Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

Urtësia e indianëve të Amerikës, dija e shpirtrave të strukur thellë në dritën e besimit

May 1, 2020
in Slider, Të përzgjedhurat, Urtësi
Urtësia e indianëve të Amerikës, dija e shpirtrave të strukur thellë në dritën e besimit
807
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Oh Shpirt i Madh,

Më jep qetësinë për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mund t’i ndryshoj, Urtësinë për të kuptuar ndryshimin mes tyre.

(Lutje e fisit indian Cherokee)

 

“Oh Shpirt i Madh, me zërin që ta ndjej nëpër erëra dhe me frymëmarrjen që i jep jetë tërë botës, dëgjomë!

Vij drejt Teje, një prej shumë bijve të tu.

Jam i vogël dhe i dobët, kam nevojë për forcën dhe urtësinë tënde. Lërmë të ec mes gjërave të bukura, dhe bëj që sytë e mi të adhurojnë perëndimin e kuq dhe të artë.

Bëj që duart e mia të respektojnë gjithë çfarë ke krijuar, e veshët e mi të jenë të mprehtë për të dëgjuar zërin tënd.

Më bëj të urtë, ashtuqë unë të mundem të njoh gjanat që i ke mësue popullit tim, mësimet që ke fshehur në çdo gjethe, në çdo shkëmb.

Kërkoj forcë, jo për të qenë sipëror ndaj ndaj vëllezërve të mi, po për të qenë i aftë të luftoj armikun tim më të madh: vetveten!

Bëj që të jem gjithnjë i gatshëm për të ardhë tek ti, me duar të pastra dhe sy që shohin drejt, ashtuqë kur jeta ime të përhapet si drita në perëndim, shpirti im të mundet me ardhë tek ti pa pasur turp.”.

(Lutje e fisit indian Cherokee)

 

– Trupi vdes. Trupi është thjesht ajo që shpirti zotëron materialisht. Është zhgualli i shpirtit. Shpirti vazhdon rrugën e vet.

(Tribuja Seminol)

 

– Kurrë mos e merr fjalën, nëse më përpara nuk tregon përunjësinë tënde: “Unë jam i paditur, një njeri i gjorë”. Kështu duhet të fillojnë të gjitha fjalimet. “Unë nuk di asgjë më shumë se ju që rrini ulur përreth meje, por unë do të doja t’ju ofroja mendimin tim të përunjur”.

(Tribuja Kiowa)

 

– Paqja nuk është vetëm e kundërta e luftës, nuk është vetëm hapësirë mes dy luftërash…Paqja është më shumë se kaq. Ajo është Ligj i jetës. Paqja është të vepruarët në mënyrë të drejtë, është të mbretëruarët e drejtësisë në çdo krijesë.

(Thënie e Irokezëve)

 

– ” …Në jetën e një indiani egziston një detyrë përmbushja e së cilës nuk duhet harruar kurrë: është detyra për të nderuar çdo ditë e gjithnjë të Përjetshmin dhe të Padukshmin nëpërmjet lutjeve, gjatë gjuetisë së tij të përditshme. Sa herë që ai ndodhet përballë ndonjë pamjeje të bukur që frymëzon respekt të thellë: përballë një ylberi nën renë e zezë e të ngarkuar me shi nëpër male, një ujëvare të bardhë-shkumuese në zemër të greminës së blertë; një fushnaje të gjerë përshkënditur prej të kuqes së ndezur të perëndimit,  gjuetari lëkurëkuq mbetet i heshtur për nji çast, në një qëndrim adhurimi të plotë.

Gjithçka që bën ka për të një domethënie religjioze. Ai e ndjen Shpirtin e Krijuesit në të gjithë natyrën, dhe beson fuqimisht se forca e brendshme që zotëron buron nga Ai. Indiani e respekton të pavdekshmen tek gjahu, vëllai i tij, e ky respekt i thellë shkon deri aty sa ai zbukuron me ngjyra simbolike dhe me pupla kokën e kafshës së vrarë. Mandej mban lart pipën e mbushur, shenjë që tregon se e ka çliruar në mënyrë të ndershme shpirtin e vëllait, trupin e të cilit ka qenë i detyruar ta vrasë për të mbajtur shpirtin gjallë…”

(Indian i tribusë Dakota-Santee)

 

– Unë linda nëpër luadhe ku era frynte lirisht dhe ku nuk kishte asgjë që mund ta pengonte dritën e diellit. Unë linda aty ku nuk kishte gardhe dhe ku çdo gjë merrte frymë lirisht. Unë dua të vdes atje, dhe jo mes këtyre mureve.

(Dhjetë Arinjtë, Tribuja Komanç)

 

– Zoti krijoi këtë vend dhe vendosi në të indianët. Krijoi lumin, peshqit në këtë lumë dhe drerët në ato male. Indianët u shumëfishuan dhe u bënë popull. Kjo është e drejta jonë, ashtu siç ishte në një kohë të largët tek e cila mbërrin kujtesa e stërgjyshërve të mi. Ky ushqim na jepte munndësinë të jetonim. Nëna ime mblidhte rrushk; babai im peshkonte dhe gjuante. Derisa të vdes nuk do të ndryshoj mendim. Gjaku im, forca ime, vjen nga peshqit, nga rrënjët e rrushkut; këto janë palca e jetës sime. Mua nuk më sollën këtu nga ndonjë vend i huaj, as nuk erdha vetë këtu. Është krijuesi ai që më vendosi këtu.

(Meninock, Yokima)

 

Nëse ju njerëzit e bardhë nuk do të kishit ardhur kurrë, ky vend do të ishte prapë si dikur. Gjithçka do ta kishte ruajtur pastërtinë e saj të origjinës. Ju e keni quajtur ‘të egër’, por në të vërtetë nuk ishte i egër.  Ishte i lirë. Kafshët nuk janë të egra; janë vetëm të lira. Edhe ne ishim të lirë para ardhjes suaj. Ju na keni trajtuar si të egjër, na keni quajtur barbarë, të paqytetëruar. Por, ne ishim vetëm të lirë!

(Shenandoah, kryetar i tribusë Onondaga)

 

Përktheu e përgatiti: Shpëtim Kelmendi

Tags: Albert VatajAmerikaBesimiDhjetë ArinjtëDijahpëtim KelmendiIndian i tribusë Dakota-SanteeIndianekryetar i tribusë OnondagaLutje e fisit indian CherokeeMeninockShenandoahThënie e IrokezëveTribuja KiowaTribuja KomançTribuja SeminolUrtësiYokima
Previous Post

Zoti, e vërteta përballë pafundësisë dhe përditshmëria e besimit të njeriut, sipas Raymond Lully

Next Post

OSHO: Unë jam fryma, pragu, fillimi, urtësia, drita, zbritja nga rrota e Sansarit

Next Post
OSHO: Unë jam fryma, pragu, fillimi, urtësia, drita, zbritja nga rrota e Sansarit

OSHO: Unë jam fryma, pragu, fillimi, urtësia, drita, zbritja nga rrota e Sansarit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj