Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

“Besimi në Zot”, 1835 i skulptorit italian, Lorenzo Bartolini, kur arti e shndërron shpirtin krijues në altar

September 6, 2020
in Përshkrimore, Slider, Të përzgjedhurat
“Besimi në Zot”, 1835 i skulptorit italian, Lorenzo Bartolini, kur arti e shndërron shpirtin krijues në altar
91
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Keni parë dhe përcjellë një pafundësi idealizimesh artistike, krijimesh të endura me fijet e holla të ndijimeve dhe forcën e papërballueshme të vullnetit sfidues, që lidhen me besimin në Zot. Ato janë të panumërta, janë dehëse në aromën eterne që përcjellin, janë madhështore në solemnitetin e Hyit që mëtojnë, janë kryevepra të shpirtit dhe përkushtimit, pasionit dhe devocionit. Por, por si “Fiducia in Dio” e Lorenzo Bartolini nuk përngjason asnjëra. Ajo është e përcjellë jo rastësisht përmes një vajze si shkas idealizues i simbolikës artistike dhe dëshmim i epërm i pastërtisë dhe devotshmërisë. Ajo është vajzë që sinjifikon virgjëreshën, hyjngjizësen, hyjlindësin, gruan, perëndeshën, prehrin e ngrohtë të çdo prehje dhe epje besimi dhe shenjtërimi. Ajo është e lartësuar në këtë gjunjëzim, e bekuar në këtë palosje duarsh, e blatuar në këtë dlirësi të kulluar fizike, në këtë hir të dritur shtati dhe shpirti, në këtë epje dorzan asaj që është gjithçka në të, besimi në Zot
Nuk është aq realizimi i kësaj statuje, ajo që e lartëson në altar këtë kryevepër, është shprehija e gjestikulacioneve dhe qëndrimit që vajza mëton në këtë akt solemn blatimi.
“Besimi në Zot”, 1835 është vepra më e njohur e artistit dhe, në përgjithësi, është emblematike e skulpturës italiane në brezin pas Canova. Modeli kujton Mary Magdalen e Canova, por puna i detyrohet më shumë vëzhgimit të natyrës sesa ndikimit të antikës. Ai tipizon lëvizjen drejt të një Neo-klasicizmi më të butë që i hapi rrugë Romantizmit në skulpturën italiane .
Kjo vepër u porosit nga Marchesa Rosa Poldi Trivulzio si një përkujtimore shtëpiake për burrin e saj të ndjerë. Ajo u ekspozua për herë të parë në studion e artistit në Firence, përpara se të shfaqej në ekspozitën vjetore të mbajtur në Accademia di Brera më 1837, me një vlerësim të madh.
Ese dhe ode u shkruan për lavdërimin e pjesës dhe modeli u bë një sukses komercial, si dhe një referim studimi akademik.
Një numër kopjesh dhe reduktimesh u prodhuan pas origjinalit. Modeli i tanishëm është një kopje shumë e imët në dimensione paksa të reduktuara, e cila u prodhua në punëtorinë e artistit, me shumë gjasa në vitet 1840.
Është e pamundur që ai që e ka përcjellë këtë vepër, e ka ndjerë në shpirt, shpirtin e krijuesit, të mos ketë rrokur qoftë edhe për një çst të vepër Besimin në Zot. Kjo skulpturë altar është një emblemë e bukurisë artistike dhe shprehisë estetike.
Albert Vataj

 

Tags: “Besimi në Zot”1835 i skulptorit italianAlbert VatajLorenzo Bartolini
Previous Post

Rudina Muharremi Beja, poetja që i rrëfen botës shpirtëroren e një ndjenje delikate

Next Post

Wolfgang Amadeus Mozart , një bashkëshort ideal i një gruaje plot teka

Next Post
Wolfgang Amadeus Mozart , një bashkëshort ideal i një gruaje plot teka

Wolfgang Amadeus Mozart , një bashkëshort ideal i një gruaje plot teka

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj