Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Fuqia e lutjes! Çfarë thotë shkenca mbi lidhjen mendje-shpirt

July 6, 2020
in Forum
Fuqia e lutjes! Çfarë thotë shkenca mbi lidhjen mendje-shpirt
112
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Kristen Rogers

Kerol Koshon u lut gjatë shtrimit 42-ditor në spital të bashkëshortit të saj, për shkak të prekjes së tij nga Covid-19. I brishtë ndaj infeksioneve në mushkëri, Rob Koshon ishte ndjerë keq dhe merrte frymë duke gulçuar kur u shtrua në një spital të Floridës të martën e 17 marsit.

Ai u diagnostikua me pneumoni të dyfishtë. Të nesërmen, doli pozitiv në testin e koronavirusit. Dy ditë më vonë, Rob u zhvendos në një spital tjetër, në mënyrë që të mund të intubohej. Më 29 mars, kaloi 3 kriza të forta pasi mukusi i bllokoi keq mushkëritë.

Gjatë qëndrimit në spital të Robit, Kerol ndihej e vetmuar, e trishtuar, e shqetësuar dhe i frikësohej të panjohurës. Si një e krishterë e devotshme për më shumë se 40 vjet, ajo nisi t’i lutej Zotit dhe të meditonte mbi shkrimet biblike.

“Unë mendoj se kjo gjë ndoshta më inkurajoi, më qetësoi në ato momente… Mendoj se më përqendroi, dhe më kujtoi që unë nuk isha përgjegjëse për atë situatë”- tha ajo. Kerol u lut vetëm, dhe me familjen. “Synimi nuk ishte të ndryshonim mendjen e Zotit. Ai e kishte nën kontroll këtë gjë qëpara se të ndodhte”- thekson ajo.

Qëllimi ishte t’i dorëzohej dëshirave të saj dhe të përafrohej me Zotin, për të dëgjuar gjithçka që ai kishte për t’i thënë. “Unë e di që është një bisedë e dyanshme. Unë e ndjeva vërtet paqen e Zotit, që më tha se as që duhej të shqetësohesha për këtë gjë. Dhe unë nuk u shqetësova më. Unë jam zakonisht një natyrë që i planifikon gjërat, por e dija që Zoti e kishte një plan”- shprehet ajo.

Kerol dhe Rob e vlerësuan lutjen si një nga faktorët që çuan në shërimin e tij. Rob është rikthyer tani në shtëpinë e tij. Familja Koshon, nuk është e vetmja që është lutur për shëndetin e të afërmve gjatë pandemisë. Në muajin mars, Qendra Kërkimore Pju, raportoi se në një sondazh të saj se 55 për qind të rriturve në SHBA, pohuan se i ishin lutur Zotit për t’i dhënë fund përhapjes së koronavirusit.

Pjesa dërrmuese janë besimtarë që luten çdo ditë. Por në këtë periudhë, nisën të luten shpesh edhe ata që në kohë të zakonshme luten rrallë ose asnjëherë, madje edhe ata që nuk i përkisnin ndonjë feje të caktuar.

“Njerëzit i drejtohen shpesh lutjes në situata kur përjetojnë ndjesi të shumta negative, si zemërimi, pikëllimi apo frika”- thotë Bred Bushman, profesor i komunikimit në Universitetin Shtetëror të Ohajos. “Këto gjëra janë të zakonshme gjatë një pandemie. Njerëzit luten edhe kur ndjejnë se diçka nuk është nën kontrollin e tyre, ndaj ata kanë nevojë për ndihmë nga një “fuqi më e lartë”-shton ai.

Pavarësisht nëse luten dhe sa shpesh e bëjnë këtë gjë amerikanët, kërkimet shkencore mbi përfitimet shëndetësore nga lutja janë të kufizuara. Por bazuar në atë që ka treguar shkenca, lutja mund të ndihmojë në uljen e stresit, vetmisë dhe frikës.

Studimi i lutjes ka qenë sfidues për disa arsye, thotë Kevin Masters, profesor i psikologjisë klinike të shëndetit në Universitetin e Kolorados, Denver. “Shumë shkencëtarë janë shumë skeptikë për çdo gjë të natyrës fetare”- deklaron ai.

Ndërkohë, jo shumë studiues janë të interesuar të studiojnë ndikimin e lutjeve për një kohë të gjatë, një faktor që nuk ndihmohet as nga fondet e pakta për kërkime në këtë fushë. Për më tepër, shkencëtarët nuk mund ta studiojnë Zotin si një mekanizëm, ashtu siç bëjnë me një ilaç apo teknikë të re kirurgjikale.

Gjithsesi, shkenca mund të studiojë më shumë rezultatet e besimit në Zot sesa ekzistencës së tij. Duke pasur parasysh kufizimet, është e vështirë të tregohet nëse lehtësimi mendor dhe emocional që xndjejnë shpesh duke u lutur, buron nga bërja kujdesit ndaj një qënieje tjetër, apo nëse ky lehtësimi sigurohet nga një Zot metafizik që ndërhyn dhe e ul ngarkesën mendore të njerëzve.

Ndërkohë studime të mëparshme, e kanë lidhur lutjen me ndjenjën e qetësisë, paqes, inkurajimit ose mbështetjes sociale. “Ne jemi tani shumë të vetëdijshëm, se përvojat psikologjike janë të lidhura ngushtë me procese të rëndësishme fiziologjike, përfshirë funksionimin e sistemit imunitar. Ne kemi tani shpjegime natyraliste, se si lutja mund të ndikojë në shëndetin e njeriut”- thekson ai.

Njerëzit luten për disa arsye, thotë dr.Kristina Pucvalski, profesore e mjekësisë dhe e shkencës shëndetësore në Universitetin Xhorxh Uashington, dhe drejtoreshë e Institutit të Spiritualitetit dhe Shëndetit po në këtë universitet

Ata luten për të patur rezultate specifike; për të ndarë ankthin dhe vuajtjet e tyre në një kontekst relacional; për të treguar mirënjohje; apo për të reflektuar, thotë ajo. Lutja mund të nxisë ndjenjën e lidhjes me diçka, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një fuqi më të lartë, apo një person që dikush e konsideron të rëndësishëm në jetë, mendon Rajan Bremner, profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Shën Thomas në Minesota.

Lutja mund të zvogëlojë ndjenjat e izolimit, ankthit dhe frikës. “Ritualet në përgjithësi i shërbejnë një funksioni qetësues. Lutjet e shpërqendrojnë mendjen nga telashet, dhe na japin një ndjenjë ndikimi ose kontrolli mbi diçka që mund të mos jetë përfundimisht e kontrollueshme”- shprehet ai.

Një studim i vitit 2009 mbi efektet e lutjes tek depresioni dhe ankthi, zbuloi se anëtarët e një grupi kishin nivele më të ulëta depresioni dhe ankthi dhe ishin më optimistë pas seancave në të cilat ata luteshin për njëri-tjetrin, krahasuar me një grup kontrolli (që nuk kishte pasur seanca lutjeje).

Lutja mund të ketë shumë të përbashkëta me meditimin, thotë Bremner. Që të dyja ato mund të rrisin vetëdijen, dhe të parandalojnë shqetësimet e tepërta. Por ato janë sistematikisht të ndryshme, pasi lutja kërkon që të punosh përmes mendimit dhe rrethanave, ndërsa meditimi përqendrohet në pastrimin e mendjes.

Lutja nënkupton gjithashtu kontekstin e një marrëdhënieje me një qenie më të lartë sesa një udhëtim i vetmuar, nënvizon Puçalski. Lutja brenda një marrëdhënie me Zotin. ndihet si më e ngrohtë dhe mbështetëse, dhe mund të ndihmojë në menaxhimin e stresit dhe sfidave të jetës.

Një studim që krahasoi format medituese laike dhe ato shpirtërore, zbuloi se grupi i meditimit shpirtëror ishte më pak i shqetësuar dhe më pozitiv se sa grupet e tjera. Në meditimin laik, pjesëmarrësit u përqendruan tek fjalë apo tekstet e vetë-afirmimit.

Grupi i meditimit shpirtëror, u fokusua tek fjalët që përshkruajnë natyrën e dashur të Perëndisë. Kur pjesëmarrësit u zhytën në një vaskë me ujë gati të ngrirë për një eksperiment, dhe grupi i meditimit shpirtëror e toleroi dy herë më shumë dhimbjen se sa grupet e tjera. Ndërkohë, një studim i vitit 2011 zbuloi se lutja mund të ndihmojë në uljen e zemërimit dhe agresionit. Një studim tjetër, zbuloi se kur partnerët e martuar luteshin për njëri-tjetrin, ata prireshin të ishin më pak agresivë dhe më të gatshëm për të falur.

“Lutja mund t’i ndihmojë njerëzit t’i shohin situatat në një dritë të re apo në një këndvështrim tjetër”- thotë Bushman.  Dhe sjellja e ekspozuar gjatë lutjes është e kundërta me atë “lufto ose ik” kur ekziston një rrezik ose konflikt, thotë Bremner, që ishte autori i parë i studimit të vitit 2011.

Kur e perceptoni rrezikun, ju jeni të lidhur dhe të fokusuar në botën e jashtme. Kur luteni, jeni të përqendruar nga brenda dhe përpiqeni të jeni i qetë dhe paqësor. Sidoqoftë, të gjitha llojet e lutjes mund të mos funksionojnë në të njëjtën mënyrë.

Kur pacientët e shtruar në spital e vlerësuan Zotin si një mbështetës të mirë, shëndeti i tyre mendor dhe fizik u përmirësua . Por kur e perceptuan Zotin si një ndëshkues apo ishin të zemëruar me të, shëndeti i tyre u përkeqësua. Gjithsesi, nevojiten studimet më të gjera në kohë dhe madhësi, për të përcaktuar nëse lutja promovon një shëndet të mirë apo të dobët, ose se cila vjen e para.

Lutja më shumë mund të lidhet me vitalitetin nëse e mban personin të qetë dhe të fokusuar, ose me sëmundjet nëse personi lutet pasi është i sëmurë dhe i shqetësuar. Studimet mund të matin edhe faktorët fiziologjikë, për të përcaktuar nëse lutja lehtëson një proces fiziologjik, që parashikon pasojat shëndetësore. / CNN – Bota.al

Previous Post

Vija si element dominant dhe thelbësor i vizatimit, bartëse i ngjarjes, idesë, porosisë figurative të veprës

Next Post

Historia e një fotografie të vitit 1938, takimi në Shkodër i penave të vetëtimshme të shqipes

Next Post
Asdreni (Aleksandër Stavre Drenova), Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci (Llazar Sotir Gusho) Viti 1938

Historia e një fotografie të vitit 1938, takimi në Shkodër i penave të vetëtimshme të shqipes

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

Noor Inayat Khan, një harpë shpirtërore në orkestrën e rezistencës së Luftës së Dytë Botërore

May 30, 2025
Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

Traktati i Fshehtë i Londrës, 15 prill 1915, kur Evropa synonte të fshinte Shqipërinë nga harta e Botës

May 30, 2025
A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

A duhet ti falim gabimet e paqëllimta, për hatër të asaj që është më e rëndësishme se gabimet në marrëdhënie?!

May 29, 2025
Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

Ja cili është dekodimi i sinjaleve që tregojnë se si, ai mashkull ju dashuron

May 29, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj