Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Të përzgjedhurat

Shën Jozef… “Na mëso ta dhurojmë dashurinë! Tregojua rrugën të gjithë atyre që e kanë humbur!”

March 20, 2020
in Të përzgjedhurat, Traditë
Shën Jozef… “Na mëso ta dhurojmë dashurinë! Tregojua rrugën të gjithë atyre që e kanë humbur!”
227
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Shën Jozef, na mëso të duam, t’i duam të gjithë njerëzit; na mëso ta dhurojmë dashurinë. Na mëso të heqim dorë nga shumë gjëra, për hir të dashurisë. Na mëso dashurinë që të përvëlon e të bën të vuash. Na mëso atë dashuri që është vërtetë dashuri. Shën Jozef, tregojua rrugën të gjithë atyre që e kanë humbur. Lute për ta Jezusin, Birin e Zotit. Na e mëso dashurinë e vërtetë, në kohën tonë, që ka aq shumë nevojë për dashuri!

Me rastin e solemnitetit të sotëm tё Shёn Jozefit, po kujtojmë këtë lutje aktuale, kushtuar Shenjtit:
O Shën Jozef, po të rrëfej se nuk ta drejtoj gati kurrë lutjen time. Të lutem, më fal, por ti e di mirë ç’do të thotë të jesh në hije.
Por sot, ditën e festës sate, dua të të drejtohem pikërisht ty:
Shën Jozef, ti je në hije – a më mirë të themi, në errësirë – ndonëse fare pranë Atij, që është Drita e botës, e po aq pranë, Nënës së tij të ndritshme.
Ti nuk e kundërshton errësirën. Mësona ta pranojmë edhe ne, kur e ndjejmë veten të harruar e të lënë pas dore. Na mëso ta duam.
Shën Jozef, Ungjilltarët nuk ishin të mendimit se kishte një vend të rëndësishëm në historinë e Shëlbimit. Përndryshe do të kishin shkruar shumë më tepër për ty.
Ndoshta të fshehën, ashtu si fshihet një perlë e vogël, që të mund të të gjenin vetëm ata, të cilët kanë sy të vëmendshëm për perlat e vogla.
Shën Jozef, sipas Shkrimit Shenjt, Zoti t’u drejtua vetëm ndër ëndrra. Ta tha në ëndërr atë që duhet të bëje.
Na ndihmo ta dëgjojmë me vëmendje atë që dëshiron të na thotë Zoti, si kur flejmë, ashtu edhe kur jemi zgjuar.
Shën Jozef, ti i pranove sprovat që të çoi Zoti. Ti e more me vete të fejuarën tënde, që ishte shtatzënë, ndonëse ndokush të shikoi shtrembër, ndonëse pat edhe njerëz që folën keq për ty, ndonëse për këtë arsye humbe miq e emër të mirë.
Na ndihmo të bëjmë vullnetin e Zotit, edhe kur na dhemb.
Shën Jozef, ti le atdheun, punën, sigurinë, sepsè biri yt – që nuk ishte yt bir – kishte nevojë për ty. Nuk the: qoftë mallkuar! Nuk ngurrove e as mërmërite. More në heshtje gomarin e shkopin e i mbrojte Marinë dhe të birin në udhën e gjatë drejt Egjiptit.
Shën Jozef, ti e deshe vashën tënde, Marinë. Pate filluar ta doje, sepsè ta patën zgjedhur prindërit – por pastaj gjithçka mori tjetër rrugë. Në gjithçka ngjau, ne mund të kuptojmë fare pak, sepse këtu ti je aq afër Zotit, sa askush nuk mund ta kuptojë.
Gjithsesi dashuria jote për Marinë, vashën tënde, duhet të ketë qenë tepër e madhe – ditë për ditë më e madhe. Sepse në fund të fundit ti je Shenjt e virtyti më i madh i Shenjtorëve është aftësia për të dashur!
Shën Jozef, na mëso të duam, t’i duam të gjithë njerëzit; na mëso ta dhurojmë dashurinë. Na mëso të heqim dorë nga shumë gjëra, për hir të dashurisë. Na mëso dashurinë që të përvëlon e të bën të vuash. Na mëso atë dashuri që është vërtetë dashuri.
Shën Jozef, tregojua rrugën të gjithë atyre që e kanë humbur. Lute për ta Jezusin, Birin e Zotit.
Na e mëso dashurinë e vërtetë, në kohën tonë, që ka aq shumë nevojë për dashuri!
Shën Jozef, gjatë rrugës së historisë së Kishës, ti gati-gati ke qenë harruar. Erdhën shtyllat vigane të Kishës, Pjetri e Pali, martirët Shtjefni e Lorenci, dijetarët Agostini e Ambrozi, studiuesit Toma e Deda, reformatorët Françesku i Asizit e Injaci i Lojojës, dijetaret e shenjta të Kishës Katerina e Tereza, e erdhën më pas edhe shenjtorët e kohëve tona, Edit Shtain e Maksimilian Kolbe.
Pas këtyre njerëzve, kush nuk e harron njeriun që e kaloi gjithë jetën në hije, për të cilin nuk dihet asgjë, Jozefin e Nazaretit?
Mos u zemëro, Shën Jozef, në se të gjitha përpjekjet për të të nxjerrë nga hija në dritë dështojnë njëra pas tjetrës.
Edhe punëtorët e zejtarët e sotëm nuk të kushtojnë ndonjë vëmendje të veçantë. E edhe vendi, që tashmë ke zënë në Kanunin Romak, nuk të ndihmon aq shumë.
E kjo ndodh sepse ti vetë nuk dëshiron të dalësh nga hija e nga terri.
Më mëso, na mëso, të mos kërkojmë duartrokitjet, dritat e skenës, publicitetin. E di se kjo është tepër e vështirë, sepse të gjithë kemi dëshirë të bëhemi të famshëm, të mbulohemi me lëvdata.
Shën Jozef, na mëso se të gjitha këto dëshira të largojnë nga Jezusi; se vetëm ai që pranon, madje ai që e do hijen, gjen Jezusin e Atin!
Shën Jozef, na ndihmo ta pranojmë vendin tonë në hije e në errësirë!
Amen!

R.SH. – Vatikan

Tags: BesimiFejaKishaKrishtiLutjaShën JozefVatikan
Previous Post

Artistët e Shekullit XV, Rilindja e Artë e artit dhe vendosja e njeriut në qendër të botës

Next Post

Arnautët, ndërmjet mitit dhe legjendës. Vështrim shterues i këtij përcaktimi udhëtues në kohë

Next Post
Arnautët, ndërmjet mitit dhe legjendës. Vështrim shterues i këtij përcaktimi udhëtues në kohë

Arnautët, ndërmjet mitit dhe legjendës. Vështrim shterues i këtij përcaktimi udhëtues në kohë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj