, skulptorit Johann Baptist Straub, duke u bërë mjeshtri i tij i parë. Ai kaloi gjithashtu dy vjet në Graz, në punëtorinë e skulptorit, Filip Jakob Straub. Në fund të vitit 1755 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë, duke u bërë nxënës i Jacob Schletterer. Nga veprat e tij të para të njohura, janë bustet në bronz të çiftit perandorak dhe relievet, që përfaqësonin trashëgimtarin e kurorës dhe gruas së tij. Me këto vepra ai e gjen veten pjesë e barokut të vonë. Të kësaj tendence i takojnë dy statuja të mëdha të çiftit perandorak, të porositur nga Maria Tereza e Austrisë dhe realizuar gjatë periudhës ndërvitase, 1764-1766. Përveç portreteve ai trajtoi edhe punët me subjekt fetar. Një numër i statujave të porositur nga Princesha e Savojës kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Periudhën e mëvonshme të skulptorit e gjejmë te arti neoklasik, të krijuara në mënyrë tipike, për Akademinë.

Udhëtimi në Romë dhe njohja e artit të atjeshëm lënë gjurmë dhe gjejnë shprehje në krijimtarinë e tij. Do të vazhdonte kjo marrëdhënie e Messerschmidt me artin deri në vitet 1770-1772  kur ai fillon të punojë në të ashtuquajturat “kokat e karakterit”, të cilat janë argumentuar nga kritiku Ernst Kris si ide paranojake dhe haluçinante.

Pika e kthesës së skulptorit Franz Xaver Messerschmidt shënon vitin 1774 kohë kur ai aplikoi për postin e drejtuesit të zyrës së sapokrijuar në Akademinë e Arteve të Vjenës, ku ai kishte dhënë kontribut që në vitin 1769. Atij jo vetëm i refuzohet kërkesa, por edhe dëbohet nga mësimdhënia. Akademia e justifikon këtë hap të paprecedent përmes një letre dërguar Perandoreshës, Count Kaunitz. Në atë komunikim ata e bëjnë me dije autoritetin suprem se mjeshtri është i papërshtatshëm për Akademinë për shkak të luhatjeve serioze të karakterit dhe neurozave. Kaq do të mjaftonte që ai të merrte fund? Pak a shumë ai përfundoi në buzë të greminës, aty ku do të vinte në jetën artistike një tjetër mjeshtër, ai i polemikës.

Viktimë e komplotit të kolegëve, ai mbetet i mënjanuar dhe anatemuar. Detyrohet të shesë shtëpinë dhe të braktisë përgjithmonë Vjenën për të jetuar në një shtëpi në periferi të Landstrasse, ku u njoh me Franz Anton Mesmer, mjek dhe filozof.

Kur shkrimtari Friedrich Nicolai shkoi ta vizitonte atë në vitin 1781, Messerschmidt paraqiti imazhin e përsosur të artistit mërgimtar. Duke shitur pronat e tij, ai tani jetonte pranë vetes në një “shtëpi të vetmuar”, e pajisur me asgjë më shumë se një shtrat, një flaut, një pip duhani, një enë uji dhe një libër të vjetër italian mbi përmasat e trupit.

Ajo me të cilën shkrimtari u njoh në jetën prej bohemi të skulptorit ishin 60 ide dhe krijime, bust në alabastër dhe metal. Katër prej këtyre, shkruan Nicolai, ishin “kryevepra me të vërtetë të admirueshme”, vetë-portrete që “përputhen me natyrën”. Tek të gjitha këto koka karakteresh ai shprehu shqetësimin e një njeri pa një të vërtetë, që mjerimi dhe mohimi bën tek ai të lind arti njerëzor që kërkon të krijojë diçka mbinatyrore.

Koleksioni i “Kokave të karaktereve”, mbeteshin gjenerata e fundit e krijimtarisë së tij artistike. Nga 60, vetëm 49 krerë mbijetuan. Këto koka skulpturash ishin ato që mbeten, ato të cilat e shndërruan një “të çmendur” në gjeniun e plastikës dhe karakterit.

Askush nuk la në testamentin e krijimit artistik një akt të tillë shprehës estetik dhe thellësisht psikologjik sa Messerschmidt. Punët e tij u diskutuan dhe u komentuan gjatë, u sulmuan dhe u përfshinë në debate të ashpra. Mes gjeniut dhe një të sëmuri, bota nuk ka mundur ta ndajë përfundimisht se çfarë vërtetë ai ishte. Por ajo që mund të thuhet dhe që kritika e gjithëpranon është se krijimet që ai la janë të jashtëzakonshme, si në trajtesë shprehësie dhe domethënie, në ide dëshmuese shpirtërore dhe në realizim. Një virtuoz i alegorisë dhe groteskut si ai, si Messerschmidt, bota nuk njohu, siç nuk u ballafaqua asnjëherë me një dilemë të tillë krijuese. Në shumësinë e rasteve ajo u detyrua ta pranonte, duke mos mundur ta përjashtonte, sepse ai realizoi punë, të cilat kanë një thellësi mendimi dhe aftësi shprehëse, të tillë që orvaten të të mëdyshin mes të admirueshmes dhe urryeses, mes shkujdesjes, hallakatjes dhe shpërthimit. Në këtë paradë karakteresh ne cekim skajet e ndryshimit ekstrem që përfshijnë identitetin nën trysninë e gjendjeve dhe ballafaqimin me shpërfaqjen e shprehjes që pasqyron njeriu i goditur nga përjetimi. Ai ka skalitur botët shpirtërore dhe karakteret e njerëzve, të cilët ai i kishte për zemër duke i dashuruar deri në urrejtje, gjendje e cila skaliti tek ai gjeniun.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajFranz Xaver Messerschmidtmes gjeniut dhe të çmenduritmjeshtri i alegorisë dhe groteskut
Previous Post

Dirigjenti amerikan Kent Nagano shpjegon përmes 12 shqyrtesave se çfarë do të thotë Ludwig van Beethoven sot

Next Post

Gruaja vezulluese, idilikja e një përjetimi dritues

Next Post
Gruaja vezulluese, idilikja e një përjetimi dritues

Gruaja vezulluese, idilikja e një përjetimi dritues

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj